Author: almakos

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva është shkarkuar nga funksioni, konstatoi zëvendësi i saj, Selim Ademi. Pas zënkave që kanë zgjatur thuajse katër orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, zëvendësi i saj vendosi që të votohet me ngritje të dorës. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj. SELIM ADEMI, NËNKRYETAR I KËSHILLIT GJYQËSOR “Kryetarja është e shkarkuar dhe më nuk mund të udhëheqë me seancën. Nesër në ora 11 caktojmë seancë të re. Për sot seanca është e mbyllur”. Dameva…

Lexo më Shumë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, po qëndron në Maqedoninë e Veriut për një vizitë dyditore. Me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake Osmani është pritur nga presidenti Stevo Pendarovski në “Vilën Vodno”. I pari shtetit, Stevo Pendarovski, tha se me homologen e tij, Osmani janë dakorduar se të dy shtet kanë një rëndësi të madhe në përpjekjet e  bashkëpunimit, stabilitet të përhershëm, fqinjësi të mirë dhe prosperitet ekonomik, në këtë pjesë të Evropës. STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT “Riafirmoj qëndrimin tonë se i mbështesim aspiratat e euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe se…

Lexo më Shumë

Fakt është se pandemia e Kovid-19 ndikoi negativisht në procesin e imunizimit të rregullt të fëmijëve, si në nivel global, ashtu edhe në vendin tonë. Ne e pamë atë më së miri në rënien e normave të imunizimit në vitet 2020 dhe 2021, të cilat ishin në rënie për të gjitha llojet e vaksinave të fëmijërisë në krahasim me mesataren e viteve 2015-2019. Këtë vit më vjen mirë që shohim se trendi ndryshon dhe kemi një rritje të mbulimit kombëtar. Të gjitha vaksinat për fëmijët deri në 12 muaj, me përjashtim të vaksinave pneumokokale dhe rota, të prezantuara në vitin…

Lexo më Shumë

Numri i të punësuarve në sektorin publik deri më 31 dhjetor 2022 arrin 129.374 persona. Ata angazhimin e tyre të punës e realizojnë në 1.354 institucione. Numri i institucioneve në krahasim me vitin 2021 është rritur për tetë, tha në konferencën e sotme për shtyp, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu. Ai informon se nga 1.354 institucione, 60 për qind janë në nivel lokal dhe rreth 40 për qind në nivel qendror. Prej tyre 533 institucione janë të fushës së arsimit, punës dhe politikës sociale janë 125 institucione, kulturës 121, administratës 117, punëve komunale 113, shëndetësisë 111, pushtetit…

Lexo më Shumë

Më shumë shi, 25 litra për metër katror në 24 orët e fundit, kanë rënë në Krushevë, 23 litra në Tetovë, 17 në Vinicë, 16 në Ohër, 15 në Llazaropole, 14 në Hanet e Mavrovës, 13 në Pozharanë, 11 në Berovë dhe Prilep, 10 në Strumicë, nëntë në Shkup-Petrovec dhe Shtip, tetë në Demir Kapi, Gjurishtë dhe Topollçan, shtatë në Pretor dhe Dojran, pesë në Shkup-Zajçev Rid dhe Kriva Pallankë, katër në Manastir, ndërsa dy litra në Gjevgjeli. Më ftohtë në mëngjesin e sotëm është në Llazaropole dhe Kodër të Diellit, ku janë matur -1 gradë, në Hanet e Mavrovës…

Lexo më Shumë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu sot paradite me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake është pritur nga presidenti i Maqedonisë ës Veriut, Stevo Pendarovski në “Vilën Vodno”. Pendarovski dhe Osmani – Sadriu, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vend, do të kenë takim tet-a-tet, pas së cilit është paraparë edhe një takim plenar i dy delegacioneve. Pas takimit Pendarovski dhe Osmani – Sadriu do të vendosin kurora lulesh tek varri i Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup. Gjatë vizitës zyrtare, Osmani – Sadriu do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat…

Lexo më Shumë

Me fushatë nën moton “Kremtojmë denarin!”, Banka Popullore e shënon 31-vjetorin e pavarësimit monetar, gjegjësisht vendosjen e denarit si valutë nacionale dhe pavarësimin e Bankës qendrore. “Shpallja e pavarësimit monetar më 26 prill është ngjarje e rëndësishme për shtetin, ndërsa njëherësh edhe hap i rëndësishëm në përmbylljen e pavarësisë së saj. Ndër vite Banka Popullore ndërtohej dhe u pozicionua si një bankë qendrore bashkëkohore, kredibile, e njohur ndërkombëtarisht dhe e pavarur, por edhe si institucion që e ka nxitur mendimin shkencor dhe punën, edukimin e vazhdueshëm dhe edukimin financiar. Që atje, në kuadër të javës së shënimit do të ndahet…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në vend, Methju Loson sot  do ta vizitojë Kuvendin. Në shtëpinë ligjvënëse Loson do të mbajë takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.  The post Ambasadori britanik Loson në takim me kryetarin e Kuvendit Xhaferi appeared first on TV SHENJA.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti si dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Unionit Studentor. Mexhiti në këtë takim ka njoftuar përfaqësuesit e Unionit Studentor se në muajin korrik do të fillojë ndërtimi i Qendrës Rinore dhe Leximores në Çair. “Ndërtimi i Qendrës Rinore dhe Leximores në Çair po bëhet realitet. Së bashku me Visarin, sot takuam përfaqësuesit e Unionit Studentor të cilët i informuam se Plani ideor për ndërtimin e Leximores dhe Qendrës rinore ka përfunduar dhe se ndërtimi fillon në muajin korrik. Përfaqësuesit e Unionit Studentor e mirëpritën këtë…

Lexo më Shumë

Të gjitha rastet, e veçanërisht rastet me interes të lartë publik, duhet të trajtohen në mënyrë efikase dhe të shpejtë, në përputhje me ligjet, si dhe me Rregulloren e Punës të Gjykatës, duke respektuar rendin në të cilin rastet pranohen me qëllim që të sigurohet zbatimi efektiv i drejtësisë dhe zbatimi i ligjeve dhe në të njëjtën kohë të shmanget rreziku i vjetërsimit të rasteve të profilit të lartë. Ky është konkluzioni i seancës së gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Shkup, në të cilën është shqyrtuar dhe diskutuar çështja e të gjitha llojeve të lëndëve të cilat i trajton…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja për Politikë të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, deklaroi se vendimet e Gjykatës së Apelit për anulimin e vendimeve në rastet ndaj personave të profilit të lartë janë problem serioz dhe se mesazhet që vijnë nga SHBA-ja më në fund do të ndikojnë në organet e drejtësisë, se vendimet duhet të merren në mënyrë profesionale, të paanshme dhe pa ndikim nga ana tjetër. Gërkovska iu referua letrës të cilën ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Price Ageler, më 11 prill të këtij viti i ka dërguar autoriteteve gjyqësore dhe ekzekutive ku shprehej shqetësimi i SHBA-së për anulimin e vendimeve…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka nisur aktivitetet në terren në kuadër të një fushate të gjerë për promovimin e imunizimit, e cila po zbatohet së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Fushata do të përfshijë 20 komuna (120 vendbanime, rurale dhe urbane), ku është regjistruar një mbulim më i ulët i fëmijëve të vaksinuar sipas kalendarit për imunizimin e detyrueshëm, si dhe vaksinimin kundër Covid-19. Mbi 30 ekipe të personelit mjekësor nga qendrat shëndetësore në vend shkojnë “derë më derë”, pra vizitojnë familjet ku ka persona të pavaksinuar.

Lexo më Shumë