Drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi tha se në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D është paraparë që të krijohet ekip i veçantë për shpronësim. Rustemi tha se pret që të ketë ekspertë të interesuar në lidhje me shpalljen që tashmë vijon, për angazhim në realizimin e Korridorit 8 dhe 10D. “Jemi konsultuar edhe me institucione tjera, normalisht e kemi ndryshuar edhe sistematizimin në ndërmarrjen publike dhe në këtë ekip kemi dy reparte, një repart për inxhinierë, ku janë paraparë inxhinierë për ndërtim, specialistë për ndërtim, janë paraparë inxhinierë që do ta ndjekin projektimin, ekspert për mjedis jetësorë dhe…
Author: almakos
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se të enjten, më 27 prill, do të vendosë regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit me rastin e qëndrimit të një delegacioni të lartë të Republikës së Kosovës. Kufizimi i përkohshëm i qarkullimit do të fillojë nga ora 5 e mëngjesit deri në përfundim të vizitës zyrtare. Siç njoftuan nga komuna, për vizitë do të vijë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Gjatë kësaj periudhe do të ndalohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Iliria”, nga kryqëzimi me rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” deri në kryqëzimin me rrugën “Bllagoja Toska”. Gjithashtu, nuk…
Sindikata e Qendrës së Provimeve Shtetërore nga dita e sotme ka hyrë në grevë të përgjithshme për shkak të refuzimit të Ministrisë së Financave për të pranuar kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes kolektive, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike sociale të anëtarëve të saj, informojnë nga kjo sindikatë. Ata theksojnë se të 29 punëtorët janë anëtarë të sindikatës dhe gjendja e grevës, e cila do të zgjaste më shumë se një javë, do të nënkuptonte pamundësi të kryerjes së maturës shtetërore. “Të gjitha proceset që janë në juridiksionin e Qendrës Shtetërore të Provimeve (maturat shtetërore, testimet…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka deklaruar se gurthemeli i korridorit 10D do të vendoset më 12 maj. “Më 12 maj do të vendoset edhe gurthemeli i projektit korridori 10D. Po flitet për projektin më të madh në historinë e vendit, me një rëndësi strategjike jo vetëm për vendin por për mbarë rajonin. Një projekt me përfitim të mirë ekonomik për të gjitha kompanitë vendore të ndërtimit, për punëtorët tanë, pasi 51 përqind të resurseve punëtore do të jenë vendas”, deklaroi Grubi. Grubi ka deklaruar se për projektin ka patur takime edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili,…
Është anuluar seanca e sotme gjyqësore për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona. Seanca u anulua pasi ish-drejtori i spitalit, Florim Besimi nuk ishte prezent për arsye shëndetësore. Nga gjykata njoftuan se seanca e radhës pritet të mbahet me 10 maj, në ora 10:00. Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Tetovë duhej të jepeshin fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të akuzuarve, të cilët ngarkohen për disa vepra penale lidhur me zjarrin në spitalin modular në shtator të vitit 2021. Procedura e dëshmive në procesin gjyqësor ka përfunduar me dëshmitarët e fundit…
Organizata sindikale e Qendrës shtetërore për provime (OSQSHP-SVSM) prej sot filloi me Grevë të përgjithshme, për shkak të mosmarrjes së pajtueshmërisë për Kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes kolektive nga ana e Ministrisë së Financave, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike dhe sociale të anëtarëve të saj, kumtuan prej aty. “Të gjitha proceset në juridiksionin e Qendrës Shtetërore të Provimeve (Matura Shtetërore, testimi shtetëror, trajnimi dhe provimi për drejtorët, provimet e praktikantëve, testimi ndërkombëtar TIMS etj.) do të ndërpriten deri në marrjen e miratimit nga Ministria e Financave”, tha thuhet në njoftimin e Sindikatës.Nga atje shtojnë se…
