Author: almakos

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 247 gjoba, nga të cilat 84 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 17 gjoba për vozitje pa patentë shofer, tri gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. “Tetë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 8 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe e semaforit), katër gjoba për mosdhënie…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka takuar sonte banorët e Këshillit vendor, Dizhoni 1, transmeton SHENJA. “Asgjë nuk po kërkojmë, vetëm se na lini të punojmë. Vetëm se na lini ta bëjmë punën tonë, për atë që ju kërkoni prej nesh. Ju jeni ata të cilët na e keni dhënë mandatin. Ju jeni ata të cilët e keni votuar BDI-në për Ali Ahmetin dhe Ali Ahmeti e ka deleguar vullnetin te Bujari, te unë, te Kreshniku dhe gjithë të tjerë për t;i bërë punët.…

Lexo më Shumë

Seanca e Parlamentit ku deputetët debatojnë për Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit për vitin 2022 pasdite është ndërprerë, ndërsa vazhdimi i saj do të caktohet në mënyrë shtesë. Në pjesën e pasdites të debatit, pushteti dhe opozita me qëndrime të kundërta. Për përfaqësuesit e pushtetit, në Raport janë shënuar lëvizjet pozitive në shumë fusha, ndërsa   sipas opozitës, me vlerësime dhe dinamika të tilla, vendi nuk do të jetë i gatshëm edhe për një kohë të gjatë të inkuadrohet në Bashkimin Evropian. Lubica Spasova, deputete e LSDM-së,  vlerësoi se Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2022 është…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit hapë lëndë për mbikëqyrje të ndërtimit të autostradave të korridoreve 8 dhe 10 që e mori kompania IRD, ndërsa si nënkryes janë zgjedhur edhe tre kompani. Sipas KSHPK-së, duhet verifikuar informacioni i publikuar në media se kompania “Eptisa”, e cila është një nga nënkontraktorët, ka pasur ndalesë nga shteti që të mos angazhohet në inspektime ndërtimore për shkak të sjelljes joetike dhe joprofesionale, por para tenderit, qeveria e anuloi atë ndalim. Janë kompani të huaja për të cilat kërkimet tona do të jenë disi të kufizuara. Nëse ka nevojë do të mundohemi të gjejmë…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot kumtoi se nga nesër ngrin çmimi i pastave dhe produkteve të qumështit. Me këtë vendim do të përfshihen makaronat, shpagetat, djathi i bardhë, qumështi, gjiza,… Sipas Bekteshit, pastat do të lirohen për të paktën dhjetë për qind, ndërsa në krahasim me produktet e qumështit do të pritet që prodhuesit  deri nesër të përgatiten sepse, siç tha, disa  tashmë edhe vetë i ulin çmimet. Ministri paralajmëroi se për këto vendime ai dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski me siguri nesër do të mbajnë brifing me gazetarët. “Me siguri nesër në mëngjes do të ketë vendim për pastat…

Lexo më Shumë

Disa banorë të cilët jetojnë  në rrugën Hoshemin në Lagjjen Butel 1, kanë mbajtur sot protestë paqësore kundër vendimit të Qytetit të Shkupit për zgjerimin e rrugës “Boca Ivanova”, e cila duhet të shtrihet nga rrethrrotullimi deri në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh dhe të kalojë përpara   shtëpive të tyre. Siç bëjnë të ditur banorët, ata  për një kohë të gjatë kanë kërkuar nga Qyteti i Shkupit, që të zhvendoset rruga për disa metra që të mos shkatërrohen oborret, por sipas tyre, këto kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhur. QYTETAR “Qyteti i Shkupit dëshiron të ndërton rrugë dhe dëshirojnë të…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer, thotë se kur bëhet fjalë për korrupsionin, nuk ka tolerancë dhe nuk bëhet fjalë për identifikimin e individëve, por për ndryshimin e sistemit. I pyetur nëse BE ka njohuri për “listën e zezë” të SHBA-ve, që ambasadorja e SHBA-së paralajmëroi se do të zgjerohet me një apo dy emra të tjerë, ai tha se nuk ka njohuri dhe se korrupsioni në Maqedoninë e Veriut  duhet të luftohet përmes sistemit dhe jo domosdoshëmrisht duke shënjestruar individë të caktuar. David Geer “Çështja e korrupsionit është shumë e rëndësishme që hyn në thelbin e procesit…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në lidhje me vrasjen në Çarshi të Vjetër, u shpreh se kjo ndodh për shkak se në Maqedoni ai që duhet të ndjek krimin është ortak me krimin. “300 metra afër qendrës së Shkupit, të ndodhë një vrasje e tillë, njerëz me armë zjarri shëtisin edhe atë jo 1 por 4, e përsëris 300 metra nga Qendra e Qytetit, as në kinomatografitë më të këqija do të thoja nuk mund të gjendet, por ja, për fat të keq shumë dëshmitarë okular atë ditë panë se si bëhet ekzekutimi brutal i njerëzve 300 metra nga qendra…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka pranuar mbështetjen e premtuar financiare në vlerë prej 80 milionë euro nga Bashkimi Evropian (BE) për përballimin e krizës energjetike. Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer, mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku përveç kryeministrit Dimitar Kovaçevski, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe drejtues të institucioneve dhe kompanive nga sektori i energjisë. Zv/kryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, secili në sferën e tyre prezantuan detajet…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, sot në konferencë për shtyp ka njoftuar se pacientët me fibrozë cistike e kanë marrë ilaçin “Trikafta” dhe sipas tij, është zgjidhur problemi më i madh i këtyre qytetarëve.“Pacientët janë fokusi i punës sonë dhe ne vazhdojmë përpjekjet tona në këtë drejtim. Në bashkëpunim me kryeministrin po punojmë për gjetjen e një zgjidhjeje për pjesën tjetër të të prekurve nga kjo sëmundje”, tha Mexhiti.Ndërsa mjeku Stojka Fushtiq, specialist për fibrozën cistike, tha se në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ka 6 pacientë dhe të njëjtit kanë filluar të marrin terapi. Ajo tha se dy pacientët…

Lexo më Shumë

Nuk kam njohuri për individë të cilët mund të jenë objektiv i sanksioneve, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer, i pyetur nëse Brukseli ka njohuri për personat që kanë lidhje me korrupsionin e lartë, pasi ambasadorja amerikane, Angela Aggeler, tha se një apo dy persona do të jenë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Euro-ambasadori Geer me këtë rast theksoi se kur bëhet fjalë për korrupsionin, nuk ka tolerancë dhe nuk bëhet fjalë për identifikimin e individëve, por për ndryshimin e sistemit. “Çështja e korrupsionit është shumë e rëndësishme që hyn në thelbin…

Lexo më Shumë

Është formuar grup miqësie mes Bashkësisë Fetare Islame dhe Kishës Ortodokse Maqedonase. Përbëhet nga profesorë universitarë, studentë si dhe priftërinj dhe hoxhallarë, ndërsa si qëllim ka afrimin më të madh mes dy komuniteteve, që të kenë kontakt mes vete si dhe të komunikojnë në rast nevoje. Kryetari i Komisionit për Bashkësitë Fetare, Darjan Sotirovski, tha se përmes kësaj të dyja palët do të thellojnë njohjen dhe mirëkuptimin mes vete. Nisma ka marrë edhe “bekimin” e krerëve të dy institucioneve fetare Stefani dhe kryetarit të BFI-së Shaqir Fetahu. “Do të kemi këndvështrime të ndryshme, do të rishikojmë çështje të ndryshme, do…

Lexo më Shumë