Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në video fjalimin e tij në Forumin e Mbrojtjes 2023, deklaroi se Maqedonia e Veriut kontribuon aktivisht në sigurinë kolektive, ka vend dhe zë të barabartë në tryezën e NATO-s dhe gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancë.
“Sot, Maqedonia e Veriut ka një vend në tryezën e NATO-s, një zë të barabartë në diskutimet tona dhe gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancës së NATO-s. Kohët e fundit, Maqedonia e Veriut është përballur me sulme hibride të qëllimshme dhe të vazhdueshme, duke përfshirë kërcënime me bomba dhe sulme kibernetike. Por ju nuk ishit vetëm. Ekspertët e NATO-s shkuan në Shkup për të shkëmbyer informacion dhe për të ofruar mbështetje teknike. Ky është një shembull konkret i përfitimeve të NATO-s.
Anëtarësimi gjithashtu ndihmon për t’i dhënë Maqedonisë së Veriut stabilitetin që mbështet rritjen ekonomike dhe ndihmon në zgjerimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut gjithashtu rrit sigurinë e Aleancës sonë duke kontribuar me trupa në grupet tona luftarake në Bullgari, Letoni dhe Rumani dhe duke mbështetur misionet tona në Kosovë dhe Irak.
Ne jemi një familje e demokracive të përkushtuara për të mbrojtur njëri-tjetrin. Të gjithë për një dhe një për të gjithë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg.
Data 29.08.2026
Aktuale
- “Viktor Makedonija”: Si e njoha Fatmir Shehollin dhe çfarë raporte kam pasur!
- PLD: Qeveria të mbajë përgjegjësi për glorifikimin e Ratko Mlladiqit
- BDI: Ratko Mladiç dhe VLEN-i, historia e përbashkët
- Agjencia detare e OKB-së: 400 anije të bllokuara në Gjirin Persik për shkak të luftës në Lindjen e Mesme
- Ndalohet në Durrës anija me naftë, dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse
- PLD kërkon përgjegjësi nga Qeveria për glorifikimin e Ratko Mlladiqit
- Nga “për gjashtë muaj, te nuk ka kushte”: VLEN premtoi duke e ditur se s’ka në dorë asgjë për ndryshimet kushtetuese
- Studentja e Universitetit të Tetovës pjesë e programit ndërkombëtar kërkimor në Gjermani



