Kryetari i VMRO-DMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarin dhe deputetin Aleksandar Nikolloski, ka pasur takim me ambasadoren gjermane në Maqedoninë e Veriut, Petra Drexler. Siç informojnë nga partia, në takim është diskutuar për situatën aktuale politike dhe procesin e integrimeve evropiane të vendit. “Mickoski e njoftoi ambasadorin Drexler për gjendjen aktuale politike në vend dhe se qeveria me vetëdije e shkel Rregulloren e Kuvendit duke mos i votuar ndryshimet kushtetuese, sepse nuk ka shumicë prej dy të tretash dhe kjo u vërtetua, siç tha ai, në seancën e Kuvendit, kur pas përfundimit, në vend që të hidhet në votim…
Author: almakos
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i ka dorëzuar Kuvendit propozim për uljen e pagave të funksionarëve për 78%. Ata kërkojnë ndryshim të menjëhershëm të nenit 11 të Ligjit për paga dhe shtesa të tjera të deputetëve dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në shtet. Rritja e pagave të punonjësve në sektorin publik dhe zyrtarëve të bëhet me parime të barabarta pa diskriminim në përputhje me parimet e dakorduara me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive dhe të zbatohen në mënyrë të barabartë. Nëse Qeveria konsideron se rritja e pagave prej 10% nga shtatori 2023 dhe vendosja e një metodologjie…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka ka dorëzuar iniciativë në Këshillin e Qytetit të Shkupit për rikthimin e përmendores së Andon Lazov Janev- Qoseto, i njohur si kasapi. Ajo ka vlerësuar se heqja e përmendores nga udhëheqja e mëparshme ishte e padrejtë. DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT “Përmendorja do të vendoset në lokacion të ri e cila gjendes mes bulevardin ‘Aleksandar Makedonski’ dhe Bulevardit ‘Belasica’ në verilindje nga rrethrrotullimi. Bëhet fjalë për një personazh mjaft të rëndësishëm historik i cili në mënyrë të padrejtë dhe tinëzare ishte larguar nga udhëheqësia e mëparshme” Ajo ka shtuar se…
Ministri i Punëve të Brendshme Spasovski, sot deklaroi para mediumeve se po mblidhen informata për personin që ngriti flamurin “autochthonous” dhe paralajmëroi se ndaj tij do të ngritën akuza për vepër penale.“Si Lëvizje BESA, nuk jemi kundër marrjes masa në mënyrë të shpejtë, për ngjarjet që shkelin Ligjin, por, kur këto aktivitete të shpejta të MPB-së bëhen në mënyrë selektive, kjo na shqetëson, jo vetëm si parti por edhe si popull.Në mbrëmjen e koncertit festiv me rastin e ardhjes së Zotit Kurti, dikush mbante në duar flamurin “autochthonous”, në mënyrë tejet private dhe me vetë iniciativë dhe ndaj kësaj po…
Sulmohet ekipi i televizionit Alsat ndërsa ishte në detyrë. Sulmi fillimisht verbal dhe më pas fizik ndodhi në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërsa dy gazetaret e televizionit Alsat Era Gjakova dhe Sarah Hoxha së bashku me kameramanin po xhironin në terren. Një person që kishte dhe dyqanin aty pranë pa kurrfarë arsye ka kërcënuar me mjete të mprehta gazetaret dhe kameramanin. Ai madje i kërcënoi ata me jetë. Pas kërcënimeve me jetë, pa kurrfarë arsye personi sulmoi fizikisht kameramanin e Alsatit duke i shkaktuar lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Pas sulmit në vendngjarje ka mbërritur…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi thotë se në seancën për votimin e nevojës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese nuk është thirrur në nenin 165 të Rregullores së Kuvendit.Xhaferi thotë se për këtë seancë është thirrur në nenin 81 të Rregullores, që Xhaferi thotë se i jep të drejtën atij të vendos se kur do të mbyll seancën. “Në bazë të nenit 81 të Rregullores së Kuvendit të RMV-së, paragrafi 1 i së njëjtës kam ndërprerë punimet e seancës mbas konstatimit të apsolvimit të listës së deputetëve të paraqitur për fjalë për diskutim për pikën përkatëse”, tha Xhaferi. Xhaferi…
