Author: almakos

Seanca e djeshme e Kuvendit tregoi se VMRO-ja është padyshim kundër BE-së, dhe Hristijan Mickoski është i njëjtë me mentorin e tij Nikolla Gruevski – akuzojnë përmes një reagimi me shkrim nga LSDM e Kovaçevskit.Sipas LSDM-së, partia e Mickoskit dhe Levica dje kanë treguar se nuk kanë asnjë argument dhe se nuk dinë të diskutojnë e të bëjnë debat. “Me shumë lehtësi tregojnë se janë të gatshëm të bllokojnë të ardhmen evropiane të qytetarëve, vetëm për qëllime personale dhe kundër një jete më të mirë për qytetarët dhe realizimit të qëllimit strategjik, anëtarësimit të plotë në BE. Është e qartë…

Lexo më Shumë

Dimitar Kovaçevski dhe e gjithë LSD-ja me muaj të tërë gënjejnë se ndryshimet kushtetuese janë të mundshme dhe se VMRO-DPMNE ka pranuar ndryshimin e Kushtetutës – konstatojnë përmes një reagimi nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Nga kjo parti akuzojnë kryeministrin Kovaçevski dhe LSDM-në sepse sipas tyre, për një periudhë të gjatë janë mburrur dhe kanë pretenduar se do të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe se ka shumicë, madje duke thënë se edhe Mickoski është dakord për këto ndryshime. Por sipas VMRO-së, pretendimet e pushtetit u rrëzuan poshtë ditën e kaluar. “E gjithë LSD si një pllakë e thyer gramafoni thirreshin të sinkronizuar…

Lexo më Shumë

Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se sot u dëshmua se para koalicionit proevropian e vetmja ideologji e VMRO-DPMNE-së dhe të majtës janë bllokimet dhe vonesat. “80 për qind e qytetarëve të Maqedonisë proevropian do ta mbajnë mend dhe nuk do t’ua falin atyre që për asnjë arsye e bllokojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian”, thonë nga LSDM. Nga kjo parti shtojnë se të gjithë e mbajnë mend kur qeveria e Gruevskit e bllokoi rrugën drejt BE-së dhe NATO-s dhe se si Mickoski ka votuar kundër anëtarësimit në NATO. “Sot e pamë se Mickoski është sikurse Guevski. Dëshiron të na vonojë…

Lexo më Shumë

zet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, Afrim Gashi nga Alternativa dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa – pjesë e të ashtuquajturit “bllok opozitar”, kanë dalë me kritika ndaj kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, për siç thonë, se me ndërprerjen e seancës për ndryshimet kushtetuese, ia zgjati jetën “shumicës së brishtë”. “Pasi që sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u vendos në rend dite diskutimi për ndryshimet kushtetuese, edhe pas përfundimit të diskutimeve dhe shterjes së debatit, kryetari i Kuvendit, pa asnjë arsye formale, nuk e hodhi në votimin propozim-nevojën për hapjen e kushtetutës. Kjo la të nënkuptohet se…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE reaguan ndaj konferencës për shtyp të kryeministrit Dimitar Kovaçevski duke thënë se është i parëndësishëm mendimi i Kovaçevskit për shkak se ai është kryeministër jolegjiti, “Sot Kovaçevski duhej të kërkojë falje për shkak të gënjeshtrës së thënë për një vjet se ka shumicën dhe se VMRO-DPMNE ka pranuar ndryshimet kushtetuese”, thonë nga kjo partie. Ata shtojnë se edhe në LSDM mendojnë se propozimi është i dëmshëm dhe se diktati bullgar nuk duhet të kalojë. Në fund nga partia e Hristijan Mickoskit kërkuan dorëheqje në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme kuvendare. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në Facebook shprehet se në Kuvendi e Maqedonisë së Veriut ka filluar debati mbi ndryshimet kushtetuese që përcaktojnë edhe ecurinë e procesit eurointegrues. “Mbi supet e të gjithë deputetëve është përgjegjësia e së ardhmes përparimtare që nuk ka shteg tjetër përveç Bashkimit Europian, andaj është koha të dëshmojmë pjekuri, të mos vonohemi drejt përmbushjes së këtij misioni jetik për ne dhe fëmijët tanë”, shkruan Ahmeti. Ai shton se sot shumëkush mendon dhe guxon të pengojë ardhmërinë evropiane duke manipuluar e tentuar të përfitojë nga situata e brishtë politike, veprim që është i…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot u mbajt debatin për ndryshimin e Kushtetutës, gjegjësisht për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Por, votimi i nevojës për ndryshimin e Kushtetuës, u shty për një moment të dytë, pasi pushteti nuk e kishte dy të tretën e  nevojshme. Rendi i ditës për debatin u votua më 70 vota pro, 47 kundër dhe asnjë të përmbajtur. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, provoi të bind deputetët për të fundit herë që të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese. Ai theksoi se këto ndryshime kanë vetëm një qëllim, zhbllokimin e procesit eurointegrues të vendit. Deputetët e pushtetit dhe opozitës kishin qëndrime dhe kërkesa…

