Zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar më 24 dhe 25 gusht do të jetë për vizitë zyrtare në Shkup, ku do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, dhe kryeministrin e vendit Dimitar Kovaçevski. Eckobar do të zhvillojë takim edhe me liderin e opozitës maqedonse VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski, në tentim për ta bindur që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese. Diplomati i lartë amerikan është për vizitë në vend, një javë pasi në Kuvend filloi procedura për ndryshimet kushtetuese, me të cilat, ndër të tjera, bullgarët do të duhet të përfshihen në premabulën e Kushtetutës. Ndryshimet kushtetuese janë…
Author: almakos
Realizimi i asnjë të drejte qytetare nuk do të vihet në pikëpyetje nëse me kohë nuk ndryshohen dokumentet personale, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.I pyetur nëse do të mund të votohet me dokumentet e vjetra personale në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ai tha se tani kjo çështje as nuk diskutohet. Lidhur me qëndrimin e shprehur dje nga Avokati i Popullit se dokumentet personale me shtesën “veriore” duhet të barten nga buxheti i shtetit, ai tha se për momentin nuk ka një vendim të tillë. “Për ndryshimin e dokumenteve personale që disponojmë, për momentin nuk…
Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Eskobar më 24 dhe 25 gusht do të jetë për vizitë zyrtare në Shkup, i cili do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, dhe kryeministrin e vendit Dimitar Kovaçevski. Eskobar do të zhvillojë takim edhe me liderin e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski, në tentim për ta bindur që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.Diplomati i lartë amerikan është për vizit në vend, një javë pasi në Kuvend filloi procedura për ndryshimet kushtetuese, me të cilat, ndër të tjera, bullgarët do të duhet të përfshihen në preambulën e vendit.Ndryshimet Kushtetuese janë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bashkë me delegacionin nga MPB sot në Kumanovë shpalosi përkujtimoren e 8 policëve të vrarë gjatë përleshjeve në “Lagjen e Trimave” në maj të vitit 2015. Spasovski tha se këtë policë në vepër e dëshmuan patriotizmin e tyre dhe dashurinë për atdheun. “Kjo pllakë përkujtimore le ta bartë porosinë për respektin e thellë, dashurinë ndaj atdheut, paqe dhe bashkëjetesë për të gjithë gjeneratat e ardhshme. Përkujtimorja për heronjtë tanë asnjëherë nuk do të fshihet nga kujtesa e kohës. Heronjtë jetojnë përjetësisht- lavdi”, tha Spasovski. MARKETING
Bllokada e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimi i rrugës evropiane nga VMRO-DPMNE, jo vetëm që shkakton izolimin e vendit dhe ndalimin e integrimeve evropiane, por do të ndikojë ndjeshëm negativisht në përfitimet ekonomike për ekonominë dhe qytetarët, akuzojnë nga LSDM njoftimi i mëngjesit i LSDM-së. “Bllokada nga VMRO-DPMNE mund t’i kushtojë vendit tonë 10 miliardë euro më pak mjete nga BE-ja. Vetëm në procesin e integrimit europian të vendit deri tani, nëpërmjet IPA, granteve për krizën energjetike, ndihma makroekonomike, mbështetje për kompanitë e vogla dhe të mesme, ndihma për zbutjen e pasojave ekonomike nga pandemia, programe arsimore dhe të tjera në…
Eko-Patrulla e NP Higjiena Komunale-Shkup gjatë disa ditëve të kalaura ka bërë mbikëqyrje dhe kujdestari në rrugën Petar Manxhukov në afërsi të tregut në komunën e Butelit, si dhe në disa lokalitete ku është vërejtur vazhdimisht hedhje e parregullt e mbetjes jashtë enëve të dedikuara për këtë qëllim në komunën Karposh dhe Çair. Janë përpiluar më shumë procesverbale edukativo-informative për personat që janë zënë duke hedhur mbetje të vëllimshme dhe mbetje ndërtimtarie në komunat Aerodrom dhe Gazi Babë. Nga fillimi i kësaj jave, ekipet e Ndërmarrjes larguan gjithsej 50 metër kub mbetje nga deponitë e egra të lokalizuara pas Bankës Popullore,…
