Sipas raportit më të ri të lumturisë të Institutit Gallup, Maqedonia e Veriut është vendi më më i palumtur në Ballkan, duke u renditur në vendin e 87-të nga 137 vende. Pranë Maqedonisë së Veriut për nga lumturia janë Venezuela, Kongo dhe Ukraina në vendin e 92-të. Nga vendet fqinje në Ballkan, Shqipëria është më afër RMV-së në vendin e 83-të, Bullgaria në vendin e 77-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 71-të, Greqia në vendin e 58-të, Serbia në vendin e 45-të, ndërsa Kosova është në vendin e 34-të. Raporti është bërë në bazë të sondazheve të ndryshme të…
Author: almakos
Hallka më e dobët në ballafaqimin me korrupsionin është sistemi jonë gjyqësor. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska. Ajo tha se pret nga gjyqësori një hap përpara, pas sipas saj, këtë e presin edhe qytetarët. SLLAVICA GRKOVSKA, ZËVENDËSKRYEMINISTRE PËR POLITIKA TË QEVERISJES SË MIRË “Secili instutucion në atë sistem e ka rolin e saj dhe këtë e kam thënë shumë herë, secili prej neve duhet t’i kryen me shumë përgjegjësi dhe në mënyrë profesionale detyrat e tyre, në lidhje me që kanë me shoqërinë. Fatkeqësishtë hallka më e dobët tek ne është gjyqësori dhe…
Lidhja më e dobët në përballjen me korrupsionin është sistemi ynë gjyqësor, pres nga gjyqësori një hap përpara, këtë e presin edhe qytetarët, thotë zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska. Gërkovska, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për koment për mesazhet e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë dhe nënkryetar i KE-së Josep Borell dhe Komisionerit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim Oliver Varhelyi se vendi duhet të fokusohet në përballjen me korrupsionin për progres në integrimet evropiane, nënvizoi se në pjesën e kompetencave të saj është krijimi i politikave për qeverisje…
SHA EMV më 19.03.2023 prodhoi 16.811 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 10.579 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 6.232 MWh. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 19.03.2023.
Krerët shtetërorë dhe partiak të vendit, kanë përshëndetur marrveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Sërbisë. Ata vlerësojnë se marrëveshja do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka përshëndetur marrëveshjen me një postim në rrjetet sociale STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I RMV-SË “Përshëndes marrëveshjen e arritur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryemistri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, nën kujdesin e BE-së” Njejtë ka vepruar edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili ka përgëzuar kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka përgëzuar kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për, sipas tij, guximin dhe vizionin e tyre, si dhe i ka uruar qytetarët e të dyja vendeve në rrugëtimin drejt BE-së. “Jam krenar të pres, në emër të qytetarëve tanë, me ekipin tim, procesin negociues ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nën kujdesin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Përgëzoj presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për guximin dhe vizionin e tyre dhe u uroj përparim dhe sukses të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës në rrugëtimin e tyre…
Konkursi për ndarjen e pakove të linjave për dhënien e lejeve për transportin e linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit do të jetë i hapur deri të martën. “Shpallja publike është për ndarjen e pakove të linjave dhe dhënia e lejeve për realizmin e transportit të linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit, në pajtim me rrjetin e linjave të përcaktuara në Vendimin për transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit”, thuhet në Shpalljen Publike të Qytetit. Qyteti sqaroi që bëhet fjale për pakon 1 (linjat 23, 45, 61, 63 dhe 73), pakon 2 (9, 11, 11A,…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në rrjetin social Facebook shkruan se nga Ohri po përmbyllin më hapa të reja të arritjes së marrëveshjes në dialogun Kosovë-Serbi. Ahmeti ndër të tjera ka falënderuar SHBA-të dhe BE-në për zhvillimin e negociatave më synim suksesin e përbashkët.Postimi i plotë: Ditën e filluar me shumë optimizëm në Ohër, po e përmbyllim me hapa të reja të arritjes së marrëveshjes së favorshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.Palët shprehën dakordësinë e shumëpritur publike për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, ky është lajm i madh dhe i shumëpritur që kontribuon…
Edhe kreu i opozitës Hristijan Mickoski ishte në Ohër, por jo përshkak të takimeve rreth dialogur Kosovë-serbi, por për të inspektuar aktivitetet ndërtimore në këtë komunë. I pyetur nëse eventualishtë kanë shpallur grup punues për ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha se në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës. Ai gjithashtu tha se nuk është koha kur qeveria mund të negociojë me strukturat politike të shantazhuara. HRISTIAN MICKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Ndryshime kushtetuese me këtë përbërje parlamentare nën diktatin bullgar dhe në këto rrethana, nuk do të ketë. Këtë që e bën qeveria është një process që do të…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se Kosova në fund të procesit të dialogut me Serbinë duhet të shkojë drejt njohjes ndërkombëtare dhe pranimit në OKB dhe të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare. Nga Ohri, ku po zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Ahmeti u shpreh optimist se sot mund të arrihet një marrëveshje mbi planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e mardhënieve Kosovë-Serbi si dhe aneksin për zbatimin e tij. ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË “Si proces përfundimtar Kosova duhet të shkojë përpara drejt njohjes ndërkombëtare si shtet dhe avancimi i…
Në hyrje të Tetovës, një kamion i drejtuar nga shofer i Malit të Zi ka kaluar në drejtimin e kundërt të autostradës pasi ka humbur kontroll. Nga MPB kanë dalur me detaje rreth aksidentit. -Sot (18 nëntor) rreth orës 11:50 në SPB- Tetovë është raportuar se shtetasi malazez L.D.(35), ka qenë duke vozitur kamionin “Volvo” me rimorkio me targa të Malit të Zi, në pronësi të N.P. “Podgorica”, në autostradën Shkup – Tetovë, ka humbur kontrollin dhe më pas ka goditur bankinar e autostradës. Pas aksidentit, shoferi është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Në vendin e…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me Albin Kurtin në Ohër thotë se qëndron fuqishëm prapa Kosovës në momentet vendimtare në dialogun me Serbinë. Ai në një postim në Facebook shkruan se Kosova e pavarur është realitet. “Qëndroj në mbështetje të fuqishme të Kosovës në momentet vendimtare në dialogun e saj me Serbinë dhe në të gjitha hapat e mëtejmë për rrumbullakësimin e plotë të shtetësisë së saj në të gjitha nivelet ndërkombëtare. Këtë ia shpreha sot Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në takimin që e patëm bashkë në Ohër. Kosova e pavarur është realitet dhe…

