Author: almakos

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, analistja politike, Nikica Korubin, duke folur për ndryshimet kushtetuese, tha se kohë më parë, para se të bëhet kërkesë edhe e palës evropiane, vendosjea e bullgarëve në preambulën e kushtetutës, tek ne u pranua me duar të hapura, nuk ishte ndonjë problem as për opozitën e as për pozitën. “Pas dy viteve, është ngritur në një çështje madhore në shtet. Ky ndryshim ndodhi për shkak se në atë moment nuk ishte obligim dhe ishte e lehtë për tu premtuar por nuk e kanë menduar seriozisht se mund të shndërrohet në obligim formal. Ashtu siç nuk…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka paralajmëruar që përkatësia etnike do të jetë edhe në certifikatat e lindjme si dhe ndryshime në ligjin për personat e paevidentuar në librat amë. Kjo zgjidhje sipas tij, vjen pas takimit që pati në ditët e para të detyrës me Qenan Aliun, ish kryetar i Zhelinës dhe analist i njohur politik, i cili e ka iniciuar këtë çeshtje.“Së shpejti do të vendosim udhëzim që përkatësia etnike të vendoset në certifikatën e lindjes dhe kjo të shërbejë edhe si dokument shtesë për mos keqpërdorim gjatë punësimeve. Kemi patur takime edhe me drejtorin e librave amë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi u shpreh se në 48 orët e para që nga lansimi, ADA ka rritur transparencë, efiktivitet dhe efikastet. “Në këto dy ditë, ADA ka ofruar shërbime publike për 1321 qytetarë dhe ka shkëmbyer më shumë se 24 877 mesazhe dhe biseda me ta, të cilat qytetarët i kanë sjellë në informacionet dhe dokumentet e kërkuara. ADA ishte aktive për 166,000 sekonda ose 46 orë në 48 orët e fundit. Dixhitalizimi po ndodh në mënyrë të pashmangshme, i intensifikuar vite më parë në sektorin privat, dhe tani edhe sektori publik po e kapë hapin”, u…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me ndryshimet ligjore për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D në Ligjin për Marrëdhënie Pune mundësohet që paratë të mbesin në shtetin tonë dhe autostradat të ndërtohen më shpejtë. Kovaçevski tha se u mbetet deputetëve të vendosin për çështjen në fjalë, respektivisht për zgjatjen e orarit të punës për punëtorët e këtij projekti. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Këtu bëhet fjalë për ndryshim ligjor që ka të bëjë vetëm me projekte të tilla me interes kombëtarë. Qëllimi është që në bazë vullnetare, punëtorë që do të dojë të punojë më tepër se sa është e shkruar me…

Lexo më Shumë

Dy partitë më të mëdh në vend kanë reaguar ndaj vizitës së delegacionit të Partisë E Majta te varri i diktatorit komunist Enver Hoxha në Tiranë. Partia në pushtet LSDM vlerëson se vizita rikujton se sa kjo parti simpatizon regjimet kriminale. Sipas LSDM-së, partia “E Majta” është parti me idelogji të  njëjtë sikurse VMRO-DPMNE-ja. LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË “Levica” është parti radikale mbështetës i regjimeve autoritare dhe e njëjtë me VMRO-DPMNE-në që si parti kishte instaluar regjimin në vendin tonë. Janë parti të vetme që janë kundër të ardhmes evropiane dhe për çdo ditë garojnë se kush do të ketë…

Lexo më Shumë

Prokurori publik ka kryer mbikëqyrje në vendin ku fëmija tetëvjeçar ishte sulmuar dhe kishte ndërruar jetë pas sulmit nga një qen i fqinjit në lagjen Pintia të Shkupit. Nga Prokuroria konfirmuan se po ndërmerren masa për hetimin e gjithë rastit. “Prokurori publik ka kryer mbikëqyrje në vendin e ngjarjes. Është dhënë urdhër për obduksion dhe po ndërmerren veprime për hetimin e gjithë rastit”, informuan nga Prokuroria Publike. Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se mbrëmë një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë pasi ishte sulmuar nga qeni të cilin e ruante fqinji i tij. “Nga SPQ ‘Shën Naumi i…

