Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se ata nuk dëshirojnë të ketë Qeveri teknike 100 ditë para datës, madje kërkojnë që të ndërrohet edhe Ligji. Sipas tij, VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pa qeveri teknike dhe me Spasovskin ministër i Punëve të Brendshme. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Nuk ka nevojë për Qeveri teknike, nuk ka nevojë për ato 100 ditë, por të shkojmë menjëherë në zgjedhje. Mendoj se kjo është më e arsyeshme. Nëse flasim për zgjedhje në vjeshtë, atëherë nëse i pyesin këta njerëz, a të ketë zgjedhje parlamentare më pas…
Author: almakos
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se kryeministri teknik do të caktohet në 100 ditët e fundit të mandatit të qeverisë aktuale. Ai ka shtuar se ata përsëri do ta marrin besimin e qytetarëve, raporton SHENJA. “Për dallim nga VMRO-DPMNE, LSDM i respekton marrëveshjet e koalicionimit. Në lidhje me kryeministrin i cili do të ketë rol teknik, kjo do të ndodhë në 100 ditët e fundit të kësaj qeverie dhe jemi të bindur se në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm do të marrim përkrahjen e qytetarëve”, ka deklaruar Kovaçevski.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se ata nuk dëshirojnë të ketë Qeveri teknike 100 ditë, madje kërkojnë që të ndërrohet edhe Ligji. Sipas tij, VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pa qeveri teknike dhe me Spasovskin ministër i Punëve të Brendshme. “Nuk ka nevojë për Qeveri teknike, nuk ka nevojë për ato 100 ditë, por të shkojmë menjëherë në zgjedhje. Mendoj se kjo është më e arsyeshme. Nëse flasim për zgjedhje në vjeshtë, atëherë nëse i pyesin këto njerëz, a të ketë zgjedhje parlamentare më pas zgjedhje presidenciale vitin e ardhshëm, gjegjësisht shteti…
Gjatë ditës së djeshme (15.03.2023) është shpallur konkurs për regjistrimin e kandidatëve me cikël të parë të mbaruar të studimeve për aftësim dhe përkryerje profesionale për oficerë për shërbime për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Ftojmë të gjithë të rinjtë nën moshën 28 vjeç, të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në: makineri, elektroteknikë, komunikacion dhe transport, mbrojtje, siguri, shkenca ekonomike, juridike, shkenca organizative dhe menaxhim, arte muzikore dhe fusha të tjera të listuara në këtë konkurs, të interesuarit për karrierë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka deklaruar se masat për uljen e çmimeve makaronave dhe të qumështit janë respektuar. “Propozimet kanë qenë korrekte, janë bërë me të gjitha kompanitë. Dhe sot konfirmohet edhe një herë se po kur të doni ka vend, që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëve. Dua të falënderoj të gjithë inspektorët, të cilët janë në terren gjatë gjithë ditës dhe natës, për të qenë të drejtë dhe për të mos dëmtuar konsumatorët apo qytetarët. Kompanitë nuk pësojnë humbje dhe përfitimin më të madh e marrin qytetarët”, tha Bekteshi. Ai bëri të ditur se masat…
SHA EMV më 15.03.2023 prodhoi 16.307 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Siç informojnë sot nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, në termoelektranat janë prodhuar 10.236 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 6.071 MWh.
MPB njofton se dje ka kryer kontrolle ndaj automjeteve që të transportojnë nxënësit e shkollave, me çka janë shqiptuar 55 masa. “Gjatë ditës së djeshme (15.03.2023) në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kryer kontrolle të intensifikuara të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 55 kundërvajtje rrugore, nga të cilat gjashtë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për mjet të paregjistruar dhe 21 automjete janë dërguar për kontroll teknik”, thuhet në njoftimin e MPB. Nga atje shtojnë se kontrolle në komunikacion…
Prej sot makaronat në dyqanet në Maqedoni do të jenë më të lira për 15 për qind, kurse produktet e qumështit për 10 për qind, krahasuar me çmimet nga 1 marsi. Këtë e parasheh vendimi për uljen dhe “ngrirjen” e çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit nga 16 mars deri më 31 maj, të cilin e miratoi pesë ditë më parë Qeveria e RMV-së. Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka sqaruar se prodhuesve dhe tregtarëve u është dhënë pak ditë kohë që të përdorin rezervat dhe t’i përshtatin çmimet me vendimin e Qeverisë. Çmimet e makaronave dhe…
Stefan Andonovski, Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në VMRO-DPMNE, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ata kanë refuzuar ofertën që të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe të shkohet pastaj në zgjedhje, për shkak se pikërisht kjo çështje është më e madhe se çdo parti politike dhe nënkupton të ardhme për shtetin tonë dhe për popullin maqedonas. “Kjo çështje është mbi partiake, dhe ne nuk jemi të gatshëm ta këmbejmë. Shpesh na pyesin pse duhet të ketë zgjedhje. Ne do ta kishim të lehtë që pas zgjedhjeve lokale, prej ku kemi epërsi serioze të fokusohemi vetëm në komunat, të realizojmë projekte dhe…
Stefan Andonovski, Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në VMRO-DPMNE, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për marrëveshje për ndërtimin e Korridorit 8, tha se bëhet fjalë për një ndër idetë më të shtrenjta që është paraqitur viteve të fundit. “Vlerësohet se i tërë projekti do të kushtojë 2 miliardë euro, ndërsa pjesa e mbikëqyrjes mbi ndërtimi sipas furnizimit të fundit të cilin e ka bërë qeveria është rreth 22 milionë euro. Që donë të thotë se këto para menjëherë do të ndahen pa parë efektin e tyre, dhe kjo tek ne ngjalli dyshime se pse është kjo shumë aq e…
Ministria e Punëve të Brendshme i demanton lajmet e rrejshme për gjoja për shkak të përdorimit të drogës, në Parkun e Qytetit në Shkup janë gjetur të vdekur nxënës të shkollave të mesme. Nga MPB thonë se këto lajme të rreme filluan të përhapen në mënyrë të orkestruar në rrjetet sociale në ditët e fundit dhe dallimi i vetëm mes postimeve është numri i personave që gjoja kanë qenë në grup, i cili varion nga 3 në 9, si dhe periudha që supozohet të ketë ndodhur ngjarja. “Ministria e Brendshme i hedh poshtë kategorikisht këto gënjeshtra, pasi nuk ka raportim…
Ministria e Punëve të Jashtme, pas informacioneve të publikuara për sulmin e mundshëm ndaj delegacionit të OSBE-së gjatë vizitës në Moldavi, me rajonin e Transnistrisë të udhëhequr nga Kryesuesi i Organizatës, ministri Bujar Osmani, informon për se ë kuadër të OSBE-së, vizitat e delegacioneve të Organizatës dhe vizitat e kryesuesit parashohin protokolle të veçanta sigurie që janë nën kompetencat e vendit nikoqir. “Vizitat e realizuara në Ukrainë, Moldavi, si dhe vizitat e planifikuara në terren në të ashtuquajturat “zona të prekura” kryhen me një tregues të qartë se janë vizita të delegacionit të OSBE-së, të cilat në marrëdhëniet ndërkombëtare konsiderohen…

