Dy persona të mitur mbrëmë janë gjetur në një kazino pasi në harkun kohor nga ora 22:00 deri më 05:00 nëpunës policorë të SPB Shkup së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, realizuan aksion kontrolli në objekte gastronomike në territorin e SPB Shkup.
Siç bëri të ditur MPB, gjatë kontrollit janë konstatuar edhe kundërvajtje në lidhje me mosdhënien e faturave fiskale si dhe shkeljen e Ligjit për konsumimin e duhanit.