Komisioni për përdorimin e emrave të personave ka dhënë mendim negativ për përdorimin e emrit “Car Boris III” në emrin e Shoqatës për afirmimin e vlerave kulturore të bullgarëve maqedonas “Car Boris III Ohër”. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga do të duhet të merr vendim për ndalimin e përdorimit të emrit pas marrjes së mendimit negativ. Ndryshe, komisioni mendim negativ ka dhënë edhe për shoqatën Vanço Mihajllov.
Author: almakos
Ky vit shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme vazhdon të jetë problematik për sa I përket librave. Nxënësit vazhdimisht janë ballafaquar me mungesë të librave të shumtë, të nevojshëm për të zhvilluar procesin mësimor. Nga ministria e arsimit paten deklaruar se mundohen ti gjejnë zgjidhje këtij problem dhe se nxënësit po furnizohen me libra, por kjo çështje akoma vazhdon të jetë pengesë e shkollave tona. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm ai personalisht do të bëjë përpjekje që të gjitha tekstet shkollore tu ofrohen pa pagesë nxënësve. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Duhet të…
Maqedonia e Veriut, si vendi kryesues i iniciativës “A5 SHBA- Karta e Adriatikut” ishte nikoqire e takimit joformal ministror që u mbajt në Shkup. Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, theksoi se kjo është nisma më e rëndësishme për promovimin e vlerave euroatlantike në rajon. Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashmte “Mbështetja e përbashkët e politikës së dyerve të hapura të iniciativës, përkatësisht, zgjerimin e A5 edhe me vende të reja të rajonit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për promovimin e gjithëpërfshirjes, bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon. Ne si kryesues, po angazhohemi fuqishëm që…
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur lëndë për pretendimet për përzgjedhje jo të duhur të një kompanie që do të mbikëqyrë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 dhe nuk përjashton mundësinë e kryerjes së një hetimi paraprak.Pasi dy javë më parë treguan se po ndiqnin informacionet, sot bënë të ditur se çështja është caktuar në prokurori. Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas informacioneve në media lidhur me ndërtimin e autostradave, për të kontrolluar pretendimet që i janë paraqitur opinionit publik, ka hapur një rast pasi është kontaktuar. Lënda i…
Në një shkollë të Koçanit, nxënësja Aleyna është penguar të ndjek mësimin për shkak bartjes së shamisë.Zv/ministri i Arsimit, Agim Nuhiu ka reaguar duke thënë se askush nuk mund ta pengojë Ayejnën që ta vazhdojë mësimin për shkak të shamisë.“Prindërit thanë se Aleynës ju ndalua të vazhdoj mësimin për shkak të shamisë në një shkollë të Koçanit!Shamia e një motrës tonë nuk është përbuzje, por është vlerësim nga gjithkush që vendos ta mbajë!Aleyna Ismailovska do të vazhdoj të ndjek mësimin në bankat shkollore! Askush nuk mund të jetë mbi ligjin!Drejtësi dhe dinjitet për të gjithë!”, ka shkruar Agim Nuhiu.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot paralajmëroi se me siguri nesër, në seancën e Qeverisë do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike, ndërsa gjatë kësaj jave do të ngrihen edhe çmimet e një pjese të frutave dhe perimeve. “Nuk do të presim punë të papërshtatshme të komisioneve të caktuara në Kuvend. Me vendim të Qeverisë do t’i ulim çmimet e një sërë produktesh higjienike në mënyrën e njëjtë siç e bëmë atë edhe te çmimet e produkteve ushqimore deri në një datë të caktuar, por data deri në të cilën do të zgjasë ngrirja do të…
Një pensioniste e priti kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili sot së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski kanë dalë për pazar në një market të Shkupit. Ajo iu ankua se kishte pension të vogël dhe se produktet janë të shtrenjta, dhe i tha se çmimet e produkteve ishin ngrirë pasi ishin rritur jashtëzakonisht shumë më parë. “Çmimet janë në tavan. Me dy denarë makarona dhe një denar vezë, të cilat ishin 99 denarë, nuk është masë”, tha pensionistja. Kovaçevski më pas tha se pensionet rriten dy herë në vit në…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbahet seanca në të cilën deputetët do të kenë mundësi që kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritar t’i parashtrojnë pyetje. Pyetjet e deputetëve mbahen zakonisht çdo të enjte të fund-muajit, megjithatë sot do të mbahen me kërkesë të Qeverisë. Seanca pritet të filloj në ora 11:00, dhe sipas traditës të parët pyetje do të parashtrojnë deputetët e opozitës, megjithatë fillimisht deputetëve do tu kumtohen përgjigjet me shkrim të pyetjeve të mëhershme.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në kumtesën dërguar mediave informoi për kërkesat e pranuara të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme të cilët sot kishin takim me ministrin Jeton Shaqiri. “Do të ndahen materialet për provimet interne dhe bazat e pyetjeve jo më vonë se katër javë para provimit intern me numër pyetjesh tre herë më të lartë se numri i pyetjeve në provim, universiteteve do t’iu rekomandohet që provimi i parë ekstern të jetë përkatës për të gjitha programet studimore ndërsa do të rekomandohet ndryshimi në raportin e pikëve ndërmjet provimeve eksterne dhe interne gjatë regjistrimit, në favor…
Gjatës 24 orëve të kaluara janë prodhuar 12 827 megavat orë energji elektrike, kumtoi Qeveria. !SHA EMV më 26.03.2023 prodhoi 12 827 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore, informoi Qeveria. Në termoelektranat janë prodhuar 7 193 MWh ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 5 634 MWh.
Maqedonia e Veriut sot shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushatarko-politike në botë, NATO. Në kazermën “Ilinden” në Shkup u mbajt ceremonia qëndrore, nga ku shefi i shtatëmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjorçinovski, nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO,dhe tha se të qenurit në NATO do të thotë që jemi të barabartë me një familje të bashkuar fuqishëm. Ai shtoi se pjesëtarët e armatës duke i realizuar porositë e NATO-s me përpikmëri, gjatë tri viteve kanë zbatuar në mënyrë të suksesshme të gjitha detyrat dhe trajnimet ushtarake. Vasko Gjurçinovski, shef i shtatëmadhorisë “Detyrën e armatës…
Sondazh i ri i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi ka matur opinionin publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Sondazhi i realizuar me shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregon se BDI mbetet subjekti politik me mbështetje të madhe nga qytetarët. Sipas analizës, një e treta e këtyre votuesve të BDI-së do të zgjidhnin të votonin për “Grupin e Zjarrit” në rast se ky fraksion do të kandidonte si i pavarur nga BDI-ja, gjë që sipas IPP-së Arbën Xhaferi, do ta ulte dukshëm përqindjen e votave të BDI-së. INSTITUTIT PËR POLITIKA PUBLIKE ARBËN XHAFERI “Interesante është se në mesin e atyre…

