Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për organizimin e konferencës së 50-të rajonale evropiane të Interpolit, në maj të vitit 2023 në Ohër. Kjo, siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, është hera e parë që në vendin tonë organizohet një konferencë e tillë e Interpolit, e cila përkon me njëqind vjetorin e ekzistimit të Interpolit, por edhe tridhjetë vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në Organizatën e policisë kriminalistike. “Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizimin dhe mbajtjen e konferencës së 50-të rajonale evropiane të Interpolit e konsideron…
Author: almakos
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se Qeveria vazhdon t’i ndihmojë qytetarët e prekur nga kriza ekonomike dhe energjetike. Kovaeçevski njoftoi se Qeveria ka marrë vendim për kufizimin e eksportit të vezëve dhe orizit. Ky vendim, sipas Kovaçevskit, do të vlejë deri më 30 prill 2023. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Në prag të festave të Pashkëve dhe Ramazanit, prodhuesit, të paktën 70% të prodhimit të vezëve do ta plasojnë në tregun vendas ndërsa tregtarët do të vazhdojnë të furnizohen në sasitë që janë furnizuar në janar dhe shkurt 2023” I pari i Qeverisë deklaroi se këto masa janë bazuar…
Bashkimi Demokratik për Integrim me në krye me Ali Ahmetin, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur tubim në Çair, me moton “Bashkë për në Europë”. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se është shumë krenar me ekipin që ka BDI në qeveri, dhe kjo krenari Ahmeti tha se i shtohet edhe më shumë kur merr komplimente nga përfaqësuesit ndërkombëtar se sa imazh të mirë kanë. Ahmeti nga Çairi tha se atë çfarë e thotë edhe e bënë edhe nëse dikujt I mbetet hatri, ai tha se kthim mbrapa nuk ka. Ahmeti tha se ata janë uragan që të gllabëron nëse…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se çmimi mesatar i vezë në Maqedoninë e Veriut është 8.5 denarë dhe më e shtrenjta mund të jetë 9.8 denarë. “Është rritur kërkesa për prodhimin e vezëve nga shteti jonë, posaçërisht nga fqinjët tanë, ku çmimet, sillen nga 14 cent deri në 20 centë. Kjo nënkupton se nëse lejohet eksporti, shumica për shkak interesit ekonomik mund ta ridrejtojnë shpërndarjen kah fqinjët. Për këtë shkak, në mënyrë shtesë përveç kufizimit kemi sjell vendimin edhe për kufizimin e eksportit. Tani 70% nga prodhimi i përgjithshëm ose plasmani që e kanë patur në janar dhe shkurt…
Mbrëmë, në orët e vona të natës në aeroportin e Shkupit zyrtarët e doganave kanë gjetur dhe sekuestruar mbi 43 kilogram stoli ari. “Ky është një seukestrim rekord i arit, i cili vlerësohet rreth 2.3 milionë euro. Gjegjësisht pas njohurive paraprake dhe dyshimit të arsyeshëm personi me shtetësi serbe i cili ka arritur me fluturim të rregullt nga Stambolli I është referuar një kontrolli dhe ekzaminimi të detajuar të bagazhit. Në valixhen e tij dhe çantën e dorës janë gjetur lloje të ndryshme të arit I paketuar në qese të najlonit në mes të së cilave ka pasur edhe aksesorë…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve në RMV ku temë qëndrore ka qenë përballja me sfidat e migrimit të mjekëve dhe sfidat me të cilat ballafaqohen mjekët në vendin tonë. Në këtë takim u theksua se e njohim kontributin e çmuar që japin mjekët në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor dhe e kuptojmë rëndësinë e kësaj, prandaj duam të jemi të sigurtë që ata të kenë mbështetjen që u nevojitet për të vazhduar të ofrojnë kujdes cilësor. Pyetja mbi çështjen e migrimit të mjekëve është një çështje komplekse dhe ne jemi…
“Procesi i evropianizimit në Ballkan është i pakthyeshëm, të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, janë të vendosur në rrugën drejt BE-së”. Këtë e thotë nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas, në një deklaratë për MIA, dhënë më margjinat e Konferencës në Selanik, kushtuar rolit të agjencive të lajmeve në informimin objektiv dhe luftën kundër dezinformatave në realitetin e ri të Ballkanit, organizuar nga Asociacioni i Agjencive Ballkanike të Lajmeve – Evropa Juglindore (AABL-EJL). Në fjalën e tij në Konferencë, Schinas tha se tani është momenti që rajoni të evropianizohet, në vend që BE-ja të ballkanizohet, siç ka…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka shkruar se tubimi i mbrëmshëm në Çair, ishte një thirrje për bashkim.“Faleminderit nga zemra Çair për mikëpritjen e ngrohtë vëllazërore!Mu bë zemra mal t’ju shoh në numër aq të madh dhe të gatshëm për të ngadhënjyer në kauzën e rradhës përparimtare të integrimit tonë europian.Tubimi i mbrëmshëm ishte thirrje e sinqertë për të gjithë që të bashkohen me ne drejt Europës, rrugë tjetër më të mirë e më të sigurt për ardhmërinë e vendit nuk ka!”, ka shkruar Ahmeti.
Në orën 10 sot duhet të mbahet seancë e re gjyqësore nga procesi gjyqësor për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë në vitin 2021 kur jetën e humbën 14 persona. Në seancën e fundit gjyqësore, që u mbajt më 2 mars, gjykatësi kërkoi që avokatët e mbrojtjes për sot të theksojnë se për cilat rrethana thirren dëshmitarët e propozuar nga ana e tyre. Gjykatësi caktoi edhe dy termine për seancë për muajin e ardhshëm për më 4 dhe 25 prill. Para tri javëve në seancë dëshmuan eksperti i autorizuar gjyqësor për elektroteknikë dhe një grua e cila ishte…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në tubimim e organizuar në Çair, gjatë fjalimit të tij tha se kohëve të fundit shpeshë herë të tjerve po ju mbetet hatri, duke iu referuar “Grupit të Zjarrit”, por tha se atë që e thotë edhe e bënë, pavarësisht se kujt i mbetet hatri , dhe se kthim pas nuk ka, transmeton SHENJA. Ai deklaroi se të pakënaqur mund të ketë por vendimet e organeve partiake duhet respektuar. “Duhet të gjithë ta kuptojnë, jo njëherë e kam thënë, unë, Talat Xhaferi dhe të gjithë ata si unë dhe Talati duhet ta hapim…
Kuvendi sot ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për kthimin e një pjese të TVSH-së për personat fizikë. Me këtë ndryshim rritet pragu për kthimin e një pjese të TVSH-së nga 1.800 denarë në 2.100 denarë për një tremujor. Përdoruesit e aplikacionit “TVSH-ja Ime” do të marrin shumat e para të shtuara me pagesat në muajin maj për llogaritë fiskale të skanuara në periudhën janar – mars 2023.
Nga nesër do të fillojë të ndërtohet “Mega Parku” në Komunën e Çairit, konkretisht në rrugën “Brigada Maqedonase Kosovare”, në Lagjen Fushë Topanë, projekt ky që realizohet në bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovka, deklaroi se komuna e Çairit është e vlefshme për qytetin e Shkupit, pasi sipas saj, kjo komunë ka qenë e njohur si komuna më e gjelbëruar në qytet. DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT “Ka nevojë të zhvillohen hapësira të reja të gjelbëra, janë të limituar vendet atje ku mundemi të punojmë këtë, por…

