Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në vitin 2022, titullin doktorë shkence kanë fituar 197 persona, që paraqet zvogëlim për 2 për qind krahasuar me vitin 2021. Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, numri më i madh i personave doktoruan në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale me 30.1për qind, pastaj biznes, administrim dhe drejtësi me 17.8 për qind, vijojnë shkencat sociale, gazetari dhe informacion me 10.2 për qind, artet dhe shkencat humane me 9.1 për qind, ndërsa pjesa tjetër e zonave kanë një përqindje më të ulët përfaqësimi. Numri i femrave të cilët mbrojtën disertacionin…
Author: almakos
“Ne po kalojmë edhe një herë me sukses procesin e skriningut, duke zbatuar reformat e brendshme dhe duke ecur me vendosmëri drejt anëtarësimit të plotë në BE. Viti 2030 është një mundësi reale dhe e arritshme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ta përfundojnë me sukses këtë proces dhe unë personalisht besoj në të”. Këtë e theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen e tij shqiptare Olta Xhaçka. Xhaçka theksoi se “Shqipëria dhe RMV bashkërisht do të ecin drejt BE-së dhe se aktorët politik duhet ta kuptojnë se ky është…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e 3-vjetorit të pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Bëhet fjalë për mëngjes tradicional të NATO-s me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, si fillim i Ditëve të NATO-s në Maqedoninë e Veriut, që u mbajt në Klubin e Deputetëve në Shkup, ndërsa si mysafire speciale ishte edhe ambasadorja e Ukrainës. “Në kushte kur bota, në shekullin 21 u ballafaqua me agresion tërësisht të palejueshëm të Federatës Ruse kundër një shteti sovran dhe…
Sot, më 27 mars 2023, Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, NATO. Me këtë rast në kazermën “Ilinden” në Shkup duhet të mbahet ceremoni qendrore, në të cilën janë paraparë fjalime të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministres së mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Vasko Gjurçinovski. Pjesë e festës do të jenë edhe disa ushtrime dhe aktivitete demonstruese të Ushtrisë, duke përfshirë një mbikalim të avionëve në kuadër të misionit “Air Policing”. Në organizim të Ministrisë së Jashtme, në Klubin e Deputetëve do të mbahet “Mëngjesi…
Policët që dalin sot në rrugë janë të obliguar që në uniforma ta kenë edhe gjuhën shqipe. Kjo direktivë e dalë nga Ligji i fundit për Përdorimin e Gjuhëve është bërë i obligueshëm pas publikimit në gazetën zyrtare. Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në kryeqytet-Shkup dhe në komunat ku jetojnë së paku 20 për qind të komunitetit. Kjo u bë e ditur edhe në njoftimin e Gazetës Zyrtare. DEKRETI PËR SHENJAT NË UNIFORMAT E POLICISË “Në qytetin…
Dua të theksoj se shfrytëzimi i institucionit të MPJ-së dhe reputacionit të tij për reklama të lira nga ministri Osmani paraqet keqpërdorim të institucionit, tha deputeti nga VMRO-DPMNE, Antonijo Milloshoski, në panelin e sotëm me temën “Situata alarmante në diplomacinë maqedonase”. Atë që ligjërisht ka kompetenca e ministrisë për të promovuar shtetin përtej kufijve të saj në fushën ekonomike, politike, tregtare dhe kulturore, tashmë Ministria e Jashtme është kthyer në një institucion që reklamon ministrin brenda shtetit, dhe më së shumti në komunën Çair ku ka marrë detyrë partiake për pajtimin e fraksioneve në partinë e tij amë. ANTONIO MILLOSHOSKI,…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, nesër do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Gjatë vizitës