Author: almakos

Në Kodër të Diellit sot në mëngjes janë matur -9 gradë, -5 në Hanet e Mavrovës, -4 në Krushevë, -3 në Berovë, -1 në Kriva Pallankë, ndërsa zero gradë në Manastir, Prilep, Vinicë, Kumanovë. Një gradë është matur në Tetovë, Dibër, Shtip, Ohër, Pretor, Strumicë, dy në Shkup – Zajçev Rid, Shkup Petrovec, tre në Dojran, katër në Demir Kapi dhe pesë gradë në Gjevgjeli. Siç informoi DPHM, sot në mëngjes në orën 8 në Kodër të Diellit është matur shtresë e borës prej pesë centimetra, ndërsa një centimetër në Hanet e Mavrovës. Gjatë natës dhe sot në mëngjes moti…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovka, mes tjerash në emisionin “Intervistë në Shenja” ka folur edhe për numrin e të punësuarve të bashkësive tjera etnike në ministri. “Sa i takon numrave në ushtri do të flas sa i takon vitit të fundit përderisa unë udhëheq me ministrinë e mbrojtjes. Ka shume pozita udhëheqëse të cilat janë nga bashkësite tjera etnike. Mua më gëzon fakti që ata persona janë të përgatitur profesionalisht dhe në veçanti kur i marrim vendimet ata janë plot entuziazëm dhe janë të përkushtuar në punën e tyre. Kjo është për t’u përshëndetur, pasi kjo e bën ushtrinë tonë…

Lexo më Shumë

“Në fillim kur e mora detyrën, vendosa që mos të kalkuloj politikisht, por të jemi ministre e cila do të mbahet mend se çfarë ka ushtrinë, për shtetin dhe jo për rejtinmgun personal. Është e qartë që disa politikanë kanë bindje tjera. Është evidente që nga fillimi kur unë mora detyrën e ministres dhe kur filloja t’i jap deklaratat e para, në mbështetje të Ukrainës, filluan sulmet”, kështu u përgjigj ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovka në lidhje me sulmet që iu bënë nga opozita në fillim kur mori detyrën si ministre. Petrovska më tej shtoi se sulmet ndaj saj ishin…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, në emisionin “Intervistë në Shenja” tha se anëtarët e NATO-s i vlerësojnë përpjekjet e vendit tonë për të marrë vendime të cilat do t’i japin mbështetje Ukrainës në luftën më Rusinë. “E vlerësojnë atë, pasi kjo tregon shteti ynë është e gatshme të marrë vendime, atëherë kur janë të nevojshme dhe kuptohet t’i miratojë në një procedurë e cila nuk do të dëmtojë proceset brenda shtetit dhe as kapacitetet e ushtrisë. Pasi që ne nuk kemi obligim jo vetëm të kontribuojmë në sistemin e NATO-s, por mbi gjitha unë…

Lexo më Shumë

 Për shkak të rëndësisë së realizimit të projekteve të filluara për ndërtimin e drejtimeve rrugore Shkup – Bllacë, Kërçovë – Bukojçani, hekurudha Kërçovë – Lin, kontrollet e përbashkëta kufitare me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës dhe realizimin e Korridorit 8, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar Artan Grubin, zëvendëskryeministër i parë, për koordinator për ndjekjen e punëve dhe koordinim të të gjitha aktiviteteve me qëllim realizimin e tyre në kohë, njofton Pres shërbimi qeveritar. Në mbledhjen e sotme qeveritare janë miratuar edhe vendime të tjera kadrovike. Aleksandar Milovski është shkarkuar nga detyra u.ddrejtor nga IP…

Lexo më Shumë

SHA EMV më 04.04. 2023 ka prodhuar 16.351 MWh energji elektrike dedikuar për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël, si dhe për nevojat për furnizime shtesë për shkollat, industrinë ushqimore dhe subjekte tjera vitale shtetërore. Në termocentrale janë prodhuar 12.552 MWh, ndërsa në hidrocentrale dhe Parkun e erës Bogdanci janë prodhuar 3.799 MWh, njofton Pres shërbimi qeveritar.

