Qyteti i Shkupit për një vit e gjysmë sundohet nga kaosi dhe paaftësia nga kryetarja Danella Arsovska dhe VMRO-DPMNE , deklaroi në konferencën e sotme për media, kryetar i organizatës së qytetit e LSDM-së Shkupi, Vasko Kiçevski. Sipas tij janë ndërprerë shumë projekte të rëndësishme, si rindërtimi i Sallës Universale, ndërtimi i rrugës Eseninova dhe urës në bulevardin ASNOM, si dhe kryqëzimi dhe rrethrrotullimi në Momin Potok po ndërtohen shumë më ngadalë se sa ishte planifikuar. VASKO KIÇEVSKI, KRYETAR I ORGANIZATËS SË QYTETIT TË LSDM-SË SHKUP “Nuk ka projekte dhe zgjidhje të reja, nuk ka punë të mëdha ndërtimore, por…
Author: almakos
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickoski ka komentuar presionin e përfolur ndërkombëtar për çështjet kushtetuese. Ka thënë se presion ka por presionin duhet amortizuar me argumente. Lidhur me ndryshimet kushtetuese Mickoski theksoi se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërbje parlamentare. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së “Do ta përsëris, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. I vetëdijshëm për çmimin që mund ta paguajmë nga kjo skenë politike ne publikisht propozuam diçka që ato na e paten ofruar, ai është modeli kroat I preambulës kushtetuese dhe thamë që ne po e pranojmë, urdhëroni tash ta shohim…
Hulumtimi i “Tobako Atlasit” nga viti 2019 thotë se në Maqedoni qytetarët kanë pirë rreth 2515 cigare në vit, gjë që e bën vendin të parin në Evropë për nga numri i cigareve të pira. Pas Maqedonisë, Bullgaria është në vendin e dytë, ku numri i cigareve të pira është 2495, vijon Bjellorusia me 2432 cigare të tymosura. Për krahasim në vendet evropiane, numri është shumë më i ulët. Pra, më pak cigare pihen në Norvegji ku numri vjetor është 365, Gjermania 468, ndërsa në Suedi numri është 638. Maqedonia rekordere për pirjen e cigares në Europë, Suedia radhitet e…
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickoski lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe atë se a ka presione nga ndërkombëtarët deklaroi se presione ka, por presioneve duhet tu qasesh me argumente. Mickoski theksoi se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. “Do ta përsëris, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare. I vetëdijshëm për çmimin që mund ta paguajmë nga kjo skenë politike ne publikisht propozuam diçka që ato na e paten ofruar, ai është modeli kroat I preambulës kushtetuese dhe thamë që ne po e pranojmë, urdhëroni tash ta shohim se kush është europian e kush…
Me aktivitete ka nisur sot kujtimi i “Eksodit të Bllacës”. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, do të vendosin lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99”. 23 vjet më parë, qindra e mijëra civilë shqiptarë të pambrojtur u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga policia dhe ushtria serbe. Më 10 prill nga Hani i Elezit ata u dërguan me tren për në fshatin Bllacë, që gjendet në kufirin në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Bllaca, mbetet një nga kujtimet më të errëta të popullit të Kosovës. Një numër i madh i tyre migruan nga aty…
Një tjetër konfirmim erdhi nga njoftimi i Mickoskit se VMRO-DPMNE ka vendosur që të mos nominojë përfaqësues në grupin punues për ndryshime kushtetuese që janë të nevojshme për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit. Mickoski dhe Apasiev punojnë së bashku kundër perspektivës evropiane të shtetit. Destruktimi i OBRM-PDUKM-së dhe i së majtës nuk i sjell asgjë të mirë shoqërisë, kështu që ata do të mposhten sërish. LSDM qëndron krah për krah me qytetarët dhe do të ekspozojë propagandën e dështuar të së majtës dhe Apasiev-it, thuhet në njoftimin e partisë.
Ish-shefi sherbimit sekret në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijalkov ka arritur thuajse që të mbyll në favor të tij të gjitha lëndët gjyqësore, që vite më parë ishin ngritur me pompozitet nga Prokuroria Speciale, e cila u shua dhe kryeprokorurja e saj është në burg. Shtatë vite më parë ndaj Mijalkovit ishin ngritur 6 procese gyqësore për 6 raste të veçanta, por sot ai ka arritur të mbyll 4 prej tyre, thuajse ne favor duke u denuar me kusht dhe duke mbajtur një burg giysmë të lirë pak vite në burgun e Strugës, vetëm për rastin “Perandoria”, shkruan portali Fokus. …
Nëpunës policorë të NJPB Qendër dhe Bit Pazar, Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup me Urdhëresë të Gjykatës Themelore Penale Shkup, dje kanë kryer bastisje në shtëpinë e E.N. (20) nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepra penale “vjedhje të rënda” në automjete dhe gjatë bastisjes janë gjetur më shumë sende për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga veprat penale. Nga MPB njoftojnë se personi është arrestuar në stacion policor dhe me të është realuzuar bisedë zyrtare, kurse në koordinim me Prokuror Publik do të parashtrohet kallëzim…
Manipulimet e paligjshme në rrjet, të kryera nga persona për momentin të panjohur nga fshati Gërçec shkaktuan avari në sistemin distributiv, për shkak të të cilës pa furnizim me energji elektrike sot ngelën edhe konsumatorë të një pjese të territorit të Sarajit. Pas defektit serioz që ndodhi në mëngjesin e të enjtes si pasojë e shfrytëzimit të vazhdueshëm ilegal dhe të pakontrolluar të energjisë elektrike nga ana e banorëve të Gërçecit, fshati pësoi ndërprerje të plotë të furnizimit me energji elektrike. Dje në orët e vona, një pjesë e banorëve kanë kthyer furnizimin, në mënyrë që ilegalisht dhe me forcë…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 197 kundërvajtje, prej të cilave nëntëdhjetë e tri sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtë sanksione ngasjen e automjetit pa patentë shoferë. Pesë masa janë shqiptuar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, tre sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq). Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit…
Mosrespektimi i radhës në një furrë buke ka qenë shkaku i konfrontimit fizik që ka përfunduar edhe me të shtëna në Çair të Shkupit, mëson Fokus. Incidenti ka ndodhur një orë para kohës së iftarit të Ramazanit, ku ka nisur një debat verbal për mosrespektimin e radhës në furrën e bukës, që ka kulmuar me rrahje fizike dhe ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18 në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Çair. Në përleshje morën pjesë dy grupe. Nga njëra anë ka mbetur i plagosur 20-vjeçari A.B. dhe 23-vjeçari A.B.…
Për rastin “Behtel dhe Enka” nga institucionet kompetente kërkohet dokumentacion i caktuar, ndërsa po merren edhe mjete të tjera dëshmuese, por për momentin nuk mund të kumtohen më shumë detaje, tha sonte prokurori shtetëror Lubomir Joveski . Në emisioni në televizionin Telma, Joveski përmendi se Prokuroria për të gjizha shkrimet apo komentet në media nuk është mirë menjëherë të hapë hetim.Duhet këto dyshime të ngrihen në një nivel më të lartë që të mund të hapet procedurë sipas zërave. “Kemi marrë konkretisht duke pasur parasysh që kërkohet dokumentacion i caktuar, po ndërmerren mjete të tjera dëshmuese. Dokumentacioni kërkohet nga…