ajo pritet të realizojë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. “Tema të diskutimit në takimin mes ministrave Osmani dhe Xhaçka pritet të jenë përkushtimi i të dy vendeve për ruajtjen e nivelit të lartë të bashkëpunimit bilateral, procesi negocioues për anëtarësimin e të dyja vendeve në BE, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe dinamika rajonale, duke iu referuar në mënyrë të veçantë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistë për REL tha se mund të merret vendim në lidhje me targat, që nuk do të ndikojë financiarisht te qytetarët. Spasovski thotë se detyrimi për ndërrimin e targave nga MK në NMK vjen nga Marrëveshja e Prespës, ndërkaq pas reagimeve se kjo do t’i kushtonte qytetarëve rreth 11 milionë euro, Spasovski tha se se po shqyrtohet mundësia që të vendosen ngjitëse në tabelat aktuale. “Ne e dimë që detyrimi është që ndryshimi i targave të bëhet deri në vitin e ardhshëm, siç është edhe me dokumentet dhe mendojmë se në një…
Në vendkalimet e pagesave në vend vitin e kaluar është arritur qarkullim në vlerë prej 53.242.070 euro, njoftoi Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore. Të hyrat e vitit të kaluar janë 6.6 milionë euro më të larta se ato të vitit 2021, kur ishin 46.4 milionë euro. “Më fitimprurëse” është pika e pagesës Romanovce, ku sipas të dhënave të JPDP-së, qarkullimi i realizuar është 400.174.788,00 denarë. 266,361,767 denare ne piken pagesore Miladinovci, ne piken pagesore Gllumove te Sarajit 258,299,622, Gradsko 248,125,247 denars, Zheline 244,476,653 denare, Gjevgjeli 236,866,875 denare, Petrovec 205,967,358 denare, Tetove 201,158,891,495 denare, Gostivar 164,536,337 denarë. Qarkullimi i realizuar nga…
Nga VMRO-DPME thonë se pas informacioneve të shpërndarë nga kjo parti, kryeministri njëherë edhe kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka thirrur në takim koordinativ deputetët, për t’u siguruar që të njëjtit do të votojnë ndryshimet kushtetuese. Nga kjo parti thonë se disa deputet brenda LSDM-së nuk kanë pranuar të nënshkruajnë dokumentin. “Kovaçevski të dalë dhe të tregojë dokumentin se sa deputetë të LSD-së nuk i kanë nënshkruar se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Kovaçevski duhet të thotë nëse pas zbulimit të VMRO-DPMNE-së për deputetët e LSD-së që nuk pajtohen me politikat për ndryshimet kushtetuese, ai i ka thirrur në…
Faqja e internetit e Kuvendit është kthyer në funksion dhe është e qasshme për përdoruesit nga vendi, kumtoi pasdite pres shërbimi i Kuvendit, duke sqaruar se faqja nuk ka qenë funksionale për shkak të sulmit nga jashtë nga më shumë koneksione. “Në përputhje me informacionet e personave ekspertë përgjegjës për TIK (IKT) bëhet fjalë për atak nga jashtë (Flood atack) respektivisht atak me shumë koneksione të ueb faqes pasojë e të cilës është pamundësia e qasjes në faqen e internetit. Për momentin është pamundësuar qasje në ueb faqe nga adresat e jashtme por është në dispozicion për përdoruesit vendorë. Në…
Kemi pasur konsultime me kryetarin Ali Ahmeti dhe duke pasur parasysh zhvillimet që kanë ndodhur në BDI ishte propozimi i kryetarit Ahmeti që unë të pranoj rolin e kordinatorit në komunën e Sarajit dhe unë kam dhënë pëlqimin tim ndërsa vendimi është i kryetarit Ahmeti, deklaroi Rafiz Aliti për TV SHENJA në lidhje me emërimin e tij si kordinator për degën e BDI-së në Saraj. RAFIZ ALITI, BDI “Ka ardh deri këtu për shkak të mospajtimeve brenda BDI-së me siguri Ahmeti në këtë drejtim ka bërë vlerësimin që interesi I BDI-së është që të mos vazhdojnë edhe më tutje përçarjet…

