Author: almakos

Gjatë ditës së djeshme policia ka zhvilluar një aksion të madh policor ku janë bastisur 19 lokacione dhe janë arrestuar 16 persona, nën dyshimin se kanë bërë veprën penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë”, ndërsa pesë persona prej tyre janë arrestuar edhe për shkak informacioneve për vepra tjera penale, thonë nga policia, raporton SHENJA.Gjatë bastisjeve janë gjetur shuma të mëdha të parave të cilat janë fituar nga shitja e drogës, si dhe të dhëna se kujt ua kanë shitur drogën.Pas dokumentimit të rastit, personat do të dorëzohen deri tek prokuroria përgjegjëse.

Lexo më Shumë

MPB njofton se policia dje ka kryer kontrolle të intensifikuara në fushën e komunikacionit në tërë territorin e Shkupit, me çka ka shqiptuar 187 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 187 masa, nga të cilat 134 masa për tejkalim të shpejtësisë, nëntë masa për drejtim automjetit pa patentë shofer, nëntë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Nga atje theksojnë se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.

Lexo më Shumë

“Tregtia e përgjithshme mes tre vendeve të Ballkanit të Hapur është rritur me 25 për qind. Tregtia jonë me Serbinë është rritur me 50 për qind që nga themelimi i nismës dhe me 40 për qind shkëmbimi me Shqipërinë, pra eksportet tona. Është një provë më e madhe se kjo nismë është praktike, e bazuar në parime ekonomike që funksionon për të mirën e kompanive dhe për të mirën e qytetarëve. Iniciativat e reja që ne po lançojmë në kuadër të Ballkanit të Hapur janë kryesisht iniciativa që lehtësojnë lëvizjen e njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit ndërmjet tre vendeve tona”.…

Lexo më Shumë

Grupi i Zjarrit ka reaguar sot në lidhje me kërkesën e ASH-së për heqje të “20 përqindëshit” nga Kushtetuta dhe refuzimi i këtij propozimi nga ana e Bujar Osmanit.“Bllokimi bullgar i nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e RMV-së në BE dhe kërkesa që edhe bullgarët të përfaqësohen në preambulë, aktualizoi edhe kërkesën për heqjen e 20 përqindëshit të turpshëm për shqiptarët, që u ngrit nga ASH, ndërsa automatikisht u refuzua nga BDI, përkatësisht nga Bujar Osmani. Cilin e pyeti Bujar Osmani për këtë qëndrim, a u konsultua me Kryesinë e BDI-së, apo vendosi kokë më vehte për të kundërshtuar këtë…

Lexo më Shumë

Partia opozitare VMRO-DPMNE e cila deri më tani këmbëngulte se nuk do ti votonte në asnjë lloj mënyre ndryshimet kushtetuese, ka ndërruar mendje. Pasi të shtunën lideri i partisë Hristijan Mickoski i tha “po” ndryshimeve kushtetuese sipas modelit kroat, model të cilin disa herë e kanë përmendur  edhe përfaqësuesit e shumicës, të dielën zëdhënësja e VMRO-së, Marija Miteva  në emër të partisë i dërgoi ofertë publike qeverisë që kur të ndryshohet kushtetuta  të zbatohet në tërësi modeli kroat për sa i përket preambulës. Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-së “Republika e Kroacisë është shtet anëtar i BE-së, kështu që ndryshimi i…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur propozimit të VMRO-DPMNE-së, që ndryshimet kushtetuese të bëhen sipas modelit kroat. Sipas tyre zgjidhja që ofrohet nga ky subjekt politik në lidhje me preambulën është mosnjohje absolute e realitetit apo lajthitje e qëllimshme për efekte elektorale. “Fakti që në VMRO po mendohet dhe bisedohet për ndryshime kushtetuese është gjë e mirë për ata si subjekt politik, por edhe për vendin. Nga ana tjetër, zgjidhja që ofrohet nga ky subjekt politik në lidhje me preambulën është mosnjohje absolute e realitetit apo lajthitje e qëllimshme për efekte elektorale. Koha e dominancës së një etniteti në Maqedoninë…

