Është realizuar pagesa e pagës së muajit mars me rritje prej 3.086 denarë për punëtor në bruto. Ne kemi arritur në angazhimin tonë për të siguruar rritje të pagave për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim të harmonizimit me rritjen e pagës minimale dhe kundër të gjitha spekulimeve për qëllime ditore politike me të cilat ata tentuan të degradojnë dhe demotivojnë policinë e Maqedonisë, por edhe për të nënvlerësuar konsistencën në përmbushjen e premtimeve nga udhëheqësia e saj”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në Fejsbuk. Ai thekson se kjo është rritja e katërt…
Author: almakos
Komisioni për Sëmundje Infektive ka miratuar disa rekomandime që kanë të bëjnë me përshtatjen e sistemit lidhur me ndjekjen e ë rasteve të fruthit që mund të priten, bëri të ditur sot zëdhënësi i Komisionit, Zllate Mehmedoviq. “Çështja e parë dhe themelore është të përforcohet mbikëqyrja epidemiologjike ndaj të gjitha etheve të skuqjes sepse në këtë mënyrë do të mund shpejt ta zbusim procesin e përhapjes së rasteve të reja. Së dyti, ntë ngrihet ndërgjegjësimi te punëtorët e shëndetit dhe i popullatës për ekzistencën e një rasti të fruthit. Rekomandimi i tretë ka të bëjë te mjekët amë, pediatërve dhe…
“NATO dhe aleatët e saj janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje teknike dhe bashkëpunim më të fortë për t’u ballafaquar me dezinformimin në Maqedoninë Veriut”. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s. Ai shtoi se NATO është gjithmonë aty për të mbështetur aleatët, siç po bën tani duke mbështetur Maqedoninë e Veriut për t’u ballafaquar me lloje të ndryshme të kërcënimeve hibride dhe kibernetike. JENS STOLTENBERG, SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-S “Dëshiroj të lavdëroj Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për punën e shpejtë dhe të…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka deklaruar se është kundër formimit të grupit punues të përbërë nga ekspertë, qëllimi i të cilit do të jetë pajtimi për ndryshimet kushtetuese, me të cilat bullgarët dhe komunitetet tjera do të jenë të përfshira në Kushtetutë. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË “Si person jam ngopur me grupet e punës, ku disa politikanë ulen në një dhomë të mbyllur dhe vendosin për të ardhmen e popullit dhe populli është kundër. Le të mos mbyllemi në dhoma të errëta dhe të pretendojmë se jemi të rëndësishëm dhe domethënës. Kjo nuk është rruga. Ne e…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët , Arben Taravari në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8-të tha se ky projekt është një prej projekteve më të rëndësishme për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. “Një thënie thotë një shtet është i zhvilluar sa ka rrugë, apo një tjetër, mbretëresha e komunikimit janë rrugët. Nisur nga kjo, kjo është shumë e rëndësishme për rajonin por edhe për Maqedoninë e Veriut. Nëse nisemi se ky projekt apo korridori 8 nuk i lidh vetëm qytetet por edhe shtetet, është një prej projekteve më të rëndësishme për zhvillimin e RMV-së.…
Ambasadorja e SHBA-së, Angela Aggelar deklaroi se shpreson që punimet në korridorin 8 të bëhen me sukses dhe sa më shpejtë. Ajo tha se ky investim është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut.“Kjo është më shumë se një investim i thjeshtë në rrugë në Maqedoninë e Veriut. Kjo është investim në të ardhshmen e Maqedonisë së Veriut dhe të ardhmen e të gjitha vendet të kudhra me korridorin 8 dhe më gjërë”, deklaroi ambasadorja Aggelar, raporton SHENJA.
Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Kodër të Diellit me -4 gradë Celsius, ndërsa 7 gradë maksimale janë matur në Gjevgjeli. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike -2 gradë janë matur në Llazaropolë, -1 në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, 2 në Kriva Pallankë, Pretor, Ohër dhe Berovë, 3 në Prilep, Vinicë dhe Kumanovë, 4 në Shkup – Zajçev Rid, Shkup – Petrovec, Tetovë, Manastir, Shtip dhe Dibër, ndërsa 6 në Strumicë, Demir Kapi dhe Dojran. Shtresa e borës në Kodër të Diellit është 9 centimetra, 6 në Hanet e Mavrovës dhe 1 centimetër në Llazaropolë. Gjatë 24 orëve të…
Pronari i portalit “Dokaz”, Marjan Stamenkovski është dënuar me tre vjet e një muaj burg si dhe 5 mijë euro dënim në të holla.Stamenkovskit i është ndaluar edhe ushtrimi i profesionit dhe regjistrimi i portalit dhe domain-it brenda 10 viteve, nëse dëshiron të hapë një portal në emër të tij në Maqedoni. Gjykata Penale e dënoi atë për katër vepra, për shantazh, pirateri të një vepre audiovizuele, keqpërdorim të të dhënave personale, shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobike. Gjykimi u zhvillua me dyer të mbyllura për të mbrojtur privatësinë e viktimave.
Është e dukshme se lëshimet e qëllimshme apo të paqëllimshme për shkelje thelbësore edhe më tej mbeten praktikë e mjaftueshme pë disa gjykatës, vlerësoi sot Ministria e Drejtësisë në reagimin e vet për aktvendimin e anuluar për organizuesit e ngjarjeve të 27 Prillit. “Prandaj, është e domosdoshme menjëherë të merret prëgjigje adekuate, sepse kjo lejohet në vazhdimësi, përkatësisht përse në aktvendimin e shkallës së parë nuk ishin konstatuar të gjitha rrethanat kontestuese, as fakte të rëndësishme lidhur me veprën penale rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”, ceket në kumtesë. Ministria, siç thekson, me qëllimin më të mirë i bën…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, në lidhje me organizatorët e “27 prillit”, e cila pranoi ankesat e tyre dhe vendosi që lëndën ta kthejë në rigjykim. Reagimi i plotë i ASH-së: Shfuqizimi i aktgjykimit për të akuzuarit si organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit 2017, ku përsëri shkak janë lëshimet dhe shkeljet procedurale në shkallë të parë, është shndërruar tanimë në praktikë e gjyqësorit në vendin tonë. Pas rasteve të shumta ku për të njëjtën arsye u shfuqizuan aktgjykimet dhe si pasojë vjetërsoheshin lëndët, rasti i fundit vetëm konfirmon dyshimet se këto…
Gjykata e Apelit në Shkup i miratoi ankesat dhe e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë për rastin Organizatorët e 27 Prillit të 26.07.2021 dhe lëndën e ktheu në rigjykim para Gjykatës Themelore Penale Shkup. Gjykata e Apelit ka vlerësuar se gjatë procedurës në këtë rast janë bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 415 paragrafi 1 pika 11 dhe paragrafi 3 të Ligjit për procedurë penale, të cilat kanë ndikuar që gjykata e shkallës së parë të mos ketë mundur të zbatojnë drejt të drejtën materiale – Kodin penal. Për Apelin është kontestuese që Gjykata Penale…
SHA EMV dje i prodhoi 14.993 megavat orë energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë i plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera jetike shtetërore, informojnë nga Qeveria. Në termoelektranat, shtojnë nga atje, janë prodhuar 12.157, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 2.836 megavat orë energji elektrike.