Lexo më Shumë

Viteve të fundit së paku dhjetë herë e kam ftuar presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për ta vizituar Bullgarinë, tha sot presidenti bullgar Rumen Radev në margjinat e seancës konstituive të përbërjes së sapozgjedhur të Kuvendit popullor, duke e komentuar deklaratën e mbrëmshme të shefit të shtetit të Maqedonisë së Veriut se në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë bisedë konstruktive me presidentin e Bullgarisë. “Në tetor, gjatë hapjes së interkonektuesit me ndihmën time tek kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, Republika e Maqedonisë së Veriut mori ndihmë financiare nga BE-ja për…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në intervalin kohor nga ora 09:00 deri më 14:00 nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) është realizuar kontroll i intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkelje të cilat i kryejnë këmbësorët. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 220 këmbësorë, ndërsa për 204 që kanë kaluar rrugën jashtë vijës për këmbësorë. Gjatë kontrollit janë shqiptuar sanksione edhe për 107 lloje të tjera në trafik. Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim. Nga MPB apelojnë deri te qytetarët që të respektojnë rregullat në trafik. Këmbësorët të kalojnë rrugën në vendet e parapara për kalim për këmbësorët, pasi mosrespektimi i…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e përshëndeti Vendimin e djeshëm të Qeverisë me të cilin janë rishikuar një pjesë e çmimeve të fiksuara të frutave dhe perimeve. Ai informoi se janë bërë kontrolle tek 20 importues të mëdhenj, ndërsa detajet do të kumtohen së shpejti. “Pas konsultimeve me importuesit dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike që i mbajtëm javën e kaluar, si edhe sipas të dhënave të Drejtorisë Doganore, kemi konstatuar rritje të çmimeve importuese deri në 30 për qind, veçanërisht tek domatet, trangujt dhe fasulja. Kontrollet do të vazhdojnë, ndërsa shteti do të marrë masa të cilat do të sigurojnë furnizimin e…

Lexo më Shumë

SHA EMV dje ka prodhuar 12.143 MWh energji elektrike, bëri të ditur Qeveria. Energjia e prodhuar është destinuar për nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Sipas Qeverisë,  në termoelektranat janë prodhuar 8.553 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.590 MWh. Në 24 orët e fundit përmes EMV Shitje  janë furnizuar 3.360 MWh energji elektrike.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE dënoi vizitën në “Të Majtës” dhe vendosjen e luleve në varrin e liderit komunist shqiptar, Enver Hoxha, me rastin e 38-vjetorit të vdekjes së tij. Nga atje thonë se bëhet fjalë për glorifikim të një njeriu të njohur për tortura dhe mosdemokraci të theksuar dhe shkelje të të drejtave të njeriut. “Apasiev nuk mund të adhurojë në të njëjtën kohë Enver Hoxhën dhe të kërkojë vendlindjen e Goce Dellçevit”, thonë nga VMRO-DPMNE Nga atje i bljnë thirrje BDI-së dhe LSDM-së që ta dënojnë këtë akt të partnerit të tyre të koalicionit. “Me këtë, Apasiev dhe “E Majta” dëshmuan se…

Lexo më Shumë

Komisioni Kuvendor për Çështje Ekonomike sot do t’i shqyrtojë Propozim ndryshimet e Ligjit për mineralet e para minerale, me procedurë të  shkurtuar, një nga ligjet lidhur me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndët e para minerale parashikojnë harmonizimin e dispozitave të këtij ligji me dispozitat e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin  e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 infrastrukturor  (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridori 10d (Seksioni i autostradës Prilep – Manastir) në…

Lexo më Shumë