Author: almakos

Emrat e ekspertëve që do të jenë pjesë e grupit të punës pritet të publikohen gjatë ditës së sotme. Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq ditë më parë informoi se pas festave  grupi  I punës do t’i formulojë propozimet për amendamentet kushtetuese. Pas atij formulimi pritet që të ketë debat publik e më pas propozimi do të hyjë në Kuvend. Mariçiq tha se Maqedonia  e Veriut nuk ka kohë për të humbur dhe Kushtetuta duhet të ndryshohet sa më shpejt, sepse gjithnjë e më shumë shtrohet çështja për të ardhmen e pasigurt evropiane të vendit. Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski  gjithashtu tha se…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva Stardelova, tha se organet e Odës së Mjekësisë kanë iniciuar procedurë kundër anesteziologut tetovar I cili ka shpërndarë pamje direkte të pacienteve në njërën nga sallat e spitalit. Komisioni i Etikës ka konstatuar se Valon Dervishi ka shkelur disa norma etike. Vendimi përfundimtar  thonë ata pritet javën e ardhshme. Dënimi maksimal që ai mund të marrë është heqja e licencës për një periudhë maksimale prej shtatë vjetësh, njoftoi Grivçeva. KALINA GRIVÇEVA STARDELOVA, KRYETARE E ODËS SË MJEKËVE “Tema është incidenti në Spitalin klinik të Tetovës, ku një mjek në këtë institucion shëndetësor fatkeqësisht…

Lexo më Shumë

Edhe të rinjtë e Bashkimit Demokratik për Integrim të ndarë në fraksione.  Nënkryetari i Forumit Rinor të BDI-së, Jetmir Asani, kritikon qeverinë dhe ministrat po të kësaj partie. Ky fraksion i të rinjve në BDI, kërkojnë që lojërat e fatit të dislokohen 3 km nga vendbanimet dhe nëse nuk realizohet kjo kërkesë ata deklarojnë se do të marrin masa tjera  demokratike. Asani informon se është duke u themeluar një video-lotari nga qeveria.  “Dhe njëkohësisht qeverinë e lojërave të fatit e ftojmë të vendos gishtin në kokë se nëse 10 mi të rinjë e braktisin   vendin për në kurbet, por ky…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje është kryer kontrolle intensive në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar të gjithë shoferët që tejkalojnë shpejtësinë, me çka janë shqiptuar 244 gjoba. Nga ato 13 automjete kanë lëvizur me 50 kilometra në orë më shumë se sa është e lejuar, ndërsa katër automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se sa është e lejuar. Prej këtyre 99 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 145 jashtë vendbanimeve. Siç njoftojnë nga policia dy shoferë kanë vozitur me 222 dhe 246 kilometra në orë.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar në lidhje me akuzat e VMRO-DPMNE-së, duke thënë se kjo parti përmes përdorimit të gënjeshtrave krijon tensione dhe ndarje etnike në shoqëri. Reagimi i plotë i Osmanit në facebook: Është e çuditshme sjellja e VMRO-DPMNE-së opozitare, e cila ndonëse vetëdeklarohet si parti që i mbron vlerat konservatore, gjatë festimit të festave të Pashkëve, më konkretisht – të Shtunën e Madhe, apo Ditën e Heshtjes dhe Pushimit të Thellë, përmes përdorimit të gënjeshtrave dhe fakteve tërësisht të imagjinuara krijon tensione dhe ndarje etnike në shoqëri. Në shenjë respekti për bashkëqytetarët tanë, të…

Lexo më Shumë

Përfitimet shëndetësore nga agjërimi. Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të gjitha ushqimeve ose pijeve kalorike, për arsye terapeutike, shpirtërore ose politike. Së pari, agjërimi është po aq i vjetër sa vetë historia, tregojnë studiuesit. Në ditët parahistorike, paraardhësit tanë ushqeheshin kur kishte ushqim dhe agjëronin kur nuk kishte. Kjo ishte një mënyrë mbijetese efikase. Agjërimi është sot pjesë e kremtimeve të ndryshme fetare, duke filluar nga feja myslimane, hebraike, e krishtere dhe ajo ortodokse. Besimtarët e këtyre feve agjërojnë për një total prej 180-200 ditësh çdo vit. Në mjekësi, agjërimi është…

