Author: almakos

Turma të madhe në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” ka edhe gjatë kësaj fundjave të vazhduar. Për dallim nga vendkalimet tjera kufitare, pritjet janë të gjata deri në një orë për dalje nga kufiri. Pjesa më e madhe e automejteve janë nga Maqedonia dhe Serbia, ndërsa për shkak të turmës së madhe, qytetarët presin edhe jashtë automjeteve. Janë hapur kontrolle nga ana e Maqedonisë në mënyrë që të kalohet më shpejtë për në Greqi./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski u shpreh se Qeveria për dy ditë radhazi hesht në lidhje me informacionet e fundit rreth marrëveshjes për autostradat e që kanë të bëjnë me punëtorët e huaj që do të angazhohen dhe puna e të huajve pa leje pune dhe leje banimi. “Për këtë arsye sot publikoj dy dokumente që sipas informatorëve që na dorëzuan janë pjesë e marrëveshjes për ndërtimin e autostradës. Bëhet fjalë për Planin 11 nga marrëveshja që ka të bëjë me numrin e punëtorëve dhe planin për punë. Aty definohet se sa punëtorë do të punojnë në ndërtimin e autostradës…

Lexo më Shumë

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, të dielën do të lëshohet linja e re ajrore Frankfurt-Shkup, e kompanisë gjermane “Lufthansa”, e cila do të shënojë hyrjen e kësaj kompanie ajrore në tregun e Maqedonisë së Veriut. Siç njoftojnë nga TAV Maqedoni, hapja e linjës së re do të shënohet me aterimin e avionit të parë të Lufthansas nga Frankfurti në Aeroportin e Shkupit. Në këtë manifestim është planifikuar të marrin pjesë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ambasadorja gjermane Petra Drexler, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak dhe drejtori rajonal i grupit Lufthansa Peter Pulem. Linja e re…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, sot në ditën e Fitër Bajramit ka uruar qytetarët për Festën e Fitër Bajramit. Ndjenja solemne dhe rrezatimi i ngrohtë depërton në zemrat dhe shtëpinë e secilit. Shpresoj se në periudhën që e lëmë pas, arritëm të nxjerrim më të mirën nga vetja. Se arritëm të ndajmë me të afërmit, me të njohurit dhe nevojtarët fjalë shprese, vepra solidariteti, respekti dhe mirëkuptimi, por mbi të gjitha, të ndajmë tryezën dhe gjithë që kemi. Mirëqenia ekonomike dhe ngrohtësia familjare le të sundojë në çdo shtëpi në këtë ditë të madhe. Për shumë vjet Ramazan Bajrami!

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit. “Ju uroj që ditët e festave t’i kaloni në paqe dhe harmoni të mbushura me lumturi e gëzim dhe duke ndarë dashurinë me fqinjët tuaj. Pavarësisht përkatësisë fetare, etnike dhe politike, le të kemi mirëkuptim dhe respekt për të gjithë bashkëqytetarët tanë”, shkruan Pendarovski.

Lexo më Shumë

Redaksia e Televizionit SHENJA të gjithë besimtarëve muslimanë jua uron festën e Fitër Bajramit. Paqja dhe gëzimi mbizotërofshin në familjet tuaja. Besimtarëve, Zoti ua pranoftë agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit! The post Redaksia e televisionit Shenja jua uron festën e Fitër Bajramit! appeared first on TV SHENJA.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Vjenë, në kuadër të vizitës dyditore të punës, realizoi takim me kancelarin austriak Karl Nehammer, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. Të dy bashkëbiseduesit, theksojnë nga atje, shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballen vendet evropiane, si dhe për pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike. “Kryeministri Kovaçevski e njohu kancelaren austriake me zhvillimet aktuale të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, shprehu kënaqësinë e tij se si po shkon procesi i shqyrtimit dhe procesi i reformave në vend. Kovaçevski e falënderoi Nehamerin për mbështetjen e përgjithshme nga Austria për procesin…

Lexo më Shumë

Shoqata kulturore “Vizioni M” dhe Shoqata Edukative “Parimi Kultutor” edhe këtë vit realizuan manifestimin kulturor tradicional, “Kandilat e Bajramit”, manifestim ky që iu dedikohet fëmijëve për nder të festës së Bajramit. Këtë vit fëmijët shëtitën rreth rrugëve të Shkupit me autobus.  Autobusi i stërmbushur me fëmijë, nga xhamia Mustafa Pashë, vazhdoi nëpër rrugët e komunës së Çairit për të përfunduar rrugëtimin në Çarshi tek sheshi para xhamisë Murat Pashë, ku për fëmijët ishin organizuar aktivitete të ndryshme. Erduan Dauti nga Shoqata “Vizioni M” tha se ky aktivitet organizohet për vite me radhë dhe ka për qëllim emocionet dhe gëzimin e…

Lexo më Shumë

Në Qendrën për trajnim policor në Gjorçe Petrov,  ka filluar  operacioni i përbashkët FRONTEX në Maqedoninë e Veriut, e cila do të zgjasë deri i më 24 janar 2024, me mundësi zgjatjeje. Operacioni synon të mbështesë shërbimet shtetërore në kontrollin kufitar dhe menaxhimin e migracionit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se FRONTEKS-i mbron kufijtë e shtetit, sigurinë, gjuhën dhe identitetin  maqedonas,  sipas të parit të Qeverisë e vetmja rrugë e qëndrueshme për vendin është Bashkimi Evropian. DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Për ne FRONTEKS do të thotë mbrojtje e kufijve tanë, do të thotë mbrojtje e integritetit territorial dhe sovranitetit…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, vizitoi kompaninë Brainchild Production, e cila prodhon pajisje sportive të destinuara për sporte ujore me erë, ose më saktë pajisje që përdoret për surfing në sipërfaqe ujore. Në deklaratën e tij pas vizitës, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se Brainchild është një kompani progresive dhe ambicioze që planifikon zhvillimin e saj në Maqedoninë e Veriut, që është një konfirmim se në vendin tonë kemi një mjedis ekonomik tërheqës dhe stimulues që krijon besim dhe siguri te investitorët dhe i inkurajon ata…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit shkurt 2023 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2022, është 113.0. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Ndërtimtaria (21.3%), Informimi dhe komunikimi (18.5%) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (16.5%). Ulje e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Transporti dhe magazinimi (9.7%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (9.2%) dhe Veprimtaritë e patundshmërisë (6.1%). Paga mesatare mujore…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike propozoi paraburgim për dy persona që dyshohen se gjatë ditës së djeshme kanë kryer veprën penale trafikim me emigrantë. “Zyrtarët policorë dje në orët e hershme të mëngjesit, gjatë kryerjes së detyrave, në parking hapësirën te “Kazerma e vjetër” në Gjevgjeli” kanë zbuluar të dyshuarit duke kryer veprën penale”, thonë nga Prokuroria. Nga Prokuroria thuhet se gjatë arrestimit, njëri nga të dyshuarit ka tentuar ta sulmojë fizikisht policin dhe është shkrepur një plumb nga pistoleta zyrtare nga ku edhe ka mbetur e vdekur emigrantja e cila ka qenë në pjesën e pasme të automjetit. Gjykatësi në procedurë paraprake…

Lexo më Shumë