Author: almakos

Misionin tonë ne e kemi plotësuar dhe e plotësojmë në vazhdimësi. Ajo është edukimi i gjeneratave të reja. Kështu tha rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti, i cili në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në vazhdimësi ata kanë punuar për të siguruar shoqërisë tonë kuadro të cilët janë të nevojshëm . “Pavarësisht kostos të cilën e ka universiteti dhe pavarësisht asaj se kemi profit në studime të caktuara ose jo ashtu siç bëjnë universitet private, por gjithsesi se ky ka qenë edhe misioni për të cilën është themeluar edhe UT-ja: T’i shërbejë interesit publik, me theks të veçantë shqiptarëve në…

Lexo më Shumë

Raporti i autopsisë i cili duhet tregojë për arsyen e vdekjes së Jana Hristovskës në spitalin e Manastirit, ende nuk ka arritur në Prokurorinë e Manastirit. Në ndërkohë janë ndërmarrë disa veprime për hulumtimin dhe hetimin e rastit dhe janë pyetur disa persona të cilët kanë pasur informacioni në lidhjes me rastin dhe po ashtu është siguruar dokumentacioni mjekësor. Pjesa tjetër e dokumentacionit do t’i duhet komisionit për vlerësimin e ekspertizës e krijuar nga Ministria e Shëndetësisë. Pas përfundimit të këtyre procedurave, prokuroria do të sigurojë edhe raportin e Inspektoratit dhe pas kontrolleve do të merret vendim nga prokuroria për…

Lexo më Shumë

Ngrirja e çmimeve nuk është masë e tregut por nëse qeveria dëshiron të ndërhyjë për të mbrojtur popullatën, duhet të aktivizojë rezervat e mallrave, të cilat gjithmonë janë mekanizëm më i mirë në këtë situatë, tha sot drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Antoni Peshev. Sipas tij, ekonomitë në botë kanë një qasje tjetër dhe nuk e zgjidhin problemin me ngrirjen e çmimeve. Është më mirë, tha ai, të subvencionohet ajo pjesë e popullatës që ka realisht nevojë, por edhe të ndihmohet duke ulur drejtpërdrejt taksat doganore, duke ndihmuar në importin e retro-materialeve , duke subvencionuar energjinë elektrike, me mekanizma që…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur sot se të premten apo deri të dielën do të dihet se cilat lloje të perimeve dhe frutave do të kenë çmime të ngrira. Siç tha Bekteshi, parametrat hyrës për pemët dhe perimet nga Ministria e Bujqësisë tashmë janë në Ministrinë e Ekonomisë dhe ende priten të dhënat nga Drejtoria Doganore. KRESHNIK BEKTESHI,MINISTËR I EKONOMISË “Gjatë ditës së sotme, ndoshta deri nesër, do të kemi të gjitha të dhënat dhe të premten apo të dielën do të informojmë publikun se cilat fruta dhe perime do të kenë ngrirje çmimi”. Bekteshi tha…

Lexo më Shumë

Bashkë me Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) punojmë në drejtim të asaj që të kthehet tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike nga 1 korriku i këtij viti, duke e pasur parasysh prodhimtarinë e rritur të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë ku ngarkesa është kryesisht gjatë ditës, theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. “Me këtë mund të kemi tepricë të energjisë elektrike gjatë ditës në periudhën nga maji e deri në tetor”, tha Bekteshi në përgjigen e pyetjes pas deklaratës së sotme para Qeverisë. Theksoi se tashmë e ka analizën për përballjen me krizën energjetike, por shtoi…

Lexo më Shumë

Deri të premten do të përqendrohet moti stabil, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë kushte për reshje të shkurta lokale të shiut. Tempratura minimale edhe nesër në mëngjes në disa vende do të zbresë nën zero, ndërsa në ditët në vijim temperaturat do të rriten. Të hënën pritet valë e re e lagësht me reshje më të rrëmbyeshme dhe ulje të temperaturave, kumtoi DPHM.

Lexo më Shumë

Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen. me formimin e grupit të ekspertëve dhe me punën e tyre praktikisht do të fillojë procesi, i cili më pas normalisht do të hyjë në procedurat të cilat janë caktuar me ligj, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili ishte për vizitë tek kompania “Vezë Sharri” së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. “Unë besoj se shteti ynë ka kapacitet, para së gjithash, demokratik, megjithatë edhe kapacitet evropian dhe vizion dhe ky vendim për vazhdim të rrugës sonë evropiane nuk do të jetë peng e karrierës personale të vetëm një njeriu në shtet,…

Lexo më Shumë

Në ceremoni me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake presidenti Stevo Pendarovski sot e priti homologun e tij austriak Aleksander Van der Belen, i cili i shoqëruar  nga bashkëshortja e tij Doris Shmidauer, qëndron për vizitë zyrtare në vend. Presidentët Pendarovski dhe Van der Belen mbajtën takim tet-a-tet, pas së cilës vijoi mbledhje plenare  e të dy delegacioneve. Tema të bisedës, siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, ishin marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, mundësitë për thellimin e tyre me theks të bashkëpunimit ekonomik, rrjedhës së integrimeve evropiane të vendit tonë, si dhe çështjet…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski,  në lidhje me zgjidhjen e mundshme të paralajmëruar  për përdorimin e etiketave në tabelat e regjistrimit në vend të dhënies së tabelave të reja si obligim nga Marrëveshja e Prespës, theksoi se kjo zgjidhje është në fazë të avancuar, por në fund do të bisedohet në mbledhje të Qeverisë për vendimin përfundimtar. “Si MPB konsiderojmë se njëra nga zgjidhjet e mundshme është të vendosen etiketa. Me etiketa praktikisht pa asnjë harxhim ose një harxhim shumë të vogël, të përmbushet ky obligim ligjor”, tha ministri Spasovski në programin e mëngjesit të Televizionit kombëtar. Ministri…

Lexo më Shumë

Sot në ora 02:41, është regjistruar një tërmet me magnitudë 3 ballë sipas shkallës së Rihterit, 72 kilometra në lindje të Shkupit. Sipas të dhënave nga enti Sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave natyrore në Shkup, tërmeti vjen nga epiqendra Sveti Nikollë-Shtip dhe është ndier nga banorët e Shtipit dhe rrethinës.

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e sotme duhet të marrë një vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike dhe të vendosë për çmimet e disa frutave dhe perimeve gjatë kësaj jave. Qeveria vlerëson se vendimet e saj për çmimet në përgjithësi respektohen dhe njofton se do të ketë ndërhyrje të tjera nëse analizat tregojnë se është e nevojshme. “Nuk do të presim punë joadekuate të disa komisioneve në Kuvend. Me vendimin e Qeverisë do t’i ulim çmimet e një sërë produktesh higjienike në të njëjtën mënyrë siç e kemi bërë edhe te çmimet e produkteve ushqimore, deri në një datë të…

Lexo më Shumë

Procesi i ndryshimeve kushtetuese do të fillojë para verës. Presim që të jetë i suksesshëm, ndërsa zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt, nga mesi i vitit të ardhshëm. Është e rëndësishme t’u përmbahemi obligimeve të rrugës sonë evropiane dhe anëtarësimit në BE, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve  para konferencës “Organizatat civile – katalizatorë të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”, në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, Mariçiqi theksoi se procedura për formimin e grupit punues për ndryshimet kushtetuese është nga fundi, se ka një pjesëmarrje të mirë nga ata…

Lexo më Shumë