Author: almakos

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, ka pritur në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i ka uruar bisedime të suksesshme sot në Ohër. “Mirëpritje e ngrohtë në Ohër për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq Në takimin dypalësh që patëm sot në mëngjes, mbi të gjitha i urova atij bisedime të suksesshme, të rëndësishme për stabilitetin rajonal, ruajtjen e paqes dhe rrugën që të çon drejt një të ardhmeje të begatë, jo vetëm për Serbisë dhe Kosovës, por për të gjithë rajonin”, ka shkruar Kovacevski në Facebook.

Lexo më Shumë

SPB Shkup dje (17.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 211 masa, nga të cilat 73 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për foli të vendosura jo të certifikuara (xhama të lyer). Tri masa janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, gjashtë sanksione për mosrespektim të përparësisë, pesë masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq). Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Lexo më Shumë

Zyra e Bashkimit Evropian ditë më parë ka bërë publike agjendën e takimeve të 18 marsit që do të mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Takimet në Ohër do të fillojnë nga ora 10:00. Në njoftimin e zyrës së Bashkimit Evropian bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në rezidencat shtetërore. Duke filluar nga ora 10:00, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Në takim do të…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se të hënën ata në Çair do të mbajnë tubim, ku i pranishëm do të jetë edhe Ali Ahmeti. Me këtë u zbulua edhe simbolika e fushatës së nisur ditë më parë “Ai po vjen”. Shumë aluduan se bëhet fjalë për kryeministrin e parë shqiptarë, por, rezulton se bëhet fjalë për ardhjen e Ali Ahmetit në Shkup.“Të nderuar, ju ftojmë në tubimin qëndror në Çair “Bashkë për Europë” ku bartës është Kryetari Ali Ahmeti.Tubimi do të mbahet ditën e hënë, me 20 mars 2023, me fillim në ora 19:00 në sallën sportive “Shaban…

Lexo më Shumë

Policia nga SPB Shkup dhe departamenti i kriminalistikës arrestuan pesë persona të cilët shisnin drogë në banesa me qira në Qendër dhe Gjorçe Petrov, ka njoftuar zëdhënësi i policisë, Toni Angellovski.Për një diler, zëdhënësi i MPB-së konfirmoi se bëhet fjalë për mësuese e shkollës fillore dhe se shiste drogë jashtë orarit të punës.Të arrestuarve iu gjet një laborator për amfetaminën dhe drogën me vlerë gjysmë milionë euro. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ai në periudhën e ardhshme do të bëjnë të gjitha përpjekjet për realizimin me sukses të të gjitha aktiviteteve të nevojshme për të dinamizuar më tej procesin  e anëtarësimit në BE. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Sot, me partnerët tanë evropianë, patëm mundësinë të bëjmë një pasqyrë të situatës, të përcaktojmë progresin e bërë në vend, si dhe reformat e zbatuara në përgatitje për anëtarësimin tonë në Union. Mund të them plotësisht dhe me përgjegjësi se kemi mbështetjen e plotë të BE-së me një përkushtim të qartë për sukses në hapin…

Lexo më Shumë

Ekipi mbrojtës i Bojan Jovanovskit Boki 13 bën të ditur se Jovanovski është shtrirë në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, për shkak se do t’i hiqet lukthi. Ekipi bën të ditur se në Gjykatën Themelore Penale tashmë është paraqitur një kërkesë e re për pezullimin e vuajtjes së dënimit me burgim. “E gjithë kjo situatë dhe operacioni mund të shmangej nëse autoritetet që vendosën për kërkesat e ndërprerjes do të kishin respektuar rekomandimet e specialistëve që tregonin kategorikisht se e gjithë kjo do të ndodhte, sepse në kushte burgu nuk ka mundësi të trajtohet sëmundja e pacientit”, thuhet mes tjerash…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Shkup priti dhe u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Josep Borell dhe Komisionerin për Politika Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Siç njotojnë nga Qeveria, në takim u bisedua për rëndësinë e hapit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane, si çështje me rëndësi për perspektivat e vendit tonë dhe për stabilitetin e rajonit dhe Evropës. “Kryeministri Kovaçevski falënderoi përfaqësuesit e lartë evropianë për kontributin e tyre, si dhe partnerët evropianë, për suksesin e përbashkët në hapjen e negociatave të Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borell, komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Oliver Varhelyi, si dhe përfaqësues të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe institucioneve evropiane po qëndrojnë sot në Shkup  ku mbahet takimi i 16-të i Këshillit për Stabilizim dhe Asociimit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me të cilin do të kryesojë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në takim do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Takimet e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim ndërmjet vendit…

Lexo më Shumë

Grupi i ashtuquajtur i “Zjarrit” nga BDI sonte ka realizuar takim me banorët e KV Shkumbini të Tetovës, transmeton SHENJA. Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti tha se dëshiron të rikthejë BDI-në e vlerave kombëtare, BDI-në e UÇK-së. Mexhiti më tej bëri thirrje që BDI-ja duhet të qëndrojë larg kazinove dhe Ligjit për lojërat e fatit. “Sonte duheshte të kemi një takim të vogël në KV SHKUMBINI, por rezultoi që POPULLI mendon ndryshe, u bë tubim! Të nderuar vëllezër e motra, ndjehem jashtë mase i nderuar nga prezenca juaj, sonte dëshmuam edhe një herë bashkarisht se duam ta rikthejmë BDI-në e…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ilaçe dhe pajisje mjekësore sot pasdite ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Komisionit parlamentar për shëndetësi dhe do të përcillet për procedim të mëtutjeshëm në Kuvend. Për këtë propozim ligj janë paraqitur disa amendamente nga anëtarët e Komisionit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, të cilat janë refuzuar. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Marija Manoleva, theksoi se kjo nismë ka për qëllim të nënvizojë nevojën për të futur mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve të veçanta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe prodhuesve të ilaçeve specifike që janë inovative dhe nuk kanë konkurrencë në treg. Kryetari i Komisionit, Arben Ziberi,…

Lexo më Shumë

Në këto momente në Shkup është duke u zhvilluar aksion i madh policor në të cilin është arrestuar një numër i madh i shpërndarësve të drogës në rrugë. Sipas informacioneve të para, janë arrestuar shitës të amfetaminës dhe mes të arrestuarve është edhe një mësuese e shkollës fillore. Në këto momente në Shkup është duke u zhvilluar aksion i madh policor në të cilin është arrestuar një numër i madh i shpërndarësve të drogës në rrugë. Sipas informacioneve të para, janë arrestuar shitës të amfetaminës dhe mes të arrestuarve është edhe një mësuese e shkollës fillore. Nga MPB konfirmojnë se…

Lexo më Shumë