Author: almakos

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, para seancës së nesërme të Kuvendit, ku e vetmja pikë e rendit të ditës është Propozimi për qasje në ndryshimet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u ka dërguar një letër deputetëve duke u bërë thirrje për të mbështetur ndryshimet kushtetuese.Osmani thotë se me votimin e ndryshimeve kushtetuese nuk do të ndodh asgjë e keqe, përkundrazi përfitimet do të jenë të mëdha. “Unë personalisht nuk kam asnjë dyshim se me këtë ndryshim të Kushtetutës nuk do të gabojmë, përkundrazi do të hapim një kapitull të ri zhvillimi dhe stabiliteti për…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u keqpërdor për politika ditore. Kështu ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke shtuar se rruga Tetovë- Prizren mund të diskutohet nga çdokush por realizues është vetëm Qeveria.“Njëjtë edhe me këtë rrugë. Kjo rrugë ka të bëjë me një ide që është shumë më herët, para vizitës së kryeministrit Kurti në komunat e Çairit dhe Tetovës, ku mendoj se njeriu u keqpërdor, të jem i sinqertë, në politika ditore të këtyre dy kryetarëve të komunave, që duan të etablohen në skenën politike”, tha mes tjerash Kovaçevski. MARKETING

Lexo më Shumë

Kabllo të dëmtuar në lokacione të ndryshme, të shkaktuara nga punimet ndërtimore të palëve të treta, janë arsyet për problemet teknike për shkak të cilave shfrytëzuesit e shërbimeve të Telekomit Maqedonas nga mëngjesi po ballafaqohen me ndërprerje të internetit dhe shërbimeve celulare dhe fikse.Nga T-Mobile njoftojnë se janë duke punuar në teren në sanimin e plotë të defekteve dhe kërkojnë falje për problemet e shkaktuara.Problemi është nga mëngjesi kur nuk mundej të realizoheshin telefonatat nëpërmjet rrjetit celular.Ka patur raste kur është caktuar lidhja por shfrytëzuesit nuk janë dëgjuar mes vete.Aplikacionet si Whatsapp dhe Viber funksionojnë. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Tetë persona, mes të cilëve edhe dy ushtarë nga Maqedonia e Veriut, janë helmuar me mkonoksid karboni derisa kanë pompuar ujë nga bodrumi në Shtëpinë e kulturës në Çërna të Koroshkemit, në Slloveni.Mjeku kryesor i Armatës së Sllovenisë, Robert Karota kumtoi se mes të helmuarve janë pesë pjesëtarë të ushtrisë sllovene, dy ushtarë nga Maqedonia e Veriut dhe një zjarrfikës.Incidenti ka ndodhur derisa punonin në mënjanimin e pasojave nga vërshimet e paradokohshme në Çërna. Gjithsej 32 persona i janë ekspozuar gazit, mes të cilëve 18 pjesëtarë të armatës së RMV-së, tetë zjarrfikës dhe gjashtë pjesëtarë të armatës sllovene. Personat e…

Lexo më Shumë

Nga një shtatori vendosen çmime të reja të shërbimeve postare në komunikacionin ndërkombëtar postar. Çmimet e reja kanë të bëjnë me letrat, kartelat postare, gjërat e shtypura dhe pakot e vogla.Për letrën e standardizuar, shërbimi postar do të kushtojë 42 denarë, ndërsa po aq do të kushtojë edhe për kartelë postare. Shërbimi postar për letër të jostandardizuar deri 20 gramë në vendet fqinje dhe në vendet e Evropës, të cilat janë në zonë të dytë, nga shtatori do të jetë 42 denarë, ndërsa për shtetet e tjera nga Evropa, të cilat janë në zonë të tretë, si dhe për Australi,…

Lexo më Shumë

“Venko Filipçe, Koço Angjushev, Lubomir Joveski, të jenë në stolin e të pandehurve, pasi këta janë fajtorët e vërtetë”.  Këto akuza u hodhën nga protestuesit e Tetovës, në protestën që u mbajtë për 14 viktimat në Spitalin Modular, e pas disa të vërtetave që u shfaqën në dokumentarin hulumtues të IRL-së. Në protestën e organizuar nga iniciativa “Më mirë për Tetovën”, kërkesa kryesore e tyre ishte që të ketë rigjykim të rastit, ku siç thanë, të gjykohen dhe dënohen vrasësit e vërtetë. Arianit Xhaferi, aktivist qytetar “Këta fajtorë sipas gjitha gjasave që u përmend në atë hulumtim gazetarsk janë ish…

