Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur sot në lidhje me propozimin e VMRO-DPMNE-së që ndryshimet kushtetuese të bëhen sipas modelit kroat, tha se ekzistojnë grupe ekspertësh të përbërë prej profesorëve dhe juristëve të cilët po punojnë për ndryshimet kushtetuese dhe secili që dëshiron mund të thotë se si duhet të behën ndryshimet e kushtetutës.
“Por vlerësoj se duhet të vazhdojmë me modelin maqedonas, është obligim i të gjithë partive politike është të përkrahin vendimet strategjike të shtetit dhe ato të mos jenë lëndë e betejsë politike ditore”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.
“Unë nuk thash nëse është i pranueshëm apo jo, thash se procesi është strukturuar sipas Ligjit dhe Kushtetutës, ka grup punues në të cilën janë të ftuar përfaqësues të partive politike që janë në Kuvend. Jam për atë që të sjellim ndryshime kushtetuese me të cilat do t’i hapim kllasterët pas nëntorit dhe deri në vitin 2030 të bëhemi pjesë e BE-së”, ka shtuar Kovaçevski. /SHENJA/
Data 29.08.2026
Aktuale
- “Viktor Makedonija”: Si e njoha Fatmir Shehollin dhe çfarë raporte kam pasur!
- PLD: Qeveria të mbajë përgjegjësi për glorifikimin e Ratko Mlladiqit
- BDI: Ratko Mladiç dhe VLEN-i, historia e përbashkët
- Agjencia detare e OKB-së: 400 anije të bllokuara në Gjirin Persik për shkak të luftës në Lindjen e Mesme
- Ndalohet në Durrës anija me naftë, dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse
- PLD kërkon përgjegjësi nga Qeveria për glorifikimin e Ratko Mlladiqit
- Nga “për gjashtë muaj, te nuk ka kushte”: VLEN premtoi duke e ditur se s’ka në dorë asgjë për ndryshimet kushtetuese
- Studentja e Universitetit të Tetovës pjesë e programit ndërkombëtar kërkimor në Gjermani



