Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Administratës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë së Filmit janë mbledhur sot në një protestë para Ministrisë së Financave, duke shprehur pakënaqësi për të ardhurat e tyre mujore. Kryetari i Organizatës sindikale në Ministrinë e Kulturës Branko Kostovski, tha se pagat e pothuajse 70 për qind të të punësuarve në këto tri institucione janë nën pagën mesatare në vend, ndërsa diferenca me pagat e të punësuar në pozita të njëjta në institucionet nga lëmia e kulturës është 10 mijë denarë. Ai shtoi se organizata sindikale në varësi të Ministrisë së Kulturës tashmë ka përgatitur…
Author: almakos
Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut e ka dorëzuar mendimin në Gjykatën Supreme, njofton Portalb.mk. “Gjykata Supreme e RMV-së i ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet ligjore që rastet nga Prokuroria Publike e RMV-së t’i dorëzojë në mënyrë të shpejtë në Gjykatën Supreme të RMV-së me qëllim që ndaj të njëjtave në mënyrë të përditësuar të veprohet dhe të vendoset”, thonë nga Supremja. Ndryshe, Gjykata Supreme e pret mendimin e Prokurorisë prej 25 nëntorit, kur për së pari herë ka ardhur lënda në këtë Gjykatë prej Apelit, ndërkaq më pas prej Supremes është dërguar në Prokurori për mendim. Sipas burimeve të…
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njofton përdoruesit e aplikacionit “TVSH-ja ime” se është përshtatur në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për rimbursimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar për personat fizik. Nga DAP thonë se të gjithë përdoruesit e “TVSH-ja ime” do të duhet të shkarkojnë versionin e ri të aplikacionit nga Playstore, Appstore dhe Huawei Appgallery. Pagesat me shumën maksimale të rritur prej 2.100 denarë për përdorues për llogaritë e skanuara fiskale në tremujorin e parë të këtij viti do të kryhen në muajin maj. Sipas DAP, aplikacioni “TVSH-ja ime” aktualisht përdoret nga…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takimin e sotëm me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federaletë Gjermanisë, Analaena Berbok tha se “ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar nuk do të ketë dhe se kjo përbërje e deputetëve nuk ka mandat të marrë nga qytetarët për të marrë pjesë në një proces të tillë”. Siç informoi VMRO-DPMNE, takimi Mickoski – Berbok u mbajt në hapësirat e rezidencës gjermane në vend, ndërsa morën pjesë edhe nënkryetarët e partisë, Aleksandar Nikollovski, Gordana Koçoska Dimitrievska dhe Timço Mucunksi, si dhe anëtari i KE-së Antonijo Milloshoski. “VMRO-DPMNE nuk do të lëshohet në një proces…
Me rastin e muajit historik të gruas, Këndi Amerikan në Tetovë, në bashkëpunim me Institutin për Lidership dhe Politika Publike, si dhe me Universitetin e Tetovës organizuan panel diskutimi, me temë: “Gratë në biznes: Përparësitë, sfidat dhe mundësitë”. Pjesë e këtij paneli diskutimi ishin, Erik Meyer, Zëvendës-Ambasador i SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Pranvera Kasami, presidente e Institutit për Lidership dhe Politika Publike, Susanne Machacz, drejtoreshë në kompaninë Bayer, Selvie Shaqiri, drejtuese biznesi dhe Artina Kamberi, drejtoreshë e Parkut Teknologjik të Universitetit të Tetovës. Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se, një…
Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) nga data 13.03 deri më 19.03.2023 i ka kryer mbi 650 inspektime në të gjithë territorin e vendit, gjatë të cilave ka lëshuar më shumë se 175 urdhërpagesa sanksionuese në vlerë prej mbi 6.230.000 denarë. Sipas ISHT-së, në periudhën e lartëpërmendur janë kryer mbi 530 inspektime dhe kontrolle pas vendimeve për kushte të veçanta për tregtimin e disa mallrave. Në disa subjekte ekonomike janë konstatuar shkelje për të cilat janë lëshuar urdhërpagesa për shkelje në shumë prej mbi 1.750.000 denarë. “Inspektorati Shtetëror i Tregut kryn në vazhdimësi inspektimet e tregtarëve me shumicë dhe pakicë në…
