Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka paralajmëruar që përkatësia etnike do të jetë edhe në certifikatat e lindjme si dhe ndryshime në ligjin për personat e paevidentuar në librat amë. Kjo zgjidhje sipas tij, vjen pas takimit që pati në ditët e para të detyrës me Qenan Aliun, ish kryetar i Zhelinës dhe analist i njohur politik, i cili e ka iniciuar këtë çeshtje.
“Së shpejti do të vendosim udhëzim që përkatësia etnike të vendoset në certifikatën e lindjes dhe kjo të shërbejë edhe si dokument shtesë për mos keqpërdorim gjatë punësimeve. Kemi patur takime edhe me drejtorin e librave amë dhe së shpejti do të fillojnë të dalin certifikatat në të cilat do të përfshihet përkatësia etnike. Ndërkaq, sot u rrumbullaksua edhe zgjidhja ligjore për personat e paevidentuar në librat amë, aktivitet që po bashkërendohet me Kuvendin e RMV-së, OSBE, UNHCR, Këshillin e Evropës dhe sektorin joqeveritar”, thuhet në njoftimin e Llogës.
Data 29.08.2026
Aktuale
- Kompania Eco Tirana merr miliarda lekë për plehrat, por Tirana mbetet e pistë
- Temperaturat e larta, rritet numri i fëmijëve të sëmurë në Tetovë: 139 raste në vetëm 48 orë
- Gresa Gashi habit me transformimin! Humbë shumë peshë – zbulon sekretin që po bën bujë
- Patosi në këmbë, kundër bashkimit me Fierin: Qyteti i naftëtarëve nuk shkatërrohet
- Arrestohet një 27-vjeçar nga Tetova, i vodhi çantën një gruaje afër një pike karburanti
- Nusja e rreh vjehrrën dhe plagos vjehrrin me thikë
- BDI: Zëvendësministri kukull i Punëve të Brendshme po gënjen: 105 kandidatë shqiptarë kanë aplikuar në shkollën e mesme për polic
- Shkupi synon më shumë turistë dhe investime nga Izraeli, Mucunski propozon linjë direkte ajrore