Lexo më Shumë

Qeveria e Grubit dhe Kovaçevskit të publikojnë marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve dhe t’ia tregojë opinionit. Nuk mund të ketë klauzola sekrete kur kemi të bëjmë me miliona para të qytetarëve. Fshehja e marrëveshjes nënkupton vetëm një gjë, dyshja kriminale Grubi-Kovaçevski ka dëmtuar qytetarët dhe shtetin, thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-së. VMRO-DPMNE “Nëse në kontratë nuk kishte asgjë të diskutueshme dhe kriminale, Grubi dhe Kovaçevski do ta kishin publikuar deri tani. Në vend që të kujdesen për interesat e qytetarëve dhe Maqedonisë, ata i pranuan të gjitha pozitat e një kompanie private dhe kështu mbrojtën interesat e saj”.Ndaj…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në ora 22:00 nga ana e nëpunësve policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar në rr. “E Ilindenit” nga liria janë privuar D.N. (29) nga Gostivari, A.SH. nga f. Llakavicë dhe A.B.(32) nga f. Zdunjë. Siç kumtoi MPB, te D.N. dhe tek A.SH. janë gjetur dhe sekustruar dy qese me kokainë, kurse tek A.B. është gjetur dhe sekuestruar sasi më e madhe e të hollave në valuta të ndryshme. Personat janë privuar nga liria kurse pas dokumentimit të plotët ë rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës

Lexo më Shumë

Ndaj deklaratës së VMRO-DPMNE-së kanë reaguar nga LSDM, nga e cila parti kanë theksuar se partia opozitare është simbol i provizioneve nga autostradat kineze, ndërsa vazhdon tu kundërvihet projekteve strategjike në vend. “Sknadaloze dhe e pa përgjegjshme VMRO-DPMNE, partia peng e “Të Majtës” pro ruse, i akuzojnë SHBA-të dhe kryesinë e punimeve Bektel për korrupcion. Ndërtimi i korridorit 8 dhe koridorit 10D është historikisht investimi më i madh në infrastrukturën rrugore, diçka që është folur me dekada, sot po realizohet në interes të shtetit dhe qytetarëve. Derisa LSDM dhe shteti po investojnë në projekte kapitale strategjike, në VMRO-DPMNE nuk ka…

Lexo më Shumë

Qeveria e Grubit dhe Kovaçevskit të publikojnë marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve dhe t’ia tregojë opinionit. Nuk mund të ketë klauzola sekrete kur kemi të bëjmë me me miliona para të qytetarëve. Fshehja e marrëveshjes nënkupton vetëm një gjë, dyshja kriminale Grubi-Kovaçevski ka dëmtuar qytetarët dhe shtetin, thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-së. “Nëse në kontratë nuk kishte asgjë të diskutueshme dhe kriminale, Grubi dhe Kovaçevski do ta kishin publikuar deri tani. Në vend që të kujdesen për interesat e qytetarëve dhe Maqedonisë, ata i pranuan të gjitha pozitat e një kompanie private dhe kështu mbrojtën interesat e saj.…

Lexo më Shumë

Hoxha i njohur nga Shqipëria, Ahmed Kalaja, ishte paralajmëruar se do të jetë për vizitë sot në xhamitë e Shkupit. Megjithatë, atij i është ndaluar hyrja në kufij, me arsyen se “paraqet kërcënim për rendin publik, sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut. Lidhur me rastin ka reaguar edhe hoxha në rrjetin social facebook. “Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vertetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa. Kam udhëtuar kudo në Evropë edhe Britani edhe asnjë pengesë. Mirëpo politikat shoviniste të Shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqipëtarëve…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rreth 190 mijë persona në Maqedoninë e Veriut nga mosha 25 deri në 54 vjeç nuk janë të punësuar, as nuk kërkojnë punë, përkatësisht klasifikohen si popullatë joaktive, raporton Evropa e Lirë. Sipas të dhënave të fundit të statistikave shtetërore, që janë të vitit 2021, janë ende 130 mijë persona të tillë të moshës 55 deri në 64 vjeç dhe mbi 20 mijë nën moshën 24 vjeç, të cilët nuk janë nxënës apo studentë. Janë gjithsej 340 mijë persona më të rinj se 64 vjeç, të cilët nuk janë të përfshirë në…

Lexo më Shumë