Nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë, sot në dy aksione të koordinuara së bashku me nëpunës policorë të SPB Veles-NJPB Kavadar dhe NJPB Negotinë, si dhe me SPB Manastir kanë sekuestruar sasi të madhe të marihuanës në dy fabrika për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Në të vërtetë, paraprakisht pas ndrëmarrjes së masave dhe aktiviteteve si dhe dëshmive të siguruara se subjektet juridike kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për kontrollë të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, përkatësisht në…
Author: almakos
Resmi Ejupi i cili nga viti 2020 është emëruar si sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikë Sociale bëri të ditur se nga dita e djeshme është shkarkuar nga pozita. Sipas tij, arsyeja e vetme për shkarkimin e tij nga kjo pozitë është shprehja dhe përkrahja e mendimit ndryshe. “Shprehjen e mendimit të lirë dhe përkrahjen e mendimeve të cilët mendoj se janë në favor të shoqërisë nuk do të ma ndalojë asnjë formë e reperkusionit politik”, shprehet Ejupi. Ai shtoi se do të vazhdojë të jetë pjesë e “Grupit të Zjarrit” për arsye se sipas tij, kjo është…
Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese do të mblidhet pas festave, ndërsa në të nuk ka asnjë përfaqësues të opozitës as nga blloku maqedonas dhe as nga ai shqiptar. Emrat e ekspertëve që do të jenë pjesë e grupit të punës do të publikohen në fillim të javës së ardhshme. Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht për vazhdimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, por qeveria nuk e ka shumicën e nevojshme prej dy të tretave për amendamentet kushtetuese. Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq informoi se pas festave grupi I punës do t’i formulojë propozimet për amendamentet kushtetuese. Pas atij…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Akademi në përkujtimore kushtuar studentit, dëshmorit të kombit, Alban Ajeti, tha se itineraret e rrugëve që kanë ndjekur dëshmorët e ndërtojnë hartën e lirisë së kombit në të cilën çdo vend dhe çdo udhë duhet regjistruar dhe shënuar me përpikëri. “Me nofkën pëllumbi Alban Ajeti kishte luftuar si luftëtar i brigadës 171 në zonën operative të Karadakut. Vërtetë jetët e dëshmorëve janë prerë nëpër betejat por zgjatimet e tyre shtrihen nga e kaluara e kohës së luftës drejt të tashmes tonë në pafund forma. Albani nuk arriti të përfundonte studimet për farmaci dhe nuk arriti…
Në aksioni për kontroll të automjeteve që kryejnë transport të nxënësve policia gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 47 gjoba. Nga MPB shtojnë se 8 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik. “Gjatë ditës së djeshme (13.04.2023) në periudhën prej orës 12:00 deri në ora 16:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer aksion për kontroll të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 47 kundërvajtje në trafik. Tetë automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik”, thonë nga MPB.
Nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup përmes një njoftimi sot kanë apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes dhe mos të bien preh e mashtrimeve në lidhje me marrjen e termineve për viza pune. Nga kjo Ambasadë kanë përmendur rastin e fundit me arrestimin e dy grave nga Gostivari për mashtrim me viza, ndërkaq japin disa këshilla për kujdes edhe në sigurimin e certifikatave për njohje të gjuhës. “Të nderuar aplikues, një ndarje e drejtë dhe transparente e termineve për parashtrimin e kërkesave për viza, si edhe shqyrtimi i kërkesave Tuaja në përputhje me ligjet aktuale, janë interesi ynë i…
Ministri për Punë të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim i Mbretërisë së Spanjës, José Manuel Albarez Bueno, sot, më 14 prill 2023 do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Përveç takimit me nikoqirin e tij, Ministrin Osmani, Ministri Albarez do të takohet edhe me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. Nga MPJ-ja njoftojnë se krahas marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, në fokus të bisedimeve pritet të jetë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, në dritën e presidencës së ardhshme të Spanjës me…
Statusi i procesit të paqes ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe çështjet humanitare të lidhura me të, si dhe bashkëpunimi me OSBE-në në mbështetje të agjendës së reformave të vendit, ishin në fokus të bisedimeve me Kryeministrin dhe Presidentin e Armenisë, me të cilët Ministri Bujar Osmani u takua sot në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së. Siç informoi MPJ, Osmani me kryeministrin armen, Nikol Pashinjan, biseduan për qëndrimin e Jerevanit, veçanërisht në lidhje me çështjet e sigurisë, i cili, siç tha Osmani, është pragmatik duke pasur parasysh situatën aktuale. Ai shtoi gjithashtu se OSBE, si një partner afatgjatë ndërkombëtar i Armenisë,…
Inspektorati Shtetëror i Tregut nga 27 marsi deri më 9 prill ka kryer mbi 1100 kontrolle në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka informojnë se kanë mbledhur dhe lëshuar mbi 230 urdhërpagesa për kundërvajtje në vlerë prej mbi 7.727.000 denarë. “Janë konstatuar shkelje në disa subjekte ekonomike, për të cilat janë lëshuar urdhërpagesa në shumë prej mbi 110.000,00 denarë”, inforomoi Inspektorati. Inspektorati Shtetëror i Tregut theksoi se do të vazhdojë të zbatojë intensivisht kontrollet dhe mbikëqyrjet pas vendimeve të Qeverisë. Qeveria më 28 shkurt miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, mbajti fjalim në manifestimin ku u prezantuan projektet e suksesshme të realizuara të mbështetura në kuadër të Projektit për Konkurrueshmëri Lokale dhe Rajonale, e cila u mbajt në bodrumin e verës “Lazar” në Kavadar. Në fjalimin e tij zëvendëskryeministri Bytyqi tha se programi për mbështetjen e konkurrueshmërisë lokale dhe rajonale në turizëm përmban 3 komponentë, mbështetje teknike për zhvillimin e turizmit, përmirësimin e menaxhimit të destinacioneve dhe përmirësimin e mjedisit dhe investimin në destinacionet turistike me vlerën totale të buxhetit për realizim i cili arrin…
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski derisa komentoi qëndrimin e opozitës maqedonase rreth ndryshimeve kushtetuese, tha se është në dorë të deputetëve që të demonstrojnë kapacitet demokratik dhe të vendosin për ardhmërinë evropiane të qytetarëve.“Lidhur me Komisionin, ajo veçmë është në proces të formimit në Ministrinë e Drejtësisë, kjo ministri veçmë ka publikuar një pjesë të anëtarëve që janë propozuar nga partitë politike, në të ardhmen do të publikoj edhe ekspertët që do të marrin pjesë, pasi ta bëj këtë ministria e Drejtësisë atëherë do të filloj me punë komisioni i cili do të duhet të përgatis amendamentet, që më pas,…
Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, analistja politike, Nikica Korubin tha se të gjitha projektet rajonale duhet të jenë nën procesin e Berlinit, dhe se ajo është projekti i vetëm të cilin e udhëheq Bashkimi Evropian. “SHBA pjesërisht nuk janë kundër, nuk mund të themi se i japin përkrahje… Procesi i Berlinit është i imagjinuar si të gjithë 6 vendet nga Ballkani Perëndimor të cilët ende nuk janë të integruar, në një farë mënyre thënë të jenë nën monitorimin e BE-së. Ballkani i Hapur edhe pse është ngjitur rreth atij procesi, ja ne përkujdesemi për komunikimin e njerëzve, leje pune dhe…

