Punëtorët janë të hidhëruar me funksionarët të cilët morën rritje të rrogave prej 78% ndërsa rrogën minimale e rritin për 2000 denarë.Gjatë fjalimit të Darko Dimovski ata brohorisnin “Ua” përderisa ai fliste për rrogat e funksionarëve.“Sot do t’ju drejtohemi atyre që rritën rrogat për 78% ndërsa neve na bindnin se 2000 denarë mjaftojnë. E pra nuk mundet kështu. Duhet të kemi edhe ne rritje prej 78% sikurse ata. Do të përballen me popullin për shkak se nuk po kujdesen për punëtorët”, tha Dimovski, raporton SHENJA.Marshi protestues vazhdon nga selia e Lidhjes së Sindikatës, para Kuvendit dhe para Qeverisë.
Author: almakos
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska me rastin e 1 Majit – Ditës së Punës u shpreh se Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdojnë të mbrojnë dhe avancojnë të drejtat e punëtorëve. Trençska thekson se ka rritje të vazhdueshme të pagës minimale, ndërsa në krizën më të madhe botërore, paga minimale është rritur në 20.175 denarë me çrast rriti edhe pagat tjera për 2.175 denarë.“Krahasuar në vitin 2016, paga minimale ishte 10.080 denarë, ndërsa sot në vitin 2023 kemi dyfish pagë më të lartë minimale prej 20.175 denarë. Paga minimale shënoi rritje të vazhdueshme gjatë…
Një fëmijë i moshës tetë vjeçare është përdhunuar nga dy të mitur, të cilët, ngjarjen e kanë incizuar me telefon dhe më pas incizimin e kanë shpërndarë me shokët e tyre.Policia ka qenë e informuar për rastin që ka ndodhur para dhjetë ditëve, pasi nëna e fëmijës së dhunuar rastin e ka paraqitur në stacionin policor në Bit Pazar.Pas pranimit të denoncimit, pjesëtarë të MPB-së, kanë kryer bisedë zyrtare me të miturit të cilët janë të moshës 10 dhe 13 vjeçare dhe me prindërit e tyre, e kanë dokumentuar rastin dhe kanë ngritur kallëzim adekuat.Siç njoftoi televizioni Telma, duke u…
Rritja e parë e plotë e pagave për 78% e funksionarëve do të hyjë në llogaritë e tyre këtë javë. Pasi morën disa mijëra denarë për javën e fundit të marsit, kur Kushtetuesja vendosi që të mos ketë bazë page, funksionarët, tani presin pagesën e plotë të prillit, e cila do t’ua mbushë portofolin deri në 70 mijë denarë më shumë se më parë. Rritjen më të madhe do ta kenë Pendarovski, Xhaferi dhe Kovaçevski, të cilët janë në krye të hierarkisë shtetërore dhe për ta paga mesatare nga viti i kaluar është shumëzuar me koeficientin më të lartë prej…
Katër shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar të shtunën nga Sudani I cili që nga 15 prilli është përfshirë në konfliktin e armatosur. Nga Ministria e Punëve të Jashtme in formojnë se evakuimi u krye me ndihmën e Arabisë Saudite, për të cilën ata shprehim mirënjohjentë sinqertë. Qytetarët e evakuuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut aktualisht ndodhen në qytetin Xheda të Arabisë Saudite. MPJ “Ambasada jonë në Abu Dabi është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje për kthimin e tyre në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 4879 persona, nga të cilët 139 janë…
Ministri i Transportit dhe ligjeve, Bllagoj Bocvarski thotë se,ndryshimet ligjore do të mundësojnë realizimin më të shpejtë dhe efikas të korridorit numër 8. “Ndryshimet ligjore do të na mundësojnë që të punojmë më shumë në terren. Realizimi i projektit do të jetë më i shpejtë dhe do realizohet brenda afatit të kërkuar nga Qeveria nga kompania Bechtel dhe Enka. Edhe sipas legjislacionit aktual ligjor, ky projekt mund të vazhdojë të zbatohet, por nëse duam që të përfundojë në një afat më të shkurtër, atëherë është mirë që të hyjmë në korrigjimin e ligjeve që të punohet në këtë project sa…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (29.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 200 masa, nga të cilat 97 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 21 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar 13 sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, dy masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe).Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët…
Fillon mbjellja e duhanit për rekoltën e re. Tani për tani disa prodhues të rajonit të Prilepit dhe Pellagonisë filluan me mbjelljen, ndërsa në mënyrë më intensive do të mbillet gjatë majit. Mende Stomnaroski, kryetari i Lidhjes së Shoqatave Bujqësore, thotë se sivjet me blerësit është dakorduar prodhim prej rreth 26.400 tonë, që është më shumë se vitin e kaluar dhe presin një vit të mirë. Kultivuesi e duhanit edhe sivjet kërkojnë rritje të çmimit të duhanit pasi më të mëdha janë shpenzimit e prodhimit. “Presim vit të mirë prodhues, edhe pse shumë varemi nga kushtet e motit, presim që…
Fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian kërkon që ne të intensifikojmë aktivitetet për të forcuar sundimin e ligjit dhe sigurinë ligjore përmes reformave në sistem dhe harmonizimit të legjislacionit. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në fjalimin e tij në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare: “Aspektet bashkëkohore të doktrinës juridike dhe interpretimi-sfidat dhe perspektivat”, theksoi se reformat në sistemin gjyqësor nuk guxojnë dhe nuk mund të mbeten vetëm në letër. Ligjet e miratuara duhet të zbatohen, ndërsa reformat duhet të mundësojnë ndryshim të praktikave dhe shprehive, në veçanti të shprehive të gabuara si dhe të paragjykimeve. KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË…
Rreth 15 për qind e policisë së burgjeve aktualisht kanë pushim mjekësor. Policët e burgut të Idrizovës përballebn me kërcënime nga më të ndryshmet. Në gjashtë muajt e fundit 5 zyrtarëve që punojnë në këtë burg u janë djegur automjetet e tyre. Drejtori i këtij insitucioni, Zoran Jovanovski tha për Makfax se shumë policë, sidomas ata që janë të ekspozuar përballen me kërcënime edhe për familjarët e tyre. Ai sqaron se në burgun “Idrizovë” ka pasur shpesh raste të shfrytëzimit të pushimeve mjekësore nga policia e burgut. Kjo po ndodh në një periudhë të djegies intensive të automjeteve të policëve,…
Kapaciteti i ri maksimal prej 300 megavat orë nga burimet e rinovueshme të energjisë, pritet të lidhet në rrjet gjatë këtij viti, që paraqet dyfishin e vitit të kaluar, paralajmëroi Marko Bislimoski, njeriu i parë i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit (KRRE) dhe kryetari i Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit Energjetik në Samitin Energjetik në Neum, Bosnjë e Hercegovinë. Sipas Bislimoskit, me këtë tempo të investimeve për prodhimin e rrymës nga burimet e rinovueshme të energjisë, për një vit e gjysmë, vendi i ka arritur qëllimet e skenarit të gjelbër, të cilat duhet të arrihen deri…
SHA EMV dje i prodhoi 10.931 megavat orë energji elektrike, e cila dedikohet për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, si edhe nevojat për furnizime shtesë për shkollat dhe subjektet e tjera shtetërore jetike, informoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

