Vendimi i Lëvizjes Besa dhe Alternativës për të mos dërguar përfaqësues në grupin punues për ndryshimet kushtetuese është skandaloz dhe paraqet dyftyrësinë e këtyre subjekteve përballë proceseve integruese dhe të ardhmes së qytetarëve. “Arsyetimet e tyre janë të pabaza dhe të paqëndrueshme. Kujtojmë opinionin se grupi punues është formuar pikërisht për të paraqitur propozimet e partive politike dhe aty duhet të sillen vendimet. Kushtëzimet që koncenzusi të arrihet para se të ulen në grupin punues është vetëm një alibi, që shkon pikërisht në dëm të vetë kërkesës për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe në dëm të hapjes së bisedimeve…
Author: almakos
Qeveria sot ka marrë vendim që nga nesër të rritet çmimi i ngrirë i domateve në 95 denarë për kilogram, i njëjti çmim do të jetë edhe për kastravecat, ndërsa qepa do të rritet për 10 denarë. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kjo rritje bëhet si rezultat i asaj që ka pasur ndryshime në çmimet e importit në doganën tonë edhe atë rritje për 30% për disa produkte të caktuara, veçanarisht tek domatet, kastravecat, pasuli dhe qepët. KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË Ka rritje të caktuara të çmimeve të produkteve të ngrira nga java e kalur, për asrsye…
Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, në artikullin e sotëm “Ballkani nuk mund të presë më” për “Blic-in” e Beogradit, duke folur për rifillimin e aktiviteteve italiane në rajon, duke përfshirë edhe takimin ministror në Romë më 3 prill me krerët e diplomacisë së Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe Suedisë, e cila kryeson me Këshillin e BE-së dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësie, theksoi një masë specifike në procesin e integrimeve evropiane të rajonit që ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut,…
Në lidhje me rastin e të porsalindurit të ndjerë në Spitalin Klinik të Manastirit, Ministria e Shëndetësisë njofton se sot Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor është duke kryer inspektim të jashtëzakonshëm. Nga MSH thonë se komisioni ka dalë në terren dhe po mbikëqyret për përcaktimin e rrjedhës së trajtimit të të porsalindurit të vdekur.“Njëkohësisht u formua një komision për mbikëqyrje eksperte, i përbërë nga dy mjekë specialistë gjinekologë, një neonatolog, një anesteziolog, si dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë”. Drejtori i Spitalit Klinik të Manastirit, dr. Aleksandar Obednikovski, paraditen e sotme, ka “dorëzuar në Ministri dorëheqjen e parevokueshme për arsye…
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se deri në afatin e djeshëm në adresën e tyre nga partitë parlamentare kanë ardhur këto propozime për pjesëmarrje në grupin punues për ndryshime kushtetuese. Cvetanka Ivanova-LSDM Arbër Ademi-BDI Remzi Mehmedi-Aleanca për Shqiptarët Sonja Mirakovska-PRSD Nano Ruzhin-PLD Hrista Najdanov-RDM Temellko Risteski-Partia e Pensionistëve Rametulla Kuqi-PDSH Eran Kurtish-Partia për Lëvizjen e Turqve Bejxhan Iljas-Partia Demokratike e Turqve Propozimet nga institucione: Alleksandar Spasov-Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Dragan Tillev-Sekretariati për Çështje Evropiane Shpend Sadiki-Ministria e Punëve të Jashtme Emrat e ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e grupit punues për përgatitjen e…
Ministria e Punëve të Brendshme këto ditë ka pranuar raporte nga qytetarët për një mesazh elektronik të pranuar kinse në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, në të cilin në formë të një lloj kërkese për sqarim gjyqësor, pranuesit të mesazhit i bëhet me dije se është objekt i procedimit ligjor për një sërë veprash penale fiktive, të cilat nuk i ka kryer. Duke vepruar kështu, marrësi i mesazhit ftohet të kontaktojë dërguesin. MPB njofton qytetarët se bëhet fjalë për një mesazh të rremë që nuk është dërguar nga MPB-ja, gjegjësisht BSP-ja. “Këto e-mail janë një…
Shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ane Johansen e vizitoi Universitetin e Tetovës. “Gjatë qëndrimit të saj në Universitetin tonë, ajo fillimisht realizoi një takim të përbashkët me rektorin, prof. dr. Kushtrim Ahmeti, Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, dekanin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Doc. Dr. Vegim Zhaku dhe bashkëpunëtorë të tjerë”, bëhet e ditur në kumtesën e UT-së. Rektori, prof. dr. Kushtrim Ahmeti, fillimisht, zonjën Ane Johansen e informoi me veprimtarinë e Universitetit të Tetovës në përgjithësi, si dhe aktivitetet që i realizon Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë. “Universiteti…
Në mesnatë përfundon afati që ministria e drejtësisë ia dha partive politike dhe institucioneve për të emëruar përfaqësuesin e tyre në grupin e punës që do të merret me ndryshimet kushtetuese. Grupi i punës duhet të ketë 8 deri në 10 ekspertë. Partitë politike dhe disa instituvione i publikuan emrat e përfaqësuesve të tyre. LSDM informoi se në grupet e punës ata do t’i përfaqësojë Cvetanka Ivanova, sekretare gjenerale e parlamentit. Aleanca për Shqiptarët njoftoi se përfaqësues i partisë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese do të jetë deputeti Remzi Mehmedi. Partinë Demokratike Shqiptare do ta përfaqësojë Rametulla Kuqi. BDI-në…
Më 14 dhjetor 2010, ditën kur në Këshillin e Europës në Strasburg ishte miratuar një raport që e kriminalizonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, The Guardian shkruante në titull: “Kryeministri i Kosovës është kreu i rrjetit të trafikimit të organeve njerëzore”, transmeton gazeta Express. Thaçi sapo i kishte fituar sërish zgjedhjet duke e siguruar edhe një mandat në krye të vendit. Atë ditë s’mund ta ketë menduar se ai raport, sikur duke e mashtruar, do ta çonte në burg. Raporti thoshte se “Grupi i Drenicës”, e kontrollonte “trafikimin e organeve”, dhe se udhëheqës ishte Hashim Thaçi. “Kryeministri i Kosovës është kreu…
Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar aksidentin e mbrëmshëm në Itali, në të cilin jetën e kanë humbur tre shtetas të RMV-së. Nga MPJ njoftojnë se bëhet fjalë për Z.S (33), A.K (31) dhe V.I (30). “Ju informojmë se mbrëmë, në qytetin Nica Monferrato, në provincën italiane të Astit, pjesë e rajonit Piemonte, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale për katër pjesëmarrësit, tre prej të cilëve është konstatuar se janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ambasada në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Venecie janë në kontakt të drejtpërdrejtë me institucionet kompetente…
Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e marra nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar në Ndërmarrjen publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi“ – Shkup. “Sektori për kontroll sanitar për periudhën nga 03.04.2023 deri 07.04.2023 merr 184 mostra për analizë fiziko- kimike dhe 184 për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 40 vende matëse në qytetin e Shkupit”. “Konform rezultateve të marra nga ekzaminimet, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18)”, thuhet në raportin javor të Ndërmarrjes.
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (04.09.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 130 gjoba, nga të cilat 72 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjoba për drejtim automjeti pa patentë shofer, katër sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit. “Janë vendosur 4 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe)”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe…