Pas mbajtjes së seancës për konfirmimin e nevojës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për çka përfundoi vetëm debati i përgjithshëm, në Kuvend sipas informatave të publikuara në ueb faqen kuvendore, nuk janë caktuar seanca të trupave punues ose seanca plenare. Sot janë mbajtur vetëm dy konferenca për shtyp dhe atë të grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi thonë se ai është në punë dhe se mban mbledhje dhe takime në kuadër të angazhimit punues. Në kooordinimin që është mbajtur më 17 gusht është arritur marrëveshje që aktivitetet dhe mbajtja e seancave…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se janë duke mbledhur informacione për personin i cili shpalosi flamurin “autochthonous” në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe se i njëjti do të ndiqet penalisht. “Bëhet fjalë për informacionet të cilat jemi duke i mbledhur, kemi informacione të cilat i kanë edhe nga SPB Tetovë dhe në nivel të MPB-së, unë mendoj se do të konfirmohet identiteti i këtij personi, klasifikimi sigurisht që është vepër penale në përputhje me rekomandimet që i dha prokurori publik dhe në bazë të kësaj do të ndërmerren masa”, tha Spasovski, raporton…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se procesi i ndryshimeve kushtetuese ka filluar dhe se ata do të sigurojnë të ardhmen evropiane për qytetarët.Nga kjo parti e akuzojnë opozitën se e bllokon rrugën evropiane të shtetit. “VMRO-ja edhe një herë, ashtu si dhe në të kaluarën, është bllokim i rrugës së Maqedonisë drejt integrimeve evropiane, përkatësisht anëtarësimit në BE, ashtu siç ishte kundër anëtarësimit në NATO. VMRO-DPMNE dhe Mickoski edhe një herë veprojnë kundër interesave të shtetit, kundër një të ardhmeje më të mirë për qytetarët. Përpjekja për të bllokuar të ardhmen evropiane është veprim…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Athinë do të marrë pjesë në darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve të vendeve anëtare të BE-së nga rajoni, e cila do të organizohet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Darka joformale mbahet me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Selanik dhe “Deklaratës së Selanikut”. Darka joformale do të jetë një mundësi për liderët që të diskutojnë për zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit në 20 vjetorin e “Deklaratës së Selanikut” të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili hapi më konkretisht perspektivat për anëtarësimin e Vendet e Ballkanit Perëndimor…
Dorëheqje dhe nga posti i kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme premton kreu i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, me kushtin e vetëm që partia e Mickoskit t’i votojë ndryshimet kushtetuese. Kështu u shpreh kryeministri Kovaçevski gjatë një interviste në tv Sitel. “Momentin kur do të votohen ndryshimet Kushtetuese nga VMRO-DPMNE do të jap dorëheqje dhe do të shkojmë në zgjedhje” – tha kryeministri Kovaçevski. MARKETING
Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, doli me propozim për tejkalimin e situatës dhe bëri thirrje që të gjitha partitë politike të qëndrojnë prapa tri kërkesave të tij. Ngjashëm me propozimin e VMRO-DPMNE-së edhe Trajanovi, kërkon garanci shtesë nga Bashkimi Evropian për identitetin maqedonas. Më herët nga Brukseli disa herë kanë theksuar se për Maqedoninë nuk ka hapësirë për rinegocim apo konkluzione të reja. Trajanov do të mbështeste amendamentet kushtetuese, nëse BE-ja e detyron Bullgarinë të zbatojë vendimet e Gjykatës në Strasburg për pakicën maqedonase, nëse merret vendim që gjuha maqedonase të jetë gjuhë zyrtare pas pranimit në…