Lexo më Shumë

“Dialogjet akademike me stafin dhe studentët e Universitetit të Tetovës” ishte tema e aktivitetit që u zhvillua në Universitetin tonë nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje u organizua me rastin e ditës së NATO-s dhe trevjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veriatlantike. Me këtë rast, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, i shoqëruar nga Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, prorektorët dhe bashkëpunëtorët e tjerë pritën në takim ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Gjeneralin e Brigadës, Besnik Emini. Në këtë takim,…

Lexo më Shumë

Edhe pse Qeveria miratoi vendimin për ngrirje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, gjendja në treg nuk e dëshmon të njëjtën. Një situatë jo e këndshme ka kapluar qytetarët kur ballafaqohen me po të njëjtat çmime të cilat sipas tyre  janë shumë të larta dhe e rëndojnë shumë buxhetin e tyre  familjar. Qytetarët shprehen të zhgënjyer dhe thonë çmimet nuk kanë lëvizur aspak. QYTETAR “Çmimet nuk janë ulur, sapo bleva këtë. Nuk janë ulur ashtu siç kanë thënë ato. Pensione, rroga të ulta është shumë keq”. QYTETAR “Momentalisht nuk ka, po duhet me pas”. QYTETAR “Asgjë nuk ka zbritje, janë…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale – Mashtrim, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup. E dyshuara, në periudhën nga marsi i vitit 2022 deri në mars të këtij viti, duke u paraqitur si punëtore në Ambasadën Gjermane në Shkup dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme  në RMV-së, ka mashtruar tetë persona të dëmtuar nga Gostivari. Nga prokuroria thonë se qëllimi i saj ishte, duke shfrytëzuar mundësi të njëjta të përfitonte në mënyrë të paligjshme. PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE SHKUP “Ajo u ofroi viktimave t’u siguronte viza pune…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka shprehur mbështetjen pa rezervë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE), duke shtuar se Kroacia për këtë ofron edhe ndihmë konkrete. Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Plenkoviq rikujtoi se rrallëherë Shkupi zyrtar ka qenë i bllokuar pa të drejtë në rrugën e integrimeve euroatlantike, duke u shprehur, “Nëse dikush ju kupton, jemi ne që ju kuptojmë!” Ngjashëm si Maqedonia e Veriut, edhe Kroacia duhej të bëjë ndryshime kushtetuese para anëtarësimit në BE, duke përfshirë në Kushtetutë pakicat kombëtare. Plenkoviq bëri thirrje që…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur sot në lidhje me propozimin e VMRO-DPMNE-së që ndryshimet kushtetuese të bëhen sipas modelit kroat, tha se ekzistojnë grupe ekspertësh të përbërë prej profesorëve dhe juristëve të cilët po punojnë për ndryshimet kushtetuese dhe secili që dëshiron mund të thotë se si duhet të behën ndryshimet e kushtetutës.“Por vlerësoj se duhet të vazhdojmë me modelin maqedonas, është obligim i të gjithë partive politike është të përkrahin vendimet strategjike të shtetit dhe ato të mos jenë lëndë e betejsë politike ditore”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.“Unë nuk thash nëse është i pranueshëm apo jo, thash se procesi…

Lexo më Shumë

Ministri Bujar Osmani në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Bruksel bisedoi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet, thuhet në njoftimin e MPJ-së. Në fokus të bisedimeve, theksojnë nga atje, ishte bashkëpunimi dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik, aktualitetet rajonale, mbështetja e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situata politike në vend. “Chollet dhe Blinken shprehën mbështetje të fuqishme për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, që është interes i përbashkët strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara dhe investim në stabilitetin…

Lexo më Shumë