Author: almakos

Nënkryetarja e LSDM-së ka bërë të ditur se nga nesër fillon pagesa e “TVSH-ja ime” për tremujorin e parë, tani me limit të rritur prej 2.100 denarë. “Për herë të parë do të paguajmë 2100 denarë për të gjithë ata që kanë arritur atë nivel përmes faturave të skanuara. Gjatë ditës së nesërme, mjetet e para tashmë do të paguhen. Mjetet që do të kthehen përmes kësaj mase për tremujorin e parë janë rreth 10 milionë euro dhe ato mjete janë të parapara në buxhet. Do të insistoj që çdo fillim të vitit të rritet kufiri i rimbursimit të TVSH-së…

Lexo më Shumë

Grupi punues për reforma zgjedhore me mbledhje konstituive, dje filloi me procesin e harmonizimit të qëndrimeve për ndryshime ligjore merr qëllim që të përmirësohet legjislativi zgjedhor. Prioritet për këtë grup punues do të jetë zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODHIR-së dhe më pas përgatitja e një Kodi Zgjedhor.Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i cili mori pjesë në mbledhjen e parë theksoi se modeli zgjedhor nuk është prioritet i këtij grupi punues. “Kemi konsensus që t’i përfshijmë të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet e OSBE/ODHIHR-së. Kjo është detyra e parë e këtij grupi punues, ndërsa detyra e dytë është përgatitja e një Kodi…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të lagështa.Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, njofton Telegrafi Maqedoni. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./

Lexo më Shumë

Botuesi i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se as që diskutohet rëndësia strategjike e korridorit 8, i cili do të mundësoj edhe zhvillimin e rajoneve ku kalon dhe për rajonet tjera. “Por ajo që fshihet ajo është pjesa me të cilën mediat duhet të merren dhe nuk po merren. Më shumë po merret VMRO-ja”, tha Hajdari. Ai shtoi se bëhet fjalë për një projekt i cili do të kushtojë 1.3 dhe plus 300 milionë për shpronësim. “Dhe më pas nga eksperienca këtu, aneks pas aneksi dhe ajo kostoja do të jetë me siguri mbi 2…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot gjatë fjalimit në OKB tha se vendi ynë gjatë historisë ka marrë vendime të vështira dhe është shembull për zgjidhjen e çështjeve të hapura. “Përmes kulturës së dialogut të hapur, Maqedonia e Veriut 30 vjet pas pavarësisë është një vend shembull për zgjidhjen e çështjeve të hapura si në vend ashtu edhe me fqinjët e saj. Gjatë 30 viteve të fundit, kemi marrë shumë vendime të vështira. Vendime të vështira, por vizionare dhe të guximshme, të cilat na mundësuan sot të jemi vend anëtar i NATO-s dhe të kemi filluar negociatat me…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi. Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa seksione, komunikacioni zhvillohet me devijime. Janë instaluar sinjalistikë adekuate të trafikut dhe për këtë arsye rekomandojmë respektimi të…

Lexo më Shumë

Dhjetëra pacientë me Fibrozë Cistike, të përkrahur nga familiarët e tyre dhe qytetarë të tjerë, sot protestuan para Ministrisë së Financave. Kërkesat e tyre tani më janë të qarta.  Ata kërkojnë t’ju sigurohet ilaçi Trikafta, për të gjithë pacientët të prekur nga kjo sëmundje. Ndërkaq, derisa po mbahej protesta, përfaqësuesit e Asociacionit për Fibrozë Cistike,  u thirrën në takim në këtë ministri. Kryetari i Asociacionit për Fibrozë Cistike, Fiki Gaspar tha se u takuan me sektorin e buxhetit në ministri. Gaspar informoi se në këtë takim i kanë shpalosur të gjitha kërkesat e tyre, ai tha se kanë kërkuar që…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesat e të dënuarve të “27” prillit për rigjykim,  pasi sipas gjykatës janë të paarsyeshme. “Këshilli për vepra penale në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në senacën e mbajtur më 26.04.2023, e vazhduar më 03.05.2023, vendosi për kërkesat e parashtruara për ryshqirtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë në rastin e njohur në publik si “27 PRILLI”. Gjykata i hodhi poshtë si të pabazuara kërkesat e të dënuarve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. Me këtë vendim janë harxhuar të gjitha mundësit ligjore për një gjykim të ri, kështu që të dënuarit…

Lexo më Shumë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, festojmë gazetarinë dhe rolin e saj etik në ruajtjen e lirisë së shprehjes për promovimin e shoqërive të hapura dhe përgjegjësisë publike. Ekzistenca e mediave të lira dhe pluraliste është jetike për demokracinë dhe për qëndrueshmërinë e përgjithshme të të gjitha shoqërive, tha ambasadori evropian Dejvid Gir në aksionin e dhurimit të gjakut me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, organizuar nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve mediatik, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe Shoqaza e Gazetarëve të Maqedonisë. “Këtë vit shënohet 75 vjetori i Deklaratës universale…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se nga ora 19:00 e ditës së sotme (03.05.2023 – e mërkurë) dhe nesër (04.05.2023 – e enjte), me rastin e shënimit të 120 vjetorit të vdekjes së Goce Dellçev në kishën “Sht. Spas” në Shkup, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit. “Sipas nevojave nesër do të mbyllet për qarkullim rruga “Samoilova”, nga rruga “Iljo Vojvoda” (viadukti Samoilova) deri në kryqëzimin me rrugën “Prohor Pçinski”, ndërsa me datë 04.05.2023 (e enjte) do të mbyllet për qarkullim “Samoilova”, në shtrirjen nga…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 179 masa prej të cilave 36 janë për tejkalim shpejtësie, 18 për vozitje pa leje, 3 për kundërvajtje të motoçiklistëve”, thuhet në njoftimin e policisë. Po ashtu janë shqiptuar edhe gjashtë masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, gjashtë dënime për kalim në të kuqe, 5 për shoferë fillestarë dhe shtatë për mosregjistrim të automjetit. “Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit…

Lexo më Shumë

Në kuadër shënimit të 30 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë OSBE-OKB, Kryesuesi i OSBE-së, njëherit Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të marrë pjesë në Nju Jork. Me ftesë të Presidencës së Zvicrës me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, më 4 maj, Osmani do të drejtohet para Këshillit, me ç’rast do t’i prezantojë aktivitetet dhe prioritetet e Programit për Kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, dhe duke pasur parasysh jubileun e rëndësishëm do t’i referohet edhe bashkëpunimit dhe partneritetit të OSBE-së me OKB-në dhe qëllimeve të përbashkëta për forcimin e sigurisë gjithëpërfshirëse në rajonin e OSBE-së, veçanërisht në…

Lexo më Shumë