Author: almakos

Drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi në emisionin “Intervistë në Shenja”, zbuloi një detaj interesant se si konsorcioumi “Bechtel dhe Enka” në vitin 1996 i kishte ofruar Maqedonisë së Veriut ndërtimin e koridorit 8. “Nga ajo që kam parë dhe në arkivat e ndërrmarjes publike për rrugë shtetërore kam gjetur se konsorcioumi “Bechtel Enka” në vitin 1996 i ka ofruar Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar koridorin 8, nga “Deve Bair” deri në “Qafë Thanë”. Që do të thotë ta ndërton me mjete të veta dhe të menaxhojë për 25 vite autostradën dhe nuk është pranuar një…

Lexo më Shumë

Drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi, në emisionin “Intervistë në Shenja” tregoi detaje se si do të bëhet ndërtimin i autostradës në koridorin 8 nga “Bechtel – Enka” “Kur bëhet fjalë për marrëveshjen me Bechtel – Enkan, duhet të potencojmë se në bazë të këtij modeli, së pari do të përcaktohet korridori i autostradës që në bazë të saj do të jetë i barasvvlershëm me projektin infrastrukturor dhe në bazë të kësaj menjëherë do të fillojmë shpronësimin e të gjitha parcelave ku do të kalojë korridori i rrugës. Por paralelisht me shpronësimin kalojmë edhe në projektim. Se…

Lexo më Shumë

Nën moton “Punëtorët janë shteti”, Këshilli i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë me propozim të Kryesisë së LSM-së, njëzëri solli vendim të organizojë protestë për 1 Maj në Ditën Ndërkombëtare të Punës. “U bëjmë thirrje sindikatave tona simotër, të gjithë punëtorëve dhe qytetarëve, pensionistëve, punëtorëve falimentues, të papunëve dhe studentëve të këtij vendi, është koha që ata të na bashkohen dhe të na mbështesin, pra të na bashkohen pa rezervë në të gjitha aktivitetet në këtë rrafsh që do të ndërmarrim në periudhën e ardhshme. Është e palejueshme në Maqedoni që funksionarët të rrisin pagat prej 78 për qind, kurse…

Lexo më Shumë

Në prag të festës së Fitër Bajramit, qytetarët kanë vërshuar tregjet dhe butiqet, për t’u përgatitur për këtë festë. Sikurse qytetarët ashtu edhe tregtarët ankohen për çmime të larta, ata deklarojnë se pavarësisht çmimeve të larta duhet patjetër për t’i blerë gjërat kryesore, sikurse ëmbëlsira, produktet e mishit dhe rroba për fëmijët. QYTETAR “Po, jemi përgatitur ngadalë-ngadalë, kemi blerë naj arrë, naj kore për bakllava që t’i gëzojmë fëmijët, ta gëzojmë të gjithë familjen. Çmimet ishin shtrenjtë pak, po çfarë të bëjmë duhet me ble për Bajram mi gëzu fëmijët, çfarë të bëjmë për të varfëritë është shumë vështirë” QYTETAR…

Lexo më Shumë

Rasti me anesteziologun nga Tetova, si asnjëherë më parë ka alarmuar institucionet. Urgjentisht është sanksionuar mjeku dhe është në paraburgim, deklaron Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti duke shtuar se më këtë rast do të veprohet edhe më tej në bazë të raportit nga Oda e Mjekëve. “Në korniza ligjore, ai shtatë vite do të jetë pa licencë, derisa përfundon procedura gjyqësore. Kur të përfundojë ka mundësi që përjetësisht të mbetet pa licencën”, tha Fatmir Mexhiti. Ministri Mexhiti në takim me gazetarët theksoi se edhe ai kishte marrë informacione të pakonfirmuara për sjellje të pandërgjegjshme të mjekut, por se nuk ka…

Lexo më Shumë

Drejtori i SH.A. “Ndërtim dhe menaxhim i hapësirës banuese dhe biznesore me rëndësi për Republikën”, Zoran Gjorgiev tha se ka rënie në çmimin e materialit ndërtimor dhe pritet që i njëjti trend të vazhdojë. Gjorgiev thotë se me rënien e çmimit të materialit ndërtimor, pritet të bie edhe çmimi i banesave për metër katrorë. “Sipas asaj drejt së cilës ka lëvizje, ka disa ulje në çmimet e materialeve të ndërtimit dhe çmimet në çdo rast do të bien. Ne si kompani jemi thjesht kompani shtetërore që jemi edhe rregullator i çmimit, për këtë për kohë të shkurtër do të nis…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 21 prill 2023 (e premte) , dita e parë e Fitër Bajrami është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e fesë myslimane në vend festën e Bajramit.

Lexo më Shumë

Ditën e premte (21 prill) besimtarët muslimanë do të festojnë Fitër Bajramin. Pas mbarimit të muajit të Ramazanit, vijon festa e Fitër Bajramit ku gjithë besimtarët e fesë Islame festojnë në mbarë botën. Në Maqedoninë e Veriut falja e namazit të Bajramit do të bëhet në ora 6 e 25.

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se korridoret 8 dhe 10-D do të ndërtohen dhe se vendi do të integrohet në Bashkimin Evropian, njësoj siç u anëtarësua në NATO. Sipas tij do të zhgënjehen të gjithë ata të cilët vendit ia dëshirojnë të kundërtën. “Korridori 8 do të filloj të ndërtohet, korridori 8 do të ndërtohet dhe korridori 10-D. Ashtu që të gjithë ata që nuk duan ta shohin shtetin me infrastrukturë moderne, që nuk duan ta shohin shtetin të lidhur me vendet e rajonit, që nuk duan ta shohin shtetin pjesë e Bashkimit Evropian, për fat të keq…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi, njoftojnë nga LAMM. Nga atje informojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në seancën e sotme të 147-të e shqyrtoi dhe e miratoi Informaconin për dhënien e pëlqimit, për marrjen e obligimeve për pagesën e së cilës nevojitet përdorim të mjeteve buxhetore në tre vitet e ardhshme, të Ministrisë së Shëndetësisë, për furnizim të sistemit për ndjekje  (monitorim)  të glukozës. Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, bëhet fjalë për një sistem për ndjekje (monitorim) të glukozës, të bazuar në sensorë, të destinuar për pacientët me diabet tip 1, për periudhën prill  të vitit 2023 deri në prill të vitit 2025. “Sigurimi i një sistemi të…

Lexo më Shumë

Qasja sistematike në luftën kundër tregtisë me njerëz dhe përkushtimi për t’i dhënë fund skllavërisë bashkëkohore janë atributet kryesore të OSBE-së dhe kjo Organizatë është e orientuar drejt veprimeve dhe zgjidhjeve që mund t’i arrijmë së bashku, theksoi Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili përmes një video-fjalimi e hapi Konferencën e 23-të të Aleancës për Luftën kundër Tregtisë me Njerëz me titull “Lidershipi nacional për t’i dhënë fund tregtisë me njerëz”, që po mbahet sot dhe nesër, në Vjenë. Osmani, siç thuhet në kumtesën e MPJ-së, theksoi se tema e Konferencës është aktuale…

Lexo më Shumë