Një pacient rreth moshës 60 vjeçare , gjatë ditës së premte ka vdekur në korridorin e klinikës së Tetovës, ndërsa për këtë rastë, familja e të ndjerit i akuzojnë mjekët për vonesë. Familjarët thonë se tani më i njdjeri ka ndërruar jetë rreth orës 19:00 në mbrëmbje, pasi sipas tyre, nuk ka marrë ndihmë nga mjekët. Ata thanë se kanë pritur poshtë spitalit rreth një orë dhe kanë kërkuar ndihmë por sipas tyre askush nuk ka dalë që ti ndihmojë. Ata sqaruan se 60 vjeçari ka rënë në komë dhe pas një kohe ka vdekur për shkak të siç thonë…
Author: almakos
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i pyetur se si i komentoni tezat e LSDM-së dhe BDI-së se mund të bëhen ndryshime kushtetuese sipas shembullit të Kroacisë, ku Kushtetuta ka një numërim të gjerë të bashkësive etnike, tha se nëse kjo është formula e suksesit ai është I gatshëm që ta pranojë atë. HRISTIJAN MICKOSKI “Nuk e di nëse duan sipas preambulës së kushtetutës së Kroacisë. Nëse vërtetë duan, unë jam I gatshëm që ta nisim procëdurën e ndryshimeve që nesër. Nëse kjo do të ishte formula e suksesit unë jam i gatshëm për këtë ndryshim, le të jetë Maqedonia vend…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, vizitoi kompaninë TECUP nga Tetova, e cila merret me prodhimin e letrës dhe kartonit. Në deklaratën e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se është një kompani që punon me materiale cilësore dhe të biodegradueshme, të përshtatshme për mjedisin. Kjo kompani prodhon gota letre njëpërdorimshme për çaj, kafe, lëngje dhe akullore për tregun e brendshëm dhe tregun e jashtëm. Zëvendëskryeministri njoftoi se kompania TECUP mbështetet përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, sepse është një kompani prodhimet e së cilës janë në përputhje me standardet ISO në harmoni me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane për të…
Para disa orëve janë gjetur 12-vjeçarja Anisa Ajro dhe 15-vjeçarja Melisa Kurtishi të zhdukura dy ditë më parë, përcjell SHENJA. Policët të cilët gjetën dy vajzat e humbura janë Dashmir Kamberi dhe Valon Ferati. “Sot (01.04.2023) në orën 13:30 në rrugën “Xhon Kenedi”, pranë një objekti shitës në park, nga ana e punonjësve të policisë pranë stacionit policor Bit Pazar kanë gjetur të miturit M.K. (15) dhe A.A. (12), për të cilët mbrëmjen e datës 30 mars ishte denoncuar se kanë humbur kontaktet me familjen” – thonë nga MPB.
SHA EMV dje prodhoi 13 817 megavat orë energji elektrike, kumtoi Qeveria. Rryma është dedikuar për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, si dhe për nevojat për furnizime shtesë për shkollat, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera shtetërore vitale. Sipas Qeverisë, në termoelektrana janë prodhuar 8 809 megavatë, ndërsa në hidroelektrana dhe në parkun me erë Bogdanci 5 008 megavat orë energji elektrike.
Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti tha se se sot pritet që të qartësohet situata në BDI, trasnmeton SHENJA. “Mendoj se sot është ditë e rëndësishme, ku BDI duhet të demonstrojë kapacitet demokratike”, u shpreh Mexhiti. The post Mexhiti: Sot ditë e rëndësishme, BDI duhet të demonstrojë kapacitet demokratik appeared first on TV SHENJA.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani është deklaruar para nijses së mbledhjes së BDI-së. Osmani tha se BDI-ja nuk do të përçahet asnjëherë, përcjell SHENJA. “Jo sot, jo asnjëherë. Pritet të diskutohen të gjitha aktualitetet, çështjet e brendshme të partisë të cilat mbetën pa u diskutuar në mbledhjen e kaluar. Do të shqyrtohen të gjitha çështjet të cilat do të hapen nga anëtarët e kryesisë”, u shpreh Osmani.
Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje ka shqiptuar gjithsej 152 masa, nga të cilat 45 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe pesë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. Sipas MPB-së, janë shqiptuar pesë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe), tre masa për folje të pacertifikuara të vendosura (xhama të lyer), dy sanksione për shoferë fillestar.
Pretendimet e qeverisë se me hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë, bëhet dallimi me maqedonasit janë ose rezultat i injorancës ose manipulim i vetëdijshëm, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në hapjen e akademisë politike të organizuar nga Qendra Kërkimore dhe Analitike e Partisë “Lubisha Georgievski” me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare si Fondacioni Konrad Adenauer. Kjo, siç thotë Mickoski, “është një deklaratë shumë e gabuar që fillimisht e ka thënë Ali Ahmeti, pastaj disa nga ministrat e ardhur nga BDI-ja dhe tani kanë filluar të flasin Kovaçevski, Mariçiq dhe pjesa tjetër e LSDM-së”. Mickoski theksoi…
Lidhja Demokratike vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin mundësohet rritja e pagave të zyrtarëve për 78%, është i papërgjegjshëm, i paarsyeshëm dhe i papranueshëm. Propozojmë që të intervenohet në koeficientët, gjegjësisht të propozohen ndryshime në Ligjin për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, në mënyrë që rritja e pagave të zyrtarëve të harmonizohet me rritjen e pagave në Republikën e Maqedonisë në të gjithë sektorët, si dhe me rritjen e pensioneve. Lidhja Demokratike do të mbështesë dhe do të jetë pjesë e një zgjidhjeje ligjore, e cila…
Efektivë e poëlicisë nga SPB Manastir në rr. “Kravarski pat” në Manastir kanë sekuestruar rreth katër kilogramë marihuanë dhe kanë privuar nga liria pesë persona: G.K. (54) dhe V.I .(38), që të dy nga Manastiri, A.D.(34) dhe A.S. (23) që të dy nga fshati Turçan i vogël, rrethina e Gostivarit dhe A.Xh. (36) nga Gostivari. Siç njofton MPB-ja, nga ana e efektivëve të policisë nga policia kriminalistike pranë SPB Manastir, në fshatin Kravari të Manastirit është vërejtur një automjet udhëtarësh “mercedes” me targa të Kumanovës, ndërsa një person që është transportuar me automjet në afërsi të hyrjes në fabrikën për…
Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se kanë marrë shkresën nga partia politike BESA, në të cilën kërkohet që gjatë përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese të merret parasysh ndryshimi i Amendamentit V të Kushtetutës. “Ministria e Drejtësisë njofton se të gjitha kërkesat lidhur me ndryshimet kushtetuese do të propozohen dhe shqyrtohen në grupin punues që do të formohet së shpejti, në të cilin anëtarë do të kenë edhe partitë politike, përfshirë edhe partinë BESA”, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

