Author: almakos

Të rinjtë duhet të inkurajohen dhe të na kërkojnë me zë të lartë atë që kanë nevojë. Dëgjoj me kujdes  gjithmonë të rinjtë për  temat që janë në interesin e tyre dhe për të ardhmen e tyre të mirë. Kështu deklaroi zv.kryeminstri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në forumin “Çfarë duan të rinjtë – profesionet e së ardhmes sot kërkojnë njohuri dhe aftësi” në kuadër të projektit me të njëjtin emër të zhvilluar nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike (IDUEP). FATMIR BYTYQI-ZV.KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Do të thotë se ata kanë mundësi të tregohen në një punë…

Lexo më Shumë

Presim solidaritet nga të gjithë biznesmenët në vendin tonë që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëve, tha për MIA-n ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në prag të hyrjes së nesërme në fuqi të çmimeve të ngrira të një pjese të makaronave dhe produkteve të qumështit. Ministria e Ekonomisë është duke bërë analiza shtesë të të dhënave për një zgjatje të mundshme të vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve. Të gjitha vendimet, siç thotë Bekteshi, merren së bashku me shoqatat dhe odat. Sipas vendimeve të marra javën e kaluar, nga nesër do të ngrihen çmimet e makaronave dhe…

Lexo më Shumë

Ministrja Sllavjanka Petrovska dhe kryetari i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë së Veriut Ismet Ramadani sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, i cili parasheh një numër të madh të aktiviteteve të përbashkëta me një qëllim kryesor – zhvillimi i demokracisë dhe përforcimi i vlerave euroatlantike në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur MM-ja. Ministrja Petrovska në takim porositi se sektori joqeveritar ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe theksoi se si edhe deri tani, Ministria e Mbrojtjes mbetet partner i përkushtuar në realizimin e aktiviteteve të kësaj organizate. “Këshilli Euro-Atlantik është shtylla e atlanticizmit në shtet. Puna…

Lexo më Shumë

Nuk kam ambicie të jem kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, por dua të kujtohem si për realizimin e projekteve nga korridoret 8 dhe 10-d, pra për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë dhe për vendosjen e lidhjes Prishtinë-Shkup-Tiranë, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi. Në një paraqitje të ftuar në televizionin kosovar “Dukagjini”, Grubi ka theksuar se kandidati shqiptar për kryeministër do të propozohet nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe siç ka theksuar ai është i sigurt se “nuk do të gabon në zgjedhjen e tij”. “Ky është projekti…

Lexo më Shumë

 Qeveria sot në seancë e ka vërtetuar tekstin e propozim-ligjeve për ratifikimin e Marrëveshjes për liri të lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, të Marrëveshjes për njohje të kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe të Marrlveshjes për njohje të kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të mjekësisë dentare dhe arkitektëve, në kontekst të Marrëveshjes së Evropës qendrore për tregti të lirë. Vendimet janë marrë në seancën e 135-të qeveritare, me propozime nga Ministria e Punëve të Jashtme. Marërveshja për liri të lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor ështël lidhur në Berlin më 3 nëntor të vitit…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë dhe cili do person tjetër nuk parashtron kërkesë Qeverisë që të miratojë diçka për prokurim. Këto kërkesa jepen kur të miratohet buxheti. Kërkesën time ia referova ministrit, Qeverisë dhe Kuvendit, kur iu referova pse janë kërkuar ato mjete, tha ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski në seancën e sotme për rastin “Softuerët”, duke iu përgjigjur pyetjes së prokurorisë “nëse ai ka dorëzuar informacion tek Qeveria se do të prokurojë softuer”.

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut do të importojë fuqi punëtore nga vendet e tjera. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se autoritetet po e shqyrtojnë mundësinë për import të fuqisë punëtore, dhe se për momentin janë duke u realizuar bisedime me odat ekonomike, për të qartësuar se në cilat fusha do të bëhet kjo. Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike “Ekonomia ka nevojë që disi ta mbushë atë zbrazëtirë të mungesësë së fuqisë punëtore. Fakt është që çdo ditë e më shumë kemi kompani që tregojnë se shumë rëndë gjejnë fuqi punëtore nga ajo që e ka në dispozicion…

Lexo më Shumë

Pensionet në muajin mars do të rriten për 8.4%, kanë njoftuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe invalidor parasheh një mënyrë të re të harmonizimit të pensioneve, ku gjatë llogaritjes merren parasysh rritja e kostos së jetesës dhe rritja e pagës mesatare. Kjo metodë e harmonizimit të pensioneve mundëson një rritje reale të pensioneve në raport me pagat, pra me rritjen e pagës mesatare, do të vazhdojnë të rriten edhe pensionet. Korrigjimet e pensioneve bëhen sipas lëvizjes së indeksit të kostos së jetesës në vlerë prej 50% dhe…

Lexo më Shumë

Në intervalin kohor nga ora 06:00 deri më 10:00 në territorin e vendit sot është realizuar kontrollim aksional i automjeteve të cilat kryejnë transport të fëmijëve, për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia deri në shkollë dhe nga shkolla deri në shtëpi, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Gjatë kontrollit është konstatuar një vepër penale sipas nenit 284-a të Kodit Penal për ngasjen e mjetit pa licencën e duhur. Poashtu janë sanksionuar 37 shoferë për shkak të kundërvajtjeve në trafik, kurse 14 automjete janë dërguar në kontrollim teknik të jashtëzakonshëm”, njofton MPB. Kontrollimet në trafik për rritjen e…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka njoftuar se javën e ardhshme do të shqyrtohet kërkesa e maturantëve për shkurtimin e materialit për dhënien e provimit të maturës shtetërore. Ai shtoi se në mbledhje duhet të shqyrtohen rregulloret ligjore, gjegjësisht çfarë lejon ligji të ndryshohet në këtë moment në lidhje me kërkesën e maturantëve, duke qenë se tashmë janë caktuar provimet e maturës shtetërore. Ditën e djeshme, para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), një grup gjimnazistësh kanë protestuar, duke kërkuar nga autoritetet shkurtimin e materialit për dhënien e provimit të maturës shtetërore, pasi siç thonë ata vitet e…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor në kuadër Gjykatës Penale ka marrë vendim me të cilën e ndërpret ndjekjen penale kundër ish-drejtorit të Dogonave, Dragan Daravellski. Sipas gjykatave, atij nuk do të mund t’i gjykohet nga e para sepse ka vjetërsim të plotë të rastit për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtarë. Aktgjykimi prej shtatë vjetëve burg u shfuqizua. Para një muaji, Daravellski ka dal prej burgut të “Idrizovës” i cili ishte dërguar atje pasi ishte arrestuar në vendkalimin kufitar. Lirimi nga burgu u bë pas marrjes së vendimit të Gjykatës Penale që procedura të përsëritet, edhe pse ishte e qartë se kjo do…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, u bëri thirrje të gjitha partive politike që me konsensus ta miratojnë Kodin e ri Zgjedhor. Në paraqitjen e tij në konferencën “Reformat Zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të cilën e organizoi Instituti Nacional Demokratik (NDI), Ministri Lloga tha se nisma e tij është që partitë politike të ulen në një tavolinë të njëjtë me qëllim që të hartohet një model sipas të cilit do të veprohet në drejtim të përgatitjes së një Kodi të ri Zgjedhor dhe të arrihet konsensus për çështje të përcaktuara të cilat kanë konotacion politik, sepse kjo është…

Lexo më Shumë