Lexo më Shumë

Sot në Kuvendin e Maqedonisë u bë e qartë se kush dëshiron që vendi të jetë prosperues, vend anëtarë në BE, dhe kush dëshiron ta bllokoj të ardhmen evropiane të vendit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton SHENJA. ‘Sot edhe njëherë u vërtetua se ideologjia e vetme e VMRO-së është bllokimi dhe izolimi. Edhe këtë qytetarët të orientuar pro Evropës nuk do ta harrojnë”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA. Ai tha se VMRO ka dëshmuar se nuk kanë argumente ide për diskutim. Ata, sipas tij, treguan se janë të gatshëm ta bllokojnë të ardhmen e vendit dhe realizimin e qëllimit strategjik, anëtarësim…

Lexo më Shumë

BE-ja nuk do ta ndryshojë qëndrimin, nuk do të ketë propozim më të mirë për Maqedoninë e Veriut dhe askush nuk do të vendos kushte plotësuese – siguron eurodeputeti dhe raportuesi për RMV-në në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk.  Gjatë një interviste për Radion Kombëtare Bullgare, Kyçyk, ka deklaruar se e ardhmja do të thotë se RMV-ja dhe Bullgaria bashkë do të jenë në NATO dhe BE, që sipas tij, është interes strategjik për Sofjen. ILHAN KYÇYK, EURODEPUTET “Nuk do të ketë ndryshime të qëndrimit të BE-së. S`ka as dëshirë që Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së, disa muaj para zgjedhjeve…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, në foltoren e Kuvendit, tha se “sot dalim para urës së Siratit”, duke folur për ndryshimet kushtetuese. “Sot për herë të parë ku parlament ndahet mbi bazat e orientimit euroatlantik e evropian. Propozimi për ndryshimet kushtetuese që është para nesh është rezultat i kompromisit të arritur ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së, është produktet i një strategjie dhe taktike të formësuar me kujdes, në fakt është bileta jonë njëkaheshe drejt vazhdimit të negociatave dhe me këtë drejt realizimit të aspiratave për anëtarësim të plot në bashkimin e kombeve evropiane demokratike dhe prosperuese”, tha deputeti Arbën Ademi, raporton…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka demantuar se personi i cili më datë 11.08.2023 në sheshin e Tetovës, ka shpalosur flamurin e “Shqipërisë etnike”, nuk është pjesëtar i policis, ashtu sic thonë ata, është spekuluar këto ditë, raporton SHENJA. Po ashtu ata publikuar fotografin e atij personit, duke thënë se nëse e vërejnë, apo kanë ndonjë informacion për të, menjëherë të paraqiten në polici. “Çdokush kush ka ndonjë informacion e që mund të ndihmojë në hetimin të cilin SPB Tetovë është duke e udhëhequr në koordinim me Prokurorin Publik, menjëherë të raportojnë në stacionin më të afër policor ose të…

Lexo më Shumë

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në foltoren e Kuvendit, u shpreh se është dakordësia për të ndryshuar 20% për gjuhën shqipe por kjo nuk është e mjaftueshme.“Shihni një gjë ekziston, rrjedhimisht edhe gjuha ekziston nëse ka një emër, dhe ne fatkeqësisht ëpo tentojmë që të mos i japim emër gjuhës shqipe. Çdo tentativë për zhvendosje dhe për mos emërtimin e gjuhës shqipe ashtu sic është, është një tentativë për ta mbajtur atë inekzistente dhe kjo nuk është korrekte dhe është një turp”, tha deputeti Snopçe, përcjell SHENJA.Ai i bëri ftesë të gjithë të mendohet edhe për këtë çështje, ashtu siç…

Lexo më Shumë