Marrëveshja me Bechtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D nuk do tu dorëzohet individualisht deputetëve me certifikatë sigurie, por përfaqësuesit e Qeverisë do t’ia sjellin deputetëve në një seancë të mbyllur të njërit prej komisioneve parlamentare, dhe atëherë ata do të mund të njihen për herë të parë me të. Kjo është pjesë e procedurës që po planifikohet për marrëveshjen e diskutueshme në Kuvend, ka bërë të ditur kryeparlamentari Talat Xhaferi. Mirëpo, ai është pa përgjigje konkrete se cili komision dhe nëse dokumenti do t’u jepet deputetëve, siç kërkoi opozita VMRO-DPMNE. TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR “Qeveria më njoftoi…
Author: almakos
Projekti më i madh strategjik infrastrukturor që është realizuar ndonjëherë në vend, kështu e ka cilësuar sot kryeministri Dimitar Kovaçevski ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d, gjatë seancës për pyetje të deputetëve në Kuvend. Ai deklaroi se ndërtimi i korridorit 8 dhe 10-d është një projekt strategjik me interes nacional për shtetin. Sipas Kovaçevskit, për herë të parë si shtet jemi të lidhur me perëndimin dhe lindjen, dhe jo si deri më tani vetëm veriun dhe jugun – ku vetëm disa kompani kishin monopolin e transportit. “Nëse e shohim rajonin, rajonet verilindore dhe jugperëndimore të vendit janë më të varfrat, sepse…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo sot u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Kasami, Osmanit i ndau çmimin “Çelësi i Qytetit të Tetovës”, ndërkaq e para e shtetit të Kosovës i dhuroi Kasamit hartën e Kosovës të punuar me gurët e “Trepçës”. Osmani sot gjithashtu ka marrë pjesë në një ceremoni inaugurimi të një rruge me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Shkup. Bashkë me Osmanin e pranishme shihet se ka qenë edhe vajza e ish-presidentit Rugova, Teuta.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka dekoruar sot post mortem me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ideologun, politikanin, filozofin dhe liderin Arbën Xhaferi, në një ceremoni të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ku të pranishëm ishin edhe disa nga pjesëtarët e familjes së tij. “Arbën Xhaferi do të kujtohet e vlerësohet përherë për vetëdijen e lartë intelektuale, artikulimin politik largpamës, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë dhe sidomos në Maqedoninë e Veriut si dhe për afirmimin e orientimit properëndimor të kombit shqiptar në frymën e rilindësve tanë”, ka thënë Presidentja…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) kumtoi se pret përfshirje dhe reagim nga të gjitha subjektet relevante shtetërore për rastin me shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. “Duke e pasur parasysh pozicionimin e Këshillit Gjyqësor si organi më i lartë i pushtetit gjyqësor, që duhet të angazhohen për respektimin e pa kompromis të parimit të qeverisjes të së drejtës dhe sigurimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor si shtylla e tretë e pushtetit, Komisioni Shtetëror shpreh shqetësim serioz për ngjarjet në seancën e Këshillit Gjyqësor, prej të cilave në media janë prezentuar edhe video-regjistrime”, thuhet në kumtesën e…
Partia opozitare VMRO-DPMNE, ka reaguar se rënia e shtetit pasqyrohet në gjyqësor, me Kovaçevski dhe LSD mund të përkeqësohet vetëm më shumë. Gjyqësori është reduktuar në instalime partiake. Promovimi i prokurorit apo gjyqtarit nuk mund të bëhet pa lejen e partive në pushtet. LSD dhe BDI po mbajnë të gjithë sistemin rob, prandaj besimi i qytetarëve në gjyqësor është ulur ndjeshëm “Udhëheqësit e qeverisë, në krye me Kovaçevski, emëron gjyqtarë, prokurorë, promovon dhe jep funksione, siç është shembulli me kreun e PTH-së për krim të organizuar, Abazi, i emëruar nga BDI. Në një situatë kur qeveria dikton gjithçka në gjyqësor,…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 107 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 27 për tejkalim të shpejtësisë, 6 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Sipas njoftimit të MPB-së janë regjistruar dhe 3 shkelje për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për kalim në të kuqe në semaforë dhe të tjera.
Kryetari i opozitës maqedonase, Hristjan Mickoski, është takuar pasditen e sotme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Mickoski shkruan në rrjetet sociale se gjatë takimit dypalësh është biseduar për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore, zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes Maqedonisë dhe Kosovës. Në fund, ai uron për një një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e të dyja vendeve. “Theksova se VMRO-DPMNE është për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe zhvillim të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare. Le të luftojmë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë dhe një të ardhme që e meritojnë.”- shkruan…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski i pyetur nëse Maqedonisë mund t’i ndodh skenari bullgar, të mos mundet që të formohet qeveri, tha se atë që e sheh ai nga anketat, është se do të ketë fitues të qartë në zgjedhjet e ardhshme dhe se beson se ata si fitues do të gjejnë partner dhe do të formohet qeveri stabile. Sa i përket marrëdhëniet politike me partitë shqiptare, ai tha se ata si subjekt politik duhet të kenë komunikim me të gjitha partitë politike. “Kam rezerva serioze ndaj disa individëve në një pjesë të partive politike që janë në Maqedoni. Ta…
Timço Mucunski, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, në emisionin “Intervistë në SHENJA” tha se kjo marrëveshje do të jetë më e shtrenjta për kilometrat për cilin do autostradë tjetër që është ndërtuar në Maqedoninë e Veriut. Mucunksi tha se është i bindur se do të arrije minimum 25 milionë euro për kilometër ose më shumë. “Për momentin korridori 8 dhe korridori 10D, pa filluar asnjë aktivitetet ndërtues në terren, në bazë të penaleve dhe shpenzimeve tjera në bazë të marrëveshjeve do të kushtojnë 300 milionë euro. Do të duhet të paguajmë 300 milionë euro në bazë të asaj që e shohim si…
Në kuadër të vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i sjoqëruar nga deputetët Adnan Neziri dhe Bujare Abazi, realizoi sot një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Omsani – Sadriu “Në takim këmbyem mendime për marrëdhëniet biltarale, gjendjen në të dyja vendet, për të ardhmen dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik, lidhjen infrastrukturore, procesin euro-integrues, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me rajonin, agresionin rus në Ukrainë dhe implikimet në rajon”, theksoi kryetari Taravari pas takimit. Kryetari i ASH-së, uroi presidenten Osmani-Sadriu për liberalizimin e vizave për Kosovën…
Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Në fokus të bisedës mes Ahmetit dhe presidentes Osmani ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, perspektiva europane, marrëveshja e arritur me Serbinë si dhe situata në rajon.Duke e përgëzuar për procesin e liberalizimit të vizave si një hap shumë i rëndësishëm i Kosovës, Ahmeti dhe Osmani kanë theksuar se në këto çaste vendimtare për të ardhmen europiane të të dy vendeve, është me rëndësi përforcimi i bashkëpunimin dhe konsolidimit të…