Deputeti dhe kordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në një prononcim për media ka folur rreth bllokadës që po i bën opozita ndryshimeve ligjore që do të lehtësonin procedurat për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Siç raporton indeks.mk, Ademi ka thënë se opozitës maqedonase i mungon guximi dhe ajo ka frikë që para qytetarëve të thotë se në mënyrë direkte është kundër ndërtimit të këtyre dy Korridoreve. Ai ka shtuar se qytetarët vazhdimisht janë dëmtuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe partia e Mickoskit po e bën përsëri të njëjtën gjë, me bllokimin e ligjit për realizimin e investimit siç…
Aktualisht po punohet në ekspertizën e materialeve dhe provave në mënyrë që të mund të ngriten kallëzime penale kundër grupit të lokalizuar që në periudhën e kaluar ka dërguar kërcënime hibride, deklaroi sot ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me grupin që dërgonte kërcënime përmes adresave Aj-Pi në Iran dhe Rusi, ministri konfirmoi se ai është lokalizuar në bazë të aktiviteteve kriminale në të cilat punojnë sektorët për luftimin e terrorizmit, për trajtimin e krimit dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar policor. “Në fillim kur filluan sulmet e tilla, ne njoftuam se…
Anesteziologut Valton Dervishi, i cili postoi video drejtpërdrejt në rrjetin social TIK-TOK, në repartin e gjinekologjisë në spitalin e Tetovës, i është marrë licenca e mjekut dhe të njejtit i është ndaluar të ushtrojë profesionin për 7 vjet. Ky është vendimi i “Këshillit të ndërit pranë Odës së mjekëve”. Sipas rregulloreve ligjore, ky është dënimi maksimal që mund të vendoset për shkelje etike në punë. KËSHILLI I NDERIT PRANË ODËS SË MJEKËVE “Oda e Mjekëve, nuk do të lejojë që dinjiteti dhe reputacioni i mjekëve të kërcënohet nga sjellja e papërgjegjshme e individëve. Me vendimin e sotëm, organet e Odës,…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se me vëmendje ndjek zhvillimin e situatës në Republikën e Sudanit. Sipas informacioneve të deritanishme të marra nga Ambasada e RMV-së në Kajro, si Përfaqësi diplomatiko-konsullore kompetente për Sudanin, për momentin nuk ka shtetas të RMV-së me banim në këtë vend, dhe në të njëjtën kohë që nga fillimi i tensioneve në vend, nuk është regjistruar asnjë thirrje nga qytetarët e RMV-së që kanë nevojë për ndihmë.“Me këtë rast, apelojmë nëse ka shtetas tanë që ndodhen në territorin e Sudanit të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së…
Anesteziologu Valton Dervishi, i cili postoi video drejtpërdrejt në rrjetin social TIK-TOK, në repartin e gjinekologjisë në spitalin e Tetovës, i është marrë licenca e mjekut dhe të njëjtit i është ndaluar të ushtrojë profesionin për 7 vjet. Ky është vendimi i “Këshillit i nderit pranë odës së mjekëve”. Sipas rregulloreve ligjore, ky është dënimi maksimal që mund të vendoset për shkelje etike në punë. “Oda e Mjekëve, si shoqatë profesionale e të gjithë mjekëve të mjekësisë në vendin tonë, nuk do të lejojë që dinjiteti dhe reputacioni i mjekëve të kërcënohet nga sjellja e papërgjegjshme e individëve të profesionit.…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në “REK Bitola”, së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, me drejtorin e përgjithshëm të EMV-së Vasko Stefanov, udhëheqësinë e REK-ut, menaxherët, të punësuarit në kapacitetet energjetike, në prani të mediave shënuan përfundimin e sezonit të ngrohjes për këtë vit. Në këtë aktivitet u ndanë mirënjohjeje për të punësuarit që punuan në kushtet e krizës më të madhe globale energjetike, të cilën bota e kujton që pas Luftës së Dytë Botërore. “Sezoni i ngrohjes ka filluar më 15 tetor të vitit 2022, ju e mbani mend që në fillim të tij kishim një këshill sigurie në…

