VMRO –DPMNE këmbëngul që ndryshimet kushtetuese të bëhen sipas modelit kroat. Sot partia kishte ofertë publike për qeverinë që kur të ndryshohet kushtetuta të zbatohet në tërësi modeli kroat për sa i përket preambulës. Zëdhënësja e partisë, Marija Mitevatha se me këtë Maqedonia do ta ndryshojë karakterin e saj multietnik në unitar dhe Maqedonia do të jetë shtet i popullit maqedonas dhe shtet i pakicave kombëtare që jetojnë këtu.
Ajo sqaroi se si do të dukej kushtetuta maqedonase, pra preambula, nëse do të merrej parasysh preambula kroate.
“Republika e Maqedonisë është themeluar si shtet kombëtar i popullit maqedonas dhe shtet i pjesëtarëve të pakicave kombëtare: shqiptarë, turq, rom, vlleh, boshnjak etj., që janë shtetas të saj, dhe u garantohen të drejtat kombëtare, në përputhje me normat demokratike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-së
Ndërkaq, zëdhënësi I LSDM-së, Darko Kaevski tha se VMRO dhe Mickoski duhet t’I japin propozimet përmes grupeve punuese. /SHENJA/
Data 29.08.2026
Aktuale
- Nga “për gjashtë muaj, te nuk ka kushte”: VLEN premtoi duke e ditur se s’ka në dorë asgjë për ndryshimet kushtetuese
- Studentja e Universitetit të Tetovës pjesë e programit ndërkombëtar kërkimor në Gjermani
- Komunikacioni pa ndërprerje, nuk ka pritje më të gjata në vendkalimet kufitare
- Gjyshja u jep çdo mëngjes ushqim falas fqinjëve – autoritetet i thonë të ndalojë, ajo refuzon
- 10 ditë peng në Spanjë/ Si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë
- Arrestohen një burrë dhe një grua në Klinë, dyshohet se u rrahën mes vete
- Gresa Gashi humbë shumë peshë, ky është sekreti
- Izraeli dëbon kritikët evropianë nga qendra e koordinimit për Gazën e udhëhequr nga SHBA-ja