Nuk ka përparim të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit në Maqedonin e Veriut. Kështu ka deklaruar, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angjela Ageler. Ajo tha se për të ndryshuar këtë qasje, duhet të nisë secili nga vetja e tij, të bëj ndryshimin. ANGJELA AGELER-AMBASADORJA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS “Nevojitet një ndryshim i madh në vullnetin politik. Progresi në luftën kundër korrupsionit nuk mjafton në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor. Secili prej nesh që është i pranishëm këtu duhet të jetë pjesë e ndryshimit të tij”. Ndërkaq, zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska, theksoi…
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bitiqi, nuk ka frikë se, praktika e vjetër e rritjes artificiale të çmimeve do të kthehet pas afatit të paraparë për çmimet e ngrira të disa produkteve ushqimore. Nëse kjo ndodh, ai thotë se qeveria nuk do t’i lërë qytetarët të paguajnë çmimin më të lartë. FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Sinjalet e para pozitive nga kompanitë po vijnë dhe ne jemi këtu për ta tejkaluar krizën së bashku. Nuk kam frikë se pas ngrirjes së çmimeve do të rikthehet praktika e vjetër e rritjes artificiale të çmimeve në mënyrën që bëhej për një…
“Nëse nuk doni që të gjithë të rinjtë të shkojnë në Evropë, atëherë duhet ta sillni Evropën këtu dhe kjo mund të bëhet me anëtarësimin në BE”. Këtë e tha sot ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në Shkup. Ajo tha se personalisht ka respektin dhe mirënjohjen për kompromiset që ka bërë Maqedonia e Veriut për të trasuar rrugën për anëtarësim në BE. “Tani kur bëhet fjalë zbatimin e asaj për të cilën është arritur marrëveshje, kur me të vërtetë duhet të ndryshohet Kushtetuta, atëherë mundem vetëm të iu inkurajojë, dhe jo vetëm si përfaqësuese e qeverisë.…
Presidenti Stevo Pendarovski sot nënshkroi Dekretin e Ligjit të miratuar për amnisti të personave që janë denuar gjatë pandmemisë Covid-19, respektivisht të zëvendësojë dënimet me dënim me kusht. Bëhet fjalë për veprat penale nga neni 205 nga Kodi Penal, respektivisht “Transmetimi i sëmundjes ngjitëse” dhe neni 206 “Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Sipas këtij ligji, personat, gjoba e të cilëve është mbi 1000 euro ose dënimi i shqiptuar u zëvendësohet me dënim me burgim, do të marrin dënim me kusht prej tre vjetësh, ndërsa ata persona gjoba e të cilëve është deri në 1000 euro, do të marrin…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se nuk do të thërret takim të liderëve në lidhje me ndryshimet kushtetuese.Kovaçevski tha se nuk do të praktikojë takime individuale me deputetë për sigurimin e numrit të nevojshëm të deputetëve për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.“Takime të tilla individuale unë as nuk kam praktikuar, as nuk praktikoj, as nuk do të praktikojë. VMRO-DPMNE duhet të vendos nëse ajo që e flet nëpër ambasada, ‘na jepni pushtet dhe pa kushte do ta ndryshojmë Kushtetutën’, do ta thotë edhe para qytetarëve’. Konkretisht, a po i gënjejnë ambasadat, apo po e gënjejnë popullin, fillimisht në këtë pyetje duhet…
Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE thotë se para 10 ditëve në Kosovë janë arrestuar agjentë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Maqedonisë. Kovaçki thotë se të njëjtit ishin dërguar në Kosovë nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. “Operativët e inteligjencës janë dërguar në Kosovë rreth 10 ditë më parë nga ministrja Sllavjanka Petrovska, por në të njëjtën ditë që ata kanë mbërritur në Kosovë, ata janë ndaluar për aktivitete të dyshimta. Për 10 ditë nga Ministria e Mbrojtjes heshtin për arrestimin në Kosovë të operativëve të Shërbimit të Sigurisë dhe Informimit Ushtarak. Se çfarë kërkonin oficerët e inteligjencës shtesë në territorin…

