“Eco Guerilla” sot ka reaguar në lidhje me ndotjen e ajrit në Tetovë, nga ku thonë se i gjithë rajoni i Pollogut po mbytet në tym.“TERROR! I gjithë Pollogu në tym, digjen deponitë ilegale afër fshatit Negotinë. Asnjë institucion nuk reagon, popullata po helmohet nga tymi kancerigjen! Policia, Komuna, Ministria e Ambientit…”, thonë nga “Eco Guerilla”. Zjarrfikësit e Tetovës apelojnë që qytetarët të mos dalin jashtë, shkaku i ndotjes së madhe të ajrit nga një zjarr në Komunën e Bërvenicës! MARKETING
Author: almakos
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shpalosur detaje nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, transmeton SHENJA.Vuqiç madje ka përshëndetur edhe veprimin e Kovaçevskit, i cili sipas tij e ka kritikuar Kurtin për vizitën e tij në Tetovë.“E pash që Kovaçevski ka reaguar shumë ashpër dhe hapur ndaj Kurtit. Ai para të gjithëve fliste shumë ashpër kundër Kurtit që I befasoi të gjithë. Andrej Plenkoviq kishte qasje serioze sistematike dhe racionale ndaj çështjeve të ardhshme evropiane”, tha Vuçiq, raporton SHENJA.Presidenti i Serbisë, poashtu ka deklaruar se shpreson që Ukraina nuk do ta njoh Kosovën, ndërsa tha se është…
Blloku proevropian i udhëhequr nga LSDM-ja do të bëjë gjithçka për të kaluar bllokadën e rrugës evropiane të vendosur nga VMRO dhe Hristijan Mickoski, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.“Procesi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë sapo ka filluar. Aktualisht mbi 70 deputetë e mbështesin, do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar shumicën e nevojshme”, njoftoi paraditen e sotme LSDM në pushtet. Nga atje thonë “e ardhmja e RMV-së është në BE, atë e dëshirojnë 80 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, si dhe një e katërta e votuesve të VMRO-DPMNE-së. “Përkrahjen për rrugën evropiane të vendit…
Në darkën joformale të zhvilluar në Athinë të organizuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me popullin ukrainas në luftën e tij kundër pushtimit rus. Sipas një njoftimi të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, udhëheqësit e rajonit shkëmbyen mendime për ecurinë e mëtejshme të integrimit evropian, raporton REL. Ata theksuan se Ballkani Perëndimor është i një rëndësie strategjike për BE-në dhe se anëtarësimi i vendeve të tij në bllok do t’i kontribuonte stabilitetit dhe prosperitetit jo vetëm të rajonit, por edhe të Evropës në tërësi.…
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme në rrugë të thata. Intensiteti në rrugët e trafikut jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimin kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë koha e pritjes për të hyr dhe për të dalë nga shteti është 30 minuta. Në vendkalimet kufitare tjera nuk pritje më të madhe për të hyr dhe për të dalë nga shteti. LAMM rekomandon një shpejtësi të përshtatshme të lëvizjes, të respektohet shenjat e komunikacionit dhe menaxhim të kujdesshëm të automjetit, sidomos në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje dherash. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës dyditore në Athinë, mori pjesë në darkën joformale të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, me rastin e 20 vjetorit të Samiti BE – Ballkani Perëndimor në Selanik dhe “Deklarata e Selanikut”. “Në darkën joformale, përveç kryeministrit Kovacevski, morën pjesë edhe presidentët e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe i Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor – presidenti serb Aleksandar Vuçiq, presidenti malazez Jakov Milatoviç, kryeministrja e Bosnjë e Hercegovinës Borjana Kristo dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, si dhe kryeministrat e vendeve anëtare…
Me vota unanime, kuvendarët e degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, kanë zgjedhur Flakron Bexhetin për kryetar dege. Ai ishte kandidati i vetëm i mbështetur nga shumica absolute e kuvendarëve dhe nëndegëve, i paraqitur në konkursin e shpallur nga Kryesia e partisë. Flakron Bexheti është një nga anëtarët e parë që nga themelimi i partisë, ka qenë pjesë aktive në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar subjekti, ka bartur përgjegjësi të ndryshme në strukturat partiake, është zgjedhur anëtar i kryesisë, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe zëdhënës i partisë.Pasi falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë, Bexheti…
Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka reaguar ndaj reagimit të shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ku kërkoi sqarim për deklaratën e tij të fundit për Maqedoninë e Veriut dhe Malit të Zi. Vuçeviq thotë se “përkundër të gjitha raportimeve mediatike keqdashëse dhe të pabaza, Serbia vepron si një partner i përgjegjshëm, i besueshëm për të gjithë fqinjët Shprehu se japin mbështejes për integritetin terrtorial të të gjitha shteteve të OKB-së, dhe kjo mbështje është e pakushëtzuar. “Megjithatë, ne nuk mund të lavdërojmë mosrespektimin e askujt për integritetin tonë territorial. Ngjarjet e fundit kanë vërtetuar…
Pas Malit të Zi, edhe Maqedonia e Veriut i ka reaguar ministrit të brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili ka kërcënuar vendet e rajonit për shkak të njohjes së Kosovës. “A flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A fleni të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre me të. Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur ata u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, pra aleancës së NATO-s, mendojnë se i kanë zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe se asgjë nuk…
Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së shprehu mirënjohjen për kohezionin e grupit parlamentar sepse tregoi se respekton vullnetin e popullit dhe është kundër, siç shprehen nga kjo parti, ndryshimeve kushtetuese të imponuara, ndërsa nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi kërkoi që të mos keqpërdorë Rregulloren. të procedurës. “Lusim Talat Xhaferin që të mos abuzojë me Rregulloren. Duhet të mundësojë marrjen e vendimeve pavarësisht nëse i pëlqejnë apo jo qeverisë vendimet. Gjëja e tretë që konkludoi KI është se kjo qeveri është e delegjitimuar dhe nuk i sjell zgjidhje ekonomisë, pensionistëve. Prandaj besojmë se rrugëdalja do të ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjatë…
Është shuar zjarri në mes të liqenit artificial të Mantovës dhe në rrugën rajonale Shtip-Radovish, njofton zëdhënësi i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Ilija Bojarovski. Shuarja e zjarrit zgjati rreth gjashtë orë, ku janë përfshirë 15 deri në 20 hektarë bar të thatë, shkurre dhe pyje. Për këtë arsye në aksion është përfshirë një helikopter i policisë, i cili po mbushte ujë nga liqeni i Mantovës. AIM paraprakisht informoi se drejtori i QKM-së, Stojançe Angellov, është në terren me zjarrfikësit, ndërsa komandanti i Zjarrfikësve-Shtip, Darko Kotsev, tha se zjarri është raportuar rreth orës 14:00. Në shuarjen e tij janë përfshirë…
“Nuk do të lejojmë askënd që të na tërheq pas në të shkuarën…” Është ky reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të bëra nga ministri serb i Mbrojtjes rreth sigurisë së shteteve të rajonit. Në një postim në platformën “X”, kreu i qeverisë shprehet se kërcënimet ndaj stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Siç raportojnë mediat në Kosovë, ministri Millosh Vuçeviç ka deklaruar në një televizion kombëtar se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mendojnë se duke qenë të anëtarësuara në NATO, “i kanë të zgjidhura të…