Tre vatra zjarri janë aktive në vend, ndërsa dje ishin gjithsej 27, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).Zjarret janë aktive në fshatrat Gorno Koliçan dhe Draçevicë të Komunës së Studeniçanit ku është përfshirë një pyll i përzier, në fshatin Orlanci të Komunës së Haraçinës ku digjet një pyll i ulët dhe në fshatin Melnicë të Komunës së Velesi me pyll me pisha të prekur dhe bar të thatë. QMK njofton se janë shuar 24 zjarre në komunat Studeniçan, Manastir, Prilep, Krivogashtani, Krushevë, Strumicë, Radovish, Strugë, Dibër, Veles, Negotinë, Koçan, Kumanovë, Likovë, Bërvenicë dhe Gostivar. Zjarret kanë…
Të gjitha tekstet për klasat e para, të dytë, të katërt, të pestë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë dhe shumica e teksteve për klasat e treta dhe të gjashta do të dorëzohen në shkolla deri më 1 shtator. E në arsimin e mesëm pas një periudhe të gjatë do të kemi dorëzim të teksteve në ditën e parë të shkollës, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Për klasat e treta dhe të gjashta janë duke u përgatitur tekste të reja sipas planprogrameve të reja nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe për shkak të kësaj disa…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të pranishëm në takimin e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, kanë biseduar edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Dimitar Kovaçevski tha se diskutoi me Vuçiqin keqkuptimet në lidhje me deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, i cili tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Beogradin me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kovaçevski teksa ka ndarë një status në rrjete sociale shprehet se në bashkëbisedimin me presidentin serb, ky i fundit e siguroi se popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas…
Kryetarja e Komisionit Evropian (KKE), Ursula von der Leyen, shpreson se ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbështeten nga të gjitha palët për ta çuar vendin në rrugën evropiane. “E përshëndeta dorëzimin e amendamenteve kushtetuese nga Qeveria e tij (Kovaçevskin) në Kuvend. Shpresoj se të gjitha palët do ta mbështesin Maqedoninë e Veriut për të ecur përpara në rrugën evropiane. Maqedonia e Veriut i përket BE-së”, ka shkruar Von der Leyen në rrjetin social X pas takimit joformal të liderëve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja në Athinë me rastin e 20 vjetorit të agjendës së Selanikut…
Çmimi i bukës së bardhë është 33 denarë dhe në këtë kohë krize të mos spekulohet me çmimet. Kështu porositi ministri i Financave Fatmir Besimi, pas disa paralajmërimeve në media, se çmimi i bukës do të rritet sërish. Besimi u shpreh se Qeveria është e gatshme të bisedoj me industrinë e miellit dhe të reagoj për të mbrojtur qytetarët, por shtoi se secili e mbartë përgjegjësinë e vet. Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë “Paralajmërimet për shtrenjtim vetëm ndikojnë në pritshmëritë e tregut dhe në mënyrë shtesë e ngarkojnë pritjet për rritje të çmimeve. Pohimet mediatike për çështje që ndikojnë ndaj…
Për herë të parë, është prokuruar ilaç për pacientët me sëmundje të rralla Akondroplazia, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Ilaçi Vosoritide është dorëzuar në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve dhe është siguruar për tre pacientë, siç kërkohet nga vetë klinika.“Me kënaqësi të madhe mund t’ju informoj se tre fëmijë të guximshëm, me sëmundje të rrallë, morën ilaçin e nevojshëm që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Për herë të parë me një prokurim publik për sigurimin e barnave për sëmundje të rralla për vitin 2023, është prokuruar një bar për pacientët me sëmundje…