Lexo më Shumë

VMRO –DPMNE këmbëngul që ndryshimet kushtetuese të bëhen sipas modelit kroat. Sot partia kishte ofertë publike për qeverinë që kur të ndryshohet kushtetuta të zbatohet në tërësi modeli kroat për sa i përket preambulës. Zëdhënësja e partisë, Marija Mitevatha se me këtë Maqedonia do ta ndryshojë karakterin e saj multietnik në unitar dhe Maqedonia do të jetë shtet i popullit maqedonas dhe shtet i pakicave kombëtare që jetojnë këtu.Ajo sqaroi se si do të dukej kushtetuta maqedonase, pra preambula, nëse do të merrej parasysh preambula kroate.“Republika e Maqedonisë është themeluar si shtet kombëtar i popullit maqedonas dhe shtet i pjesëtarëve…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet sot, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të nismës së “Ballkanit të Hapur”.Tre liderët ndodhen në një vizitë dyditore në Veronë të Italisë, shkruan RTS. Pas takimit, të tre do të vizitojnë Panairin Ndërkombëtar të Verës “VinItaly 2023” në Verona dhe së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, do të vizitojnë stendën e përbashkët, ku ekspozues të shumtë nga vendet anëtare të nismës “Ballkani Hapur” do të prezantojnë verërat e tyre. Sipas RTS-së, pas takimit, do të…

Lexo më Shumë

Rreth 200 nxënës të gjimnazit “Orce Nikollov” më tepër se 10 orë kanë mbetur të bllokuar në pikalimin kufitar Horgosh për hyrjen në Hungari.Ata janë lënë pa ushqim dhe me sasi të kufizuar të ujit, shkruan portali SDK.MK.Nxënësit janë nisur në ekskursion deri në Bratislavë dhe Pragë me 4 autobusë, por nga ora 23 janë bllokuar në hapësirën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, për shkak se autoritetet hungareze pa shpjegim nuk i lëshonte. Më në fund, autobusët janë lënë të hyjnë rreth orës 10 të mëngjesit.Prindërit e nxënësve janë shfaqur të shqetësuar. Ata thonë se as agjencioni turistik e as…

Lexo më Shumë

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka sqaruar që nxënësit e shkollave fillore do të kenë dy afate për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut.“Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet në një afat regjistrimi me dy paraqitje edhe atë paraqitja e parë në muajin qershor, më 20 dhe 21 qershor dhe paraqitja e dytë më 27 dhe 28 qershor 2023”, raportoi Ministria në lidhje me afatet e Konkursit. Nxënësit duhet të aplikojnë përmes adresës elektronike e-uslugi.mon.gov.mk nga llogaritë schools.mk. “Në shkollat ​​ku do të paraqiten numër më i madh i nxënësve se numri i planifikuar, të…

Lexo më Shumë

Këto ditë në Pekin po mbahet Forumi Rinor për Zhvillim “URA e së Ardhmes”, ku po merr pjesë edhe përfaqësuesi i së Majtës, Mario Janeski. Në videon e publikuar nga partia politike e Majtë, përfaqësuesi i tyre në Pekin theksoi se do të përdorin emrin e vetëm shtetëror Republika e Maqedonisë dhe kërkoi nga të pranishmit që ta përdorin atë emër. “Gjatë manifestimit organizatorët nga N.R. Kina e përdori emrin Republika e Maqedonisë, në frymën e politikës së saj të bashkëpunimit ndërmjet kombeve, pa u ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve. Jemi dëshmitarë të një ndryshimi të përshpejtuar në…

Lexo më Shumë

Pas mbledhjes së BDI-së në Tetovë, Ali Ahmeti në një deklaratë për media tha se parti nuk lejohet të ketë fraksione. “BDI është parti që respekton vlerat dhe demokracionë gjithashtu edhe mendimin kundër, sa i takon fraksionit unë kam pasur një tentim të tillë në kongres por me vota humba , sipas vendimeve të kongresit nuk lejohet të ketë fraksione dhe andaj nuk do vazhdojë kjo por duhet të pritet deri te Kongresi i radhës, çdo veprim ndryshe nga statuti është anarki, anarkia është kundër demokracisë, pra parimi është pakica i bindet shumicës” – deklaroi Ali Ahmeti.

Lexo më Shumë