“Grupi i zjarrtë” i BDI-së ka kritikuar shkarkimet e zëvendësministrave dhe drejtorëve të disa prej institucioneve e të cilët konsiderohen si të afërt me fraksionin rebel të partisë në pushtet. Grupi ka lëshuar një komunikatë ku thekson se këto praktika të Ekzekutivit i ngjajnë veprimeve të ndërmarra për eliminimin e kundërshtarëve politik gjatë regjimit komunist. “Grupi i zjarrtë” i BDI-së “Treni i Artan Grubit” dhe kërcënimi i drejtpërdrejtë për eleminimin politik të gjithë atyre që mendojnë ndryshe brenda BDI-së, u realizua në mënyrën më brutale të mundshme, njejtë siç shkarkoheshin brenda nate ‘të papërshtatshmit’ në sistemin monist. Dallimi ekziston se…
Author: almakos
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, para mbledhjes së kryesisë së BDI-së tha se nuk ka deputet shqiptar që kushtëzon ndryshimet kushtetuese. “Nuk ka deputet në BDI, por edhe shqiptar ose kushdo në shumicën progresive parlamentare që i kushtëzon ndryshimet kushtetuese për Maqedoninë e Veriut evropiane. Mendoj se adresa është në një vend tjetër, kjo është në selinë e VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Grubi.
Nëpunës policorë të SPB Shkup së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, dje në harkun kohor nga ora 23:00 deri më 04:00, realizuan kontrollim aksional në objekte gastronomike në territorin e SPB Shkup. “Gjatë kontrollit u gjetën gjashtë të mitur që konsumonin alkool. Personat janë ndaluar, ndërsa ndaj personit përgjegjës në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut po merren masa. Janë konstatuar dy shkelje të Ligjit për Sigurinë Private, respektivisht për mos pasje të licencës për personin e punësuar si sigurim, si dhe ISHT dhe ISHP kanë konstatuar shkelje edhe në lidhje me moslëshimin e…
Para pak çastesh ka nisur mbledhja e kryesisë së BDI-së në Tetovë, ndërsa prezent është dhe “Grupi i Zjarrit të cilët kërkojnë llogari nga ekzekutivi që nga dita e parë e qeverisjes. Pas përfundimit të mbledhjes nga BDI do të tregojnë dhe çfarë kanë biseduar. Para fillimit të mbledhjes Bujar Osmani tha se qëllimi i mbledhjes është Fronti për Evropë që e ka nisur kryetari Ahmeti.
MPB njofton qytetarët se nesër (26.03.2023), duke filluar nga ora 10:00, për shkak të garës së paralajmëruar atletike, do të merren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në malin Vodno. “Rruga e lëvizjes së garës atletike është nga parkingu i poshtëm i Vodnos së Mesme përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri në Manastirin Shën Panteleimoni dhe anasjelltas. Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në SPB-Shkup do të marrë masa për zhvendosjen e trafikut nëpër rrugët përreth. Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja”, thuhet…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me masa dhe politika të përgjegjshme, me kohë dhe efikase, arriti ta zbusë ndikimin e krizës ekonomike botërore, thuhet në komunikatën e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në pushtet. “Inflacioni është nën kontroll, çmimet po bien dhe pagat dhe pensionet po rriten në të njëjtën kohë. Janë ulur çmimet e bukës, makaronave, vezëve, orizit, qumështit dhe produkteve të qumështit”, thekson LSDM-ja. “Paga minimale nga marsi i këtij viti është rritur në 20.175 denarë. Paga minimale ka shënuar rritje të vazhdueshme që nga viti 2017, kur ishte 8900 denarë, ndërsa në disa sektorë ishte vetëm 6000 denarë. Paga mesatare në…
Me kërkesë të këshilltarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Schole, kryeministri Dimitar Kovacevski, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Schole. Në bisedë morën pjesë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela P. Aggeler. Përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit, Schole falënderoi lidershipin e e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Kovaçevski si mikpritës i takimit të nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili, nën kujdesin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e SHBA-së u mbajt më 18 mars në Ohër. Organizimi i këtij manifestimi, siç theksoi Shole në…
Do të bëjmë gjithçka që mundet që të kufizojë çmimin dhe kjo nuk do të ndikojë në disbalancën në treg, sepse e kemi konfirmuar dhe treguar se mund të bëhet dhe në treg të mos ketë mungesë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Ne bëjmë analiza për të gjitha produktet, disa nga ato analiza janë gati, por duhet të koordinohen me ministritë e tjera. Për momentin, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave janë duke punuar, normalisht në bashkëpunim me prodhuesit dhe përpunuesit, në mënyrë që të merren vendime që do të jenë…
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të akredituar në vend. Osmani bëri një pasqyrë të zhvillimeve të fundit në frontin e jashtëm, me theks në agjendën tonë të BE-së dhe mbajtjen e Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, takim në kuadër të dialogut Kosovë-Sërbi në Ohër si dhe vizita e djeshme e shefes të diplomacisë gjermane, me të cilën potencoi se BE tha se Maqedoninë e Veriut e konsideron partner të besueshëm. BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME “Mbajtja…
Dy persona nga Haraçina, janë arrestuar gjatë ditës së sotme, ndërsa është penguar transporti i rreth 35 kilogram drogë, kanë bërë të ditur nga policia, raporton SHENJA.“Në orët e hershme të mëngjesit në pikë pagesën në Tetovë, në autostradën Gostivar- Tetovë, zyrtar policor kanë sinjalizuar ndalimin e makinë ‘Renxh Rover’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga K.A (32), ndërsa bashkudhëtar ka qenë O.A (23), që të dy nga Haraçina. Personat nuk e kanë respektuar sinjalizimin për ndalim të makinës, por kanë dashur të arratisen, gjatë së cilës kanë dëmtuar edhe makinën e policisë, por më pas shumë shpejtë janë…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), me konkluzion të Qeverisë, është duke zbatuar procedurën për ndryshimin e vendimit për çmimet e formularëve për nxjerrjen e dokumenteve personale. Momentalisht formularët lëshohen me çmimet që kanë qenë të vlefshme deri më tani, njoftoi ministria për 360 Gradë.Me vendimin, ndryshojnë çmimet dhe do të aplikohen kur vendimi të botohet në “Fletoren Zyrtare” dhe të hyjë në fuqi. Çmimi i pasaportës për personin deri në 27 vjeç do të mbetet i pandryshuar dhe do të jetë 1.500 denarë, por pasaporta për personin mbi 27 vjeç do të jetë 2.000 denarë, që është një rritje…
Kryetari i partisë VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot foli për takimin me Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, që patën gjatë ditës së djeshme, ku temë diskutimi ishin ndryshimet kushtetuese, i cili tha se vizitat e diplomatëve të huaj do të vazhdojnë, por qëndrimi i tyre për ndryshimet kushtetuese nuk ndryshon. Mickoski tha se nën diktatin e Bullgarisë nuk pranojnë t’i votojnë ndryshimet kushtetuese. “Kjo shumicë parlamentare nuk ka mandat, dhe se nën diktatin bullgar VMRO-DPMNE nuk ka qëllim të pranojë ndryshimet kushtetuese dhe se VRMO-DPMNE ka plan që është i përbërë në tri pjesë, që përmban elemente…

