Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 gjoba, nga të cilat 46 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, 16 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara. “Janë shqiptuar tre gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 10 sanksione për parakalim të paligjshëm të automjeteve, tre masa për folie të pacertifikuara (xhama të errësuar), gjashtë sanksione për moslejimin e rrugës për këmbësorët, katër masa për shofer…
Author: almakos
Gjatë ditës së sotme në hapësirat e komunës, në një ceremoni solemne, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ia ndau çmimin “Qytetar nderi i Gostivarit”, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në seancën e 19-të të Këshillit Komunal në shkurt të këtij viti, kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpall qytetar nderi me unanimitet votash, ndërsa sot çmimi iu nda edhe zyrtarisht në Gostivar. Fjalim rasti mbajti kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili u shpreh se Tirana tashmë është shndërruar në kryeqytet evropian dhe se…
Është shumë lehtë barrën e krizës me e hudh vetëm tek konsumatori/. Por barra në kohë krize duhet të shpërndahet. Kështu tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke arsyetuar vendimin e qeverisë për ngrirje të çmimit të disa produkteve. “Përgjegjësi shoqërore duhet të tregojnë edhe kompanitë, a po prodhuesit vendor, apo ata të cilët merren me tregti. Pra kjo ka të bëj me një masë të përkohshme, ku vendoset parimi i solidaritetit në të gjithë zinxhirin duke filluar nga prodhuesi deri tek konsumatori”, u shpreh ministri Bekteshi. Ai tha se garanton se asnjëra nga kompanitë…
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan priti në takim ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut në Ankara, Jovan Manasijevski, raporton Anadolu Agency. Në takimin në Kompleksin Presidencial në Ankara, ambasadori Manasijevski i dorëzoi Erdogan-it letrat kredenciale. Më pas Manasijevski bashkë me disa punonjës të ambasadës realizuan një fotografi kujtimi me presidentin Erdogan.
MPB njofton se sot kanë parashtruar kallëzim penal për “terrorizëm” ndaj një fëmije 15-vjeçar nga Shkupi. Siç njoftojnë nga MPB, i njëjti në disa raste ka dërguar shkrime kërcënuese në e-mail adresat e disa shkollave në Shkup. “Më datë 24.02.2023, i mituri i raportuar ka krijuar një adresë emaili duke përdorur celularin e tij dhe po të njëjtën ditë duke përdorur kompjuterin e tij laptop, nga shtëpia e tij ka dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese në adresën elektronike zyrtare të një shkolle të mesme në Shkup, që pas kontrolleve rezultoi i rremë”. “Në të njëjtën kohë, për të fshehur…
Reformat në gjyqësor që do të sigurojnë sundimin e ligjit janë një proces i vazhdueshëm që duhet të ecë përpara, nevojiten hapa të rëndësishëm për përparim të mëtejshëm, tha sot ambasadori evropian David Geer lidhur me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut. Geer theksoi se do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë financiare dhe teknike në këtë proces. Ai tha se duhet të sigurohet që do të ketë një gjyqësor që do të ketë besimin e publikut dhe që do të jetë i pavarur, profesional dhe objektiv. DAVID…
Uji i trajtuar me cilësi të lartë, sipas standardeve evropiane dhe me kursim të rrjedhjes, do të mundësojë që stacioni i filtrimit në Shkup për ndërtimin e të cilit, sot, me grantin e BE-së prej 70 milionë euro, u përmbyll korniza financiare me vlerë mbi 200 milionë euro. Marrëveshjen për grantin e nënshkruan ministri i Financave Fatmir Besimi, zëvendëskryetarja e Bankës Evropiane për Investime përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, Liljana Pavllova dhe ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, në prani të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqit dhe ambasadorit evropian Dejvid Gir. Siç u tha, projekti do të…
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtoi se qëndrimi i tyre parimor për publikimin e vendimeve gjyqësore që nuk janë të plotfuqishme është i shënuar në Raportin e Departamentit të shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2022, në të cilin këshillohen gjykatat më të ulëta, t’i publikojnë jo vetëm vendimet gjyqësore të plotfuqishme, por edhe vendimet gjyqësore që nuk janë të plotfuqishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje me interes publik. “Në raportin theksohet se me Qëndrimin parimor të Gjykatës Supreme si reagim ndaj transparencës së përmirësuar të gjyqësorit, këshillohen gjykatat më të ulëta t’i publikojnë jo…
Një shtetas i huaj (32), është i dyshuar për kontrabandimin e stolisë nga ari nga Turaia, me vlerë prej 2.200.000 euro. Një doganeri dyshohet se i ka ndihmuar. Prokurori publik kërkon nga gjykata t’u përcaktojë dy të dyshuarve masë paraburgimi. PP informoi se Prokuroria themelore publike Shkup ka marrë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave, prej të cilëve njëri është i dyshuar për veprën penale – Kontrabandim nga neni 278 paragrafi 3 lidhur me nenin 1 nga Kodi penal, ndërsa i dyti për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale. “Më 20 mars, në vendkalimin kufitar Aeroporti Shkup,…
Deri në fund të javës do të mbajë mot i qëndrueshëm me rritje të temperaturës ditore, përveç të shtunës, kur në fund të ditës do të ketë kushte për reshje lokale shiu dhe bubullima të rralla, kumtoi DPHM. Ndryshim më i ndjeshëm i motit pritet në fillim të javës së ardhshme, pasuar me vranësira të shtuara, reshje shiu, rritje të erës dhe rënie të temperaturës.
“Qeveria është e angazhuar fuqishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe mjedisit afarist. Investimet kapitale janë një nga prioritetet kryesore në programin qeveritar, porositi ministri i Financave, Fatmir Besimi në takimin me drejtoreshën e Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim – BERZH për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Sharlot Rue dhe shefin e Zyrës së BERZH-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andi Aranitasi. Në takimin e sotëm, informojnë nga Minsitria e Financave, temë e bisedës ishin aktivitetet që janë ndërmarrë për realizimin e projekteve që janë të mbështetura financiarisht nga BERZH-i në pjesën për modernizimin e infrastrukturës…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë vende-vende të lagështa, informojnë nga LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. “Për shkak të vendosjes së shtresës asfaltike prej datës 20.03.2023 deri më 25.03.2023, rruga rajonale Veles – Gradsko, përkatësisht pjesa nga fshati Nogaevci deri në fshatin Viniçan, do të mbyllet për qarkullim nga ora 08:00 deri në orën 16:00”, informojnë nga LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura…

