Author: almakos

Përveç 12 vjeçares Anisa Ajro, ka humbur edhe një vajzë tjetër. Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Melisa Kurtishi. Këtë gjë e kanë konfirmuar famijarët e dy vajzave. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me një komunikatë në lidhje me këtë rast. “Më 30.03.2023 në Stacionin policor në Bit Pazar në ora 20:30 E.A (38) ka raportuase se vajza e tij A.A (12) ka ikur nga shtëpia, ndërsa rreth orës 22:00, Gj.O (15), po ashtu ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia. Po merren masat për gjetjen e personave”, thonë nga policia. Famijarët u bëjnë thirrje…

Lexo më Shumë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin shfuqizohen dispozitat e Ligjit për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, ka nxitur reagime edhe tek funksionarët e vendit. Presidenti Stevo Pendarovski, lidhur me këtë çështje i bëri thirrje Qeverisë që të gjejë një zgjidhje ligjore që do ta rregullonte çështjen nëpërmjet  uljes së pikëve. Ai tha se  është e papëlqyeshme rritja e pagave në kohë krize ekonomike. Edhe ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, i pyetur për këtë çështje deklaroi se politikanët duhet të jenë të fundit që marrin pagë më…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se gjatë ditës së sotme  rreth orës 8 të mëngjesit në lagjen Kapishtec të Shkupit, përpara një kazinoje është vrarë një person me inicialet N.A. nga Haraçina.  Nga MPB gjithashtu njoftojnë se viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në terren menjëherë ka dalur edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, i  cili ka kryer kontroll në vendngjarjen në kazinon ku ka ndodhur vrasja. PROKURORIA THEMOLORE PUBLIKE “Sipas informatave të para, burri i vrarë është i moshës 46-vjeçare, ndërkaq në kazino ka ardhur bashkë me tre persona të tjerë, në gjendje të dukshme…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, foli në konferencën rajonale “Sfidat me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat në rajon në rrugën drejt BE-së” të organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Në vijim jua dërgojmë fjalimin e tij integral: „Jam i nderuar që jam në hapjen e ditës së dytë të kësaj konference. Jam e vetëdijshëm dhe duhet të jemi të gjithë, se të gjitha gratë që janë sot këtu, të gjitha gratë në të gjitha zyrat sot dhe çdo ditë në vendin…

Lexo më Shumë

Forumi i Dhomës së Investitorëve të Ballkanit Perëndimor shpalli kompaninë farmaceutike Alkaloid si kompaninë kryesore investuese në rajon. Alkaloid në pesë vitet e fundit ka regjistruar investime në vlerë prej 104.1 milionë euro. Bëhet fjalë për ndërtimin dhe zgjerimin e objekteve të prodhimit, objekteve të kërkimit dhe zhvillimit duke instaluar pajisje moderne, laboratorë, teknologji, softuer modern dhe personel të trajnuar mirë. „Jemi të vendosur që edhe në të ardhmen të qëndrojmë në këtë drejtim”, tha drejtori i Alkaloidit, Zhivko Mukaetov. Forumi është një iniciativë e përbashkët e dhomave të tregtisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkëthemeluar nga Bashkimi Evropian. Ajo…

Lexo më Shumë

“Ne nuk na duhen kufi, unë e paramendoj Ballkanin Perëndimorë pa kufij dhe të integruar në Bashkimin Evropian”, kështu deklaroi sot në Beograd kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke nënvizuar se vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë qenë vendet e vetme të cilat nuk kanë pasur kufi mes vete, ndërkohë që tani përkundrazi, janë të vetmet që kanë kufi mes vete. “Pyetja për kufijtë është pyetja ime e preferuar. Unë gjithmonë e jap përgjigjen e njëjtë, nuk ka çmenduri më të madhe nga kufijtë në Ballkan. Ne kemi qenë shtete të vetme që mes vete nuk kemi pas kufi, ndërkohë që tani jemi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Beograd, në konferencën për shtyp, theksoi përkushtimin dhe vullnetin e fuqishëm politik të Qeverisë sonë për të përforcuar dhe thelluar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe miqësore me Republikën e Serbisë, në bashkëpunimin politik, ekonomik dhe në të gjitha aspektet tjera. Kryeministri në Beograd kryeson delegacionin qeveritar në të cilin janë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski, ministri për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski, si dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024. Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet në një afat regjistrimi me dy paraqitje edhe atë paraqitja e parë në muajin qershor, më 20 dhe 21 qershor dhe paraqitja e dytë më 27 dhe 28 qershor 2023, përmes faqes elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https:// e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitjen e nxënësve përmes llogarive të tyre të përdoruesve në Schools.mk. Në shkollat ku do të paraqiten numër më i madh i nxënësve se numri i…

Lexo më Shumë

Disa sulmues të armatosur dhe të maskuar kanë kryer  grabitje në ndërtesë në Aeroportin e Shkupit, në lokacionin Porta Aerodrom, përballë Skopjankës, njofton faktor.  Sulmuesit kanë përdorur maska ​​kirurgjikale për ta fshehur identitetin. Në terren ndodhen 4 deri në 5 automjete të forca policore të Policisë së Ndërhyrjes, me një numër të madh policësh, të armatosur rëndë dhe me parzmore. Sipas informacioneve të marra nga lexuesit që ndodheshin në terren, dyshohet se bëhet fjalë për një grabitje të rëndë në një nga objektet në atë lokacion, dhe disa nga supozimet të cilat nuk janë vërtetuar kanë shkuar në drejtimin se…

Lexo më Shumë

Kryeministri  Dimitar Kovaçevski sot ndodhet për vizitë zyrtare në Serbi, ku ka realizuar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Siç njoftojnë nga Qeveria, në takimin me presidentin Aleksandër Vuçiq u konfirmua partneriteti ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë. Në takim u diskutua për iniciativat rajonale, të cilat janë mundësi për perspektiva dhe avancim edhe më të madh të bashkëpunimit të ndërsjellë. “Qëllimi i Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit është zhvillimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë në tregun e vetëm evropian dhe në Bashkimin Evropian. Kryeministri Kovaçevski dhe presidenti Vuçiq shkëmbyen mendime për politikën…

Lexo më Shumë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë.Në vend ngjarje ka dalë ekip i mjekësisë ligjore dhe prokuror publik.Sipas informacioneve të para, me siguri bëhet fjalë për migrant ilegal i cili është rrëzuar nga kamioni në të cilin ka qenë duke udhëtuar, ndërsa më pas është shkelur nga një makinë e rëndë që nuk është ndaluar në vendin e ngjarjes.Më tepër informacione pritet gjatë ditës. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin shfuqizohen dispozitat nga Ligji për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, i bëri thirrje Qeverisë që të gjendet zgjidhje ligjore me të cilën do të rregullohet çështja përmes uljes së pikave. “Vlerësoj se është e pahijshme që në kohë të krizës ekonomike të rriten pagat të cilat paguhen nga buxheti i shtetit”, deklaroi për MIA-n presidenti Pendarovski. Me vendim të Gjykatës Kushtetuese më 21 mars janë shfuqizuar neni 4 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin…

Lexo më Shumë