Vilma Ruskovska komentoi vendimin e Komisionit disciplinues në Prokurorinë Publike ku rekoamndohet që aji të shkarkohet nga pozita e prokurores, duke thënë se nuk është humbje dhe paralajmëroi luftë gjyqësore me të gjitha mjetet. “Do të luftoj deri në fund me të gjitha mjetet”, tha Ruskovska duke sthuar se ky vendim është marrë që moti, për shkak se asaj nuk i janë pranuar faktet dhe dëshmitë. Ndryshe, Ruskovska hyri në konflikt me ish-drejtorin e Drejtorisë Financiare, Arafat Muaremi kur dha urdhër të kontrollojë hapësirat e Policisë Financiare. Atëherë Muaremi ishte pjesë e procedurës parahetimor. Ai u ankuza se ka qenë…
Author: almakos
Para disa minutave ka përfunduar mbledhja në mes kreut të BDI-së, Ali Ahmetit me degën e Sarajit. Në këtë mbledhje nuk ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Sarajit dhe njëherit anëtari i “Grupit të Zjarrit”, Blerim Bexheti, transmeton SHENJA. Ndërkaq, deputeti nga Saraji, Arban Ziberi tha se kjo ishte një mbledhje e rregullt e Ahmetit me degët e partisë. “Kishim takim me Ahmetin, pra dega e Sarajit, kemi diskutuar për zgjedhjen e kryetarit të degës së Sarajit. Ai na njoftoi për vendimin që Rafiz Aliti që është bërë koordinator i Sarajit” deklaroi Ziberi.
Në konferencën e sotme për shtyp do ta informoj publikun për gjendjen e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin e kaluar 2022, e konstatuar në Raportin vjetor për nivelin e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, të cilin konform dispozitave ligjore sot e dorëzova në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përveç të dhënave statistikore, do t’ju prezantoj shembuj në disa fusha për të cilët konsideroj se autoritetet në periudhën e ardhshme duhet të angazhohen seriozisht me qëllim që të miratohen ndryshime ligjore, disa të ri-precizohen ose të…
Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyçi deklaroi se Maqedonia e Veriut do të duhet të importojë fuqi punëtore. Siç theksoi ai, 9628 vende të lira pune janë të paraqitura në Аgjencinë për Punësim në vendin tonë, ndërkaq 115 mijë persona janë të regjistruar si të papunësuar, edhe pse theksoi se 3 vitet e fundit kemi pasur paga më të larta se në të kaluarën. FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTRI PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE “Nëse e marrim trendin e 3 viteve të fundit pagat kanë qenë më të larta se në të kaluarën. Kjo është gjendja sot në Agjencinë për Punësim, janë 9628 vende…
Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka konstatuar se ish-prokurorja publike themelore e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore sipas Neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike dhe vendosi që propozimin për shkarkimin e saj t’ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publikë.Pas zhvillimit të procedurës disiplinore ndaj tri prokuroreve publike dhe shqyrtimit të raportit të prokurores raportuese, Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e detyrës së prokurorisë publike në Prokurorinë Publike,…
Pasditen e sotme përfaqësuesit e sindikatave të shëndetësisë kanë arritur marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë për kërkesat e tyre.Është rënë dakord që të gjithë infermierët të kenë rritje prej tre mijë denarë dhe për të gjithë punëtorët tjerë të shëndetësisë dy mijë denarë. Rritja do të jetë me pagën e marsit. Këtë e theksoi Predrag Serafimovski, nënkryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike pas takimit në Ministrinë e Shëndetësisë.Ai shtoi se pritet nënshkrimi i aneksit të kontratës kolektive.Më herët është mbajtur një protestë para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë. Sindikatat kanë kërcënuar me grevë të përgjithshme në shëndetin publik nëse kërkesat…
Seanca publike për “Titanik 2” në Gjykatën e Apelit është shtyrë për 13 prill dhe deri atëherë do të vjetërsohet ndjekja penale e Sasho Mijallkovit. Në seancën ku do të shqyrtoheshin ankesat, ishin të pranishëm vetëm Mijallkovi i përcjellur nga burgu i Strugës, si dhe Bedredin Ibraimi, i cili tha se nuk ka marrë ftesë, por ka ardhur pas informacioneve në publik. Të pandehurit e tjerë nuk ishin ftuar siç duhet. Gjykatësi Gjoko Ristov, i cili është kryetar i këshillit, e ricaktoi gjykimin për 13 prill. Sipas prokurorisë, lënda kundër Mijallkovit vjetërsohet më 7 prill, ndërsa mbrojtja mendon se është…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (29.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 169 gjoba, nga të cilat 49 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për mosrespektim të përparësisë. “Katër gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e…
Maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe banorët e Moldavisë konsumojnë më pak mish. Harta e konsumit të mishit sipas vendeve në Evropë, të publikuar nga “Landgeist” tregon se çdo vit, këto vende konsumojnë 39 kilogramë mish secila. Konsumin më të madh të mishit në rajon e ka Kroacia me 80 kilogramë për banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 78 dhe Sllovenia me 70 kilogramë mish për banor. Mesatarisht, serbët hanë 56 kilogramë mish në vit, ndërsa qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës 43 kilogramë. Spanja është në vendin e parë në Evropë me 99 kilogramë mish për banor. Portugalia është e…
Bashkimi Demokratik për Integrim kategorikisht mohon “lajmin e rrejshëm dhe spekulativ” të botuar në TV Alsat dhe në portalin Fokus për gjoja negociata të BDI-së me ish kryeministrin Gruevski për të siguruar votat për ndryshimet kushtetuese. Reagimi i BDI-së Asnjë zyrtar i Bashkimit Demokratik për Integrim nuk ka asçfarë kontakti, as tash dhe as në të kaluarën, që prej arratisjes së tij, për asnjë çështje të vetme me ish kryeministrin Gruevski, andaj dhe shprehim keqardhje të thellë për publikimin e një spekulimi të tillë tendencioz dhe të pasaktë në media. Vlerësojmë që ndryshimet kushtetuese janë të rëndësisë së veçantë për…
Rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se universitetet duhet të jenë në komunikim me tregun e punës, për shkak se tregu i punës bën selektimin të vet kuadrove ta tregon cilësinë. “Një problem tjetër është duplifikimi i programe të cilat i kemi nëpër universitetet publike edhe private. Duhen kritere më rigoroze për funksionimin, për akreditimin e këtyre programeve dhe gjithsesi është ajo që duhet është profilizim i universiteteve. Nëse kemi ne karakteristika regjionale, dmth duhet që ato karakteristika ti inkorporojmë brenda programeve studimore. Të dihet për shembull se një program studimor ka mundësi…
Duke folur për sfidat e Universitetit të Tetovës, rektori Kushtrim Ahmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se njëra ka të bëjë me atë ardhmen e interesimit për të studiuar e cila ndërlidhet edhe me vet numrin e studentëve. “Pikërisht jo vetëm për universitetin tonë por për të gjithë universitetet do të jetë një sfidë, 5 vjeçari apo 10 vjeçari i ardhshëm, pikërisht për faktin se të rinjtë kanë filluar të orientohen në universitete që nuk janë në Maqedoni, nëse dikur për ne kanë qenë opsion i vetëm për të studiuar tani më kjo nuk është ashtu, jemi futur në…