Lexo më Shumë

Kryesia e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme ka njoftuar se një ndër pikat të cilat e kanë diskutuar është edhe ajo e vendosjes së kryqeve nëpër malet. Ata vlerësojnë se një gjë e tillë nuk është e nevojshme. “U bisedua për një dukuri të pahijshme, që po vërehet gjatë ecjeve nëpër male, ate të vendosjes së kryqave nëpër maje dhe emërtimi i majeve, rasti më i freskët është në Parkun Nacional të Malit Sharr, diku në rajonin ndërmjet Majes Rudoka dhe Taumës së Madhe, është vendosur kryqi dhe është emërtuar maja me emrin…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në një konferencë për media, i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos luaj me ndjenjat e familjarëve të 14 viktimave që humbën jetën nga zjarri modular.Ai ka kërkuar nga Qeveria që të merret me seriozitet për këtë çështje dhe të hetohen aktorët kryesorë të tragjedisë.“Ne do jemi pjesë e ngritjes së zërit qytetarë dhe përgjegjësve të këtij rasti të dalin para drejtësisë”, tha Bilall Kasami.Kasami mes tjerash tha se këto ditë si opozitë do ta ngrenë këtë çështje edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. MARKETING

Lexo më Shumë

Lëvizja Demokratike (LD) thotë se BDI nuk ka të drejtë morale të flasë për projektin Tetovë – Prizren. Sipas tyre, para se të flasin për këtë projekt madhor, të zëshmit e BDI-së, duhet t’i kryejnë ato dy kilometra të rrugës Bllacë – Shkup, që me vite nuk kryhen.  “Projekti i rrugës Tetovë – Prizren, bashkë me tunelin, është një ide e kamotshme. Është një arterie e rëndësishme jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Së fundi është aktualizuar shumë, sidomos kulmoi me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup e Tetovë, i cili edhe një herë foli për rëndësinë e…

Lexo më Shumë

Sot para Gjykatës Themelore Tetovë, qytetarët kanë protestuar për zjarrin në spitalin modular, ku nga hulumtimet e IRL-së u hodhën dyshime për shumë parregullsi.“Sot jemi mbledhur para Prokurorisë dhe Gjykatës për të shprehur mllefin e qytetarëve për manipulimin dhe shtrembërimin e procesit gjyqësor për tragjedinë e 8 shtatorit, ku u dogjën të gjallë 14 bashkëqytetarë tanë.Për 5 vite, kemi 4 tragjedi, 97 viktima dhe ZERO ditë burg.Prandaj edhe besimi në sistemin e drejtësisë të këtij shteti është ZERO. Jeta e qytetarëve është bërë peng i pazareve dhe tendereve pa kritere. U pa se korrupsioni vret.Nga ky proces u vërtetua që…

Lexo më Shumë

Gjykata e Kavadarit ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj një burri 42 vjeç i cili dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij të lindur në vitin 2016. Pra vajza e tij e cila i ka vetëm 7 vjet.“Dyshohet se në disa raste, gjatë viteve 2022 dhe 2023, duke përfituar nga fakti se ka jetuar me vajzën në të njëjtin komunitet familjar, i ka shfaqur videot me përmbajtje pornografike dhe ka vazhduar të kryejë akte të tjera seksuale ndaj saj, që sanksionohen sipas nenit 188 paragrafi 5 i Kodit Penal”, thonë mes tjerash nga Prokuroria. MARKETING

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se vizita e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoni të Veriut të premten që lamë pas, është keqkuptuar. Sipas saj, shfaqja e flamurit të “Shqipërisë etnike” në mesin e përkrahësve të Kurtit në Tetovë është thjesht lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar. Osmani në konferencën për media të mbajtur me rastin e vizitës në Komunë e Dragashit tha se Maqedonia e Veriut është një prej fqinjëve më të çmuar të Kosovës. “Lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar… Në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se çka…

Lexo më Shumë