Author: almakos

Pensionet në muajin mars do të rriten për 8.4%, kanë njoftuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.“Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurim pensional dhe invalidor parasheh një mënyrë të re të harmonizimit së pensioneve, ku për llogaritjen e harmonizimit së pensioneve merren parasysh rritja e kostos së jetesës dhe rritja e pagës mesatare. Kjo metodë e harmonizimit të pensioneve mundëson një rritje reale të pensioneve në raport me pagat, pra me rritjen e pagës mesatare, do të vazhdojnë të rriten edhe pensionet. Korrigjimet e pensioneve bëhen sipas lëvizjes së indeksit të kostos së jetesës në vlerë…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph Borrell, këtë javë do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fillimisht, ai do të ketë takime me krerët e qeverive të këtyre dy shteteve, në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit. Ndërkaq, më 18 mars Borell do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që e lehtëson blloku evropian. Burimet në BE thonë se vizitat në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut ishin planifikuar më herët, prandaj edhe kishte lindur ideja që pasi Borrell do…

Lexo më Shumë

SHA EMV më 13.03.2023 prodhoi 15.164 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 10.295 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 4.869 MWh, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Lexo më Shumë

Grupi i ashtuquajtur i “Zjarrit” nga BDI sonte ka realizuar takim me banorët e Treboshit të Tetovës, transmeton SHENJA. Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti tha se Pollogu u humb tërësisht nga BDI-ja për shkak të frymës artaniste të cilët e krijoi zëvendëskryeministri i pare, Artan Grubi mes ministrave dhe aktivistave. “Pollogun e humbëm gati tërësisht, me Artanin dhe Artanat, që ka krijuar frymën artaniste mes ministrave dhe aktivistët, dhe sillen me ne më keq se me opozitën. Shqiptarët kanë pozita si asnjëherë më parë, me kryetar parlamenti,e gjysmën e ministrave, me 80 përqind të resoreve ekonomike, ndërsa efekt nuk ka.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi sonte nga tubimi partiak i BDI-së, në Çair, tha se Ali Ahmeti wshtw arsyeja e vetme për të cilën ai është angazhuar në politikë.  “Një ndër burrat e rrallë, për mua është i vetmi si aryse për të cilin jam në politik. Ju e dini se Familja ime është marrë me arsim, kulturë, sport, asnjëhërë me politik. Jam i vetmi nga familja që është i përfshirë në politik dhe në jetën publike. Vetëm një aryse ka, Ali Ahmeti! Asnjë arsye tjetër”, ka thënë mes tjerash në fjalën e tij Grubi.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u takua me kryetarin e Kongresit të Hebrenjve Amerikanë, rabinin Endrju Bejker, si dhe me përfaqësuesin e komunitetit hebre në Gjermani, Stefan Kramer dhe me ish ambasadorin amerikan në Gjermani, Xhejms Bindenagel. Në takim, siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, u shkëmbyen përshtypjet për shënimin e 80-vjetorit të deportimit të hebrenjve maqedonas në Treblinka, i cili u mbajt nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa u organizua nga Bashkësia Hebraike e Republikës së Maqedonisë dhe Fondi i Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë. Kryeministri Kovaçevski shprehu dënimin e ashpër të antisemitizmit, racizmit,…

Lexo më Shumë

Për 4 vjet e 7 muaj do të ndërtojmë rreth 110 kilometra autostradë. Kështu premtoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi. Ai ka deklaruar se procedura për zgjedhjen e mbikëqyrësit për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d nga fillimi deri në fund është realizuar sipas Ligjit për Prokurim Publik. EJUP RUSTEMI, DREJTOR I NDËRMARRJES PUBLIKE PËR RRUGËT SHTETËRORE “Mund të theksojë si drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, se komisioni të cilin e kemi formuar NPSH, ka bërë një punë jashtëzakonisht shumë të mirë, pasi që ka parë të gjitha ofertat të cilat kanë qenë në…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se gëzohet që ka ardhur dita që caktimi i rrogës minimale të mos jetë lëndë e bisedimeve, kërcënimeve dhe fitimit të pikëve politike. “Qytetarët do të marrin për 2 175 denarë rrogë më të madhe minimale me pagesën për muajin mars. Sot në Këshillin Ekonomiko-Social ku nëpërmjet dialogut me sindikatat dhe punëdhënësit vjet u dakorduam për zgjedhje sistematike dhe metodologji të re për rritje të vazhdueshme të pagës minimale, e kemi caktuar këtë shumë. Dhe kjo është rezultat i kujdesit të Qeverisë për të gjithë kategoritë e qytetarëve. Të sigurojmë standard për qytetarët…

Lexo më Shumë

Qytetarët do të marrin pagë minimale për 2.175 denarë më të lartë që me pagesën e pagave në muajin mars. Paga minimale do të jetë 20.175 denarë.Momentalisht vijon Këshilli Ekonomiko-Social, ku përmes dialogut me sindikatat dhe punëdhënësit, vitin e kaluar u dakorduam për një zgjidhje sistematike dhe një Metodologji të re për rritjen e vazhdueshme të pagës minimale.Është rezultat i kujdesit të Qeverisë për të gjitha kategoritë e qytetarëve. Të sigurojmë një standard të vazhdueshëm të qëndrueshëm jetese dhe të mbështesim fuqinë blerëse të qytetarëve tanë.Kjo është e vetmja rrugë dhe mënyrë e drejtë për të garantuar drejtësinë dhe drejtshmërinë…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Ekselencën e tij, z. Dirk Jan Kop. Ministri Lloga falënderoi Ambasadorin Jan Kop për bashkëpunimin intensiv dhe përkushtimin në agjendën evropiane për reforma, si dhe ndihmën e dhënë nëpërmjet projekteve të financuara nga Holanda e të cilat kanë të bëjnë me kualitetin dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, fuqizimin e llogaridhënies, efikasitetin dhe transparencën e Këshillit Gjyqësor, mbështetjen e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, sundimin e së drejtës, lirinë e medieve dhe masat e mbrojtjes kundër korrupsionit.…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se në aksionin e policisë që u krye të dielën në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë gjobitur 881 shoferë, pasi ata kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, raporton SHENJA. MPB sqaroi se 70 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 14 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar . Në të njëjtën kohë, 484 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 397 jashtë qytetit.  MPB informoi…

Lexo më Shumë