Author: almakos

Dhjetëra banorë të fshatit Çërçec  kanë protestuar  para objeketit të EVN në “Gjorçe Petrov”, për shkak të siç deklarojnë banorët e Gërçecit, tashmë kanë hyrë në ditën e tretë që nuk kanë energji elektrike. Banorët  ankohen se nuk mundë t’ia dalin në muajin e Ramazanit pa rrymë, ata gjithashtu ankohen edhe për mos mundësinë për t’u ngrohur, pasi edhe temperaturat kanë pësuar rënie. Banorët e Gërçecit paralajmërojnë se nëse nuk plotsohen kërkesat e tyre,do ta radikalizojnë protestën, siç paralajmërojnë ata, do t’i bllokojnë edhe disa udhëkryqe kryesore në Gjorgje Petrov. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Një pjesë e produkteve me çmime të ngrira do të shtrenjtohen për shkak se është shtrenjtuar importi. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur se të martën e javës së ardhshme do të ketë korrigjime në disa prej çmimeve pasi kanë konstatuar se importuesit kanë raportuar çmime më të larta në Drejtorinë doganore. KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË “Aq sa janë rritur çmimet e importit të produkteve të caktuara, do të rritet edhe çmimi i ngrirë. Nëse ka ulje të çmimeve që janë paraqitur në Drejtorinë doganore, çmimi i atij produkti do të ulet në përqindje të asaj…

Lexo më Shumë

Shpenzimet e jetesës dhe çmimet me pakicë në mars janë zvogëluar për 0,1 për qind në krahasim me shkurtin, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.Ulje të indeksit të shpenzimeve të jetesës ka tek buka dhe drithërat për 4,7 për qind, qumështi për 4,6 për qind, vaji dhe gjalpi për 2,4 për qind, djathi dhe gjiza për 2,2 për qind, frutat e freskëta dhe të ngrira për 1,2 për qind, peshqit dhe frutat e detit për 0,8 për qind dhe vezët për 0,2 për qind.Rritje e shpenzimeve të jetesës është shënuar tek perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patateve dhe…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në video fjalimin e tij në Forumin e Mbrojtjes 2023, deklaroi se Maqedonia e Veriut kontribuon aktivisht në sigurinë kolektive, ka vend dhe zë të barabartë në tryezën e NATO-s dhe gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancë.“Sot, Maqedonia e Veriut ka një vend në tryezën e NATO-s, një zë të barabartë në diskutimet tona dhe gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancës së NATO-s. Kohët e fundit, Maqedonia e Veriut është përballur me sulme hibride të qëllimshme dhe të vazhdueshme, duke përfshirë kërcënime me bomba dhe sulme kibernetike. Por ju nuk ishit vetëm. Ekspertët…

Lexo më Shumë

Në 75-vjetorin e saj, që përkon me Ditën Botërore të Shëndetit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nis fushatën “Shëndet për të gjithë”. Sigurimi i shëndetit për të gjithë kërkon shërbime shëndetësore të përballueshme, me cilësi të lartë, një fuqi punëtore të fortë shëndetësore që ofron kujdes me fokus pacientët, si dhe politikat kreatore për të investuar në mbulimin e përgjithshëm shëndetësor.“Përvjetori i OBSH-së paraqet një mundësi për të parë sukseset e arritura në fushën e shëndetit publik në të kaluarën, por edhe për t’u fokusuar në përballen me sfidat e së ardhmes me shkencë, zgjidhje dhe solidaritet, thekson mjeku Ane…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në male të borës. Siç kumtoi DPHM, moti nesër do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 10 deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira…

Lexo më Shumë

 Propozim-metodologji e re që bazohet në atë se bruto paga kryesore do të jetë rezultat i bruto pagës minimale si edhe numri i pikëve për pozitën e punës shumëzuar me vlerën e pikës, u tha sot në seancën e sotme të Këshillit Ekonomiko – social (KES). Gjatë diskutimit, siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), sindikatat e kanë rekomanduar metodologjia e pagave me pikë të zëvendësohet me sistemin e pagave në bazë të koeficientit të ndërlikueshmërisë, si metodologji më e thjeshtë. “U dakordua që sindikatat të dorëzojnë propozim me shkrim për propozim-metodologjinë e tyre për përllogaritjen e pagave…

Lexo më Shumë

“Grupi i Zjarrit” nëpërmjet një konference informoi se nga sot edhe zyrtarisht i drejtohen opinion si fraksion brenda BDI-së. Nënkryetari, deputeti dhe anëtar i “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti , tha se nga sot ata po e promovojnë këtë fraksion në BDI,  i cili siç tha Mexhiti, është risi në shtetin tonë, por nuk është risi në Europë. IZET MEXHITI-NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Duke pasur parasysh se po promovojnë çdo ditë dhe po mundohen të promovohen si fronti evropian, atëher nuk kanë asnjë arsye të kundërshtojnë një vlerë evropiane, sepse kështu funskion edhe partia republikane edhe partia demokratike…

Lexo më Shumë

Vasko Kovaçevski ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të SH.A. EMV, në vend të tij pritet të vijë Vasko Stefanov. “Biseduam që në vitin e kaluar, për shkak të përgjegjësive të mëdha të punës, ai dëshiron t’i përkushtohet familjes. Sot në mëngjes ma ka dorëzuar verbalisht dorëheqjen, e cila do të miratohet në seancën e ardhshme të Qeverisë. Qeveria do të rekomandojë që drejtor i ri të zgjidhet Vasko Stefanov, menaxher i logjistikës teknike, me përvojë të madhe”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Lexo më Shumë

I pyetur se si do veprojnë në zgjedhjet e ardhshme se a do të dalin me lista të posaçme, Izet Mexhiti u shpreh se ata sot promovojnë fraksionin që është risi në Maqedoninë e Veriut, po nuk është risi në Evropë. Ai tha se ende ka kohë për zgjedhjet dhe se vlerësojnë se do ta fitojnë betejën brendapartiake.‘Duke e patur parasysh se po promovohen si fronti evropian atëherë nuk kanë asnjë arsye të kundërshtojnë një arsye evropiane. Mendoj që është më e rëndësishme që verdikti apo si mendoni qytetari dhe votuesi se sa a është me status apo jo”, deklaroi…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, njëherit edhe pjesëtarë i “Grupit të Zjarrit”, gjatë konferencës për media tha se ata sot edhe zyrtarisht po ju drejtohen si fraksion brenda BDI-së. “Fatkeqësisht tre vite me radhë kemi ngritur alarmin se nuk respektohet statuti dhe programi i BDI-së, kjo e dëshmon më së miri mos themelimi i organeve. Sot qëndrojmë para jush si fraksion dhe zotohemi se do të jemi zëri i pakontestueshëm i nevojave dhe kërkesave jo vetëm të elektoratit tonë por të gjithë shqiptarëve dhe se këtë zë dhe zotim nuk e heshtim me asnjë kusht. Për ne zëri…

Lexo më Shumë