Pensionet në muajin mars do të rriten për 8.4%, kanë njoftuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
“Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurim pensional dhe invalidor parasheh një mënyrë të re të harmonizimit së pensioneve, ku për llogaritjen e harmonizimit së pensioneve merren parasysh rritja e kostos së jetesës dhe rritja e pagës mesatare. Kjo metodë e harmonizimit të pensioneve mundëson një rritje reale të pensioneve në raport me pagat, pra me rritjen e pagës mesatare, do të vazhdojnë të rriten edhe pensionet. Korrigjimet e pensioneve bëhen sipas lëvizjes së indeksit të kostos së jetesës në vlerë prej 50% dhe rritjes së pagës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit në Maqedoni në vlerë prej 50%”, thonë nga MPPS.
Nga atje njoftojnë se harmonizimi i pensioneve të shtatorit që u paguan me modelin e kombinuar 50% rritje të pagës mesatare dhe 50% rritje të kostos së jetesës, pra përshtatja ishte në masën 6.8% (rritja në paga 6.6% dhe rritja e kostos së jetesës 6.9%) me të cilën pensioni mesatar u rrit nga 16.348 denarë në 17.666 denarë.
Harmonizimi i pensioneve të muajt mars sipas metodologjisë do të rritet për 8.4% (rritja e pagave 6.1% dhe rritja e shpenzimeve për jetesë 10.6%), me çka pensioni mesatar do të rritet nga 17.666 në 19.150 denarë”, thuhet në njoftimin e MPPS.
Data 13.07.2025
Aktuale
- Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në hyrje të Kosovës me 16 mijë franga të falsifikuara
- Syzet e diellit: Rreziku që ndihmon në dëmtimin e shikimit tuaj
- Plagosja në Valias, arrestohet 51-vjeçari që qëlloi me armë brenda lokalit! Në pranga edhe i riu i plagosur, dyshohet se…
- Elon Musk dhe Grok: Dokumente shqetësuese mbi lavdërimin e Hitlerit
- Krim i rëndë në Prilep: Daja vret nipin dhe djalin e tij, pastaj vetëvritet
- Shkodra e mbushur me kanabis, asgjësohen gati 3 mijë bimë narkotike! Procedohen 2 roje mjedisi për shpërdorim detyre
- Kujdes nga rrezet UV: E diel me diell dhe temperatura ekstreme
- Si të mbani larg milingonat nga shtëpia duke përdorur këtë produkt të thjeshtë