Author: almakos

Avokati Besnik Berisha ka bërë me dije se klienti i tij Alil Demiri është liruar nga policia, pasi u arrestua një ditë më parë në bazë të një fletëarresti ndërkombëtarë. Besnik Berisha, avokat i Alil Demirit “Pas provave të dorëzuara nga mbrojtja dhe argmenteve sqaruese të dhëna në seancën dëgjimore ku u trajtua kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokurori që përfaqësoi propozimin u tërhoq nga kerkesa”. Kurse nga Ministria e Drejtësis kanë bërë me dije se kërkesa për ekstradimin e Alil Demirit, është ende aktive. Më tej kanë sqaruar se kërkesa për ekstradim që daton nga…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar takim me Gabriel Eskobarin, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili po qëndron për vizitë në RMV.Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale politike, me theks në dosjen europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe nevojën e vazhdimit të procesit të negociatave me BE-në përmes zbatimit të ndryshimeve kushtetuese. “ShBA-ja ka rol kyç në të gjitha momentet më të rëndësishme politike të brendshme dhe të jashtme të historisë më të re të Maqedonisë së Veriut, duke ofruar…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski, në takimin me zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, konfirmoi qëndrimin e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE lidhur me ndryshimet kushtetuese.Në takimin në Ambasadën Amerikane në Shkup, siç informojnë nga VMRO-DPMNE, Mickoski ka theksuar se pushteti aktual dezinformon bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe SHBA-në, për shumë çështje të brendshme politike. “U konfirmua edhe një herë qëndrimi i partisë se përkushtimi dhe prioriteti thelbësor i VMRO-së janë vlerat e BE-së dhe euroatlantike. Në të njëjtën kohë, kryetari Mickoski tregoi se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë jashtëzakonisht e…

Lexo më Shumë

Është liruar Alil Demiri, i cili dje ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte një flet-arrest ndërkombëtar. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha. “Pas provave të dorëzuara nga mbrojtja dhe argmenteve sqaruese të dhëna në seancën dëgjimore ku u trajtua kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokurori që përfaqësoi propozimin u tërhoq nga kerkesa”. “Alil Demiri tashmë është i lirë”, deklaroi avokati i tij, Besnik Berisha. MARKETING

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti vizitoi sot poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, ku bisedoi me një pjesë të mjekëve të familjes dhe me pacientë, lidhur me avantazhet e masës së re të reformës në Kujdesin Shëndetësor Parësor (KSHP). Në kuadër të vizitës, Mexhiti vizitoi edhe repartin intern të Poliklinikës ku avantazhet e reformës së re janë më të dukshme. “Procesi i punës me pacientët të cilëve u përshkruhet terapi kronike nuk është aspak e komplikuar, udhëzimet qartë të shkruara në shtigjet klinike e bëjnë më të lehtë për mjekët e familjes, ndaj kemi një fillim të shkëlqyer të reformës. Dje,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, tha se nuk është e vërtetë se “qeveria është gjunjëzuar të lusë faktorët ndërkombëtarë që të vijnë në Maqedoni për të bërë presion mbi disa deputetë të votojnë ndryshimet kushtetuese”, teksa fajësoi opozitën dhe njëkohësisht falënderoi përfaqësuesen speciale për mbështetjen e SHBA-së. “Diskutuam në radhë të parë për procesin e fillimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat BE-ja dhe SHBA-ja e konsiderojnë hap kyç dhe të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së. Ky është qëndrim i njëjtë me qëndrimin e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja dhe i njëjtë…

Lexo më Shumë

Qendra e menaxhimit të krizave njofton se gjatë ditës së djeshme në hapësirë ​​të hapur kanë rënë gjithsej 28 zjarre dhe se të gjitha janë shuar.“Nuk ka zjarre aktive nga të mbrëmshmit. Të gjitha 28 zjarret nga mbrëmë, nga të cilët i fundit dhe zjarri i cili më shumë zgjati ishte ai mbi fshatin Smollaere, në malet e Bellasicës, i cili sillte rrezik edhe mbi malet, por edhe për fshatin”, thonë nga QMK. Nga atje thonë se në veçanti, zjarri në mal në pjesën e sipërme të fshatit Smolare, ku kishte një mal me pisha afër që mund të prekej…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve, sot në mëngjes pritet 40 minuta për hyrje dhe dalje nga vend, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.Nga atje thonë se në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni në vend oi zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata. Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje…

Lexo më Shumë

MPB bëri të ditur se sot nëpunësit e policisë nga SPB Shkup – Njësiti për Tregti të Paligjshme me Drogë, pas njohurive të marra operative paraprakisht dhe urdhër për bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje shtëpinë e B.M. dhe M.M. në Shkup, ku kanë gjetur rreth një kilogramë marihuanë, materie pluhuri, dy peshore digjitale dhe një sasi të madhe parash. “Sot (24.08.2023) nëpunësit policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të palejuar me drogë, pas marrjes së njohurive paraprake dhe urdhrit për bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në shtëpinë e B.M. dhe…

Lexo më Shumë

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, është ftuar që të paraqitet në Gjykatën Themelore të Tetovës për të dhënë dëshminë e tij, për shkak të organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, më 11 gusht në Tetovë. Kasame nëpërmjet një postimi në facebook e ka bërë të ditur thirrjen për të dëshmuar, teksa thotë se “koha e frikësimeve ka përfunduar”. “Edhe një tentim për frikësim dhe heshtje, që më bën të kuptoj se sa frikë e kanë opozitën shqiptare. Me këto akte, po na e shtoni kurajon. Po e përsëris, koha e frikësimit dhe shantazhimit të shqiptarëve…

Lexo më Shumë

Organet e rendit kanë arrestuar Alil Demirin, të dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”, i cili ka që në arrati në Kosovë. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se në bashkëpunim me policinë e Kosovës kanë arrestuar Demirin dhe se i njëjti do të nxirret para gjykatësit përkatës. MPB “Gjatë ditës së sotme, policia e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë së Veriut, në Kosovë ka arrestuar Alil Demiri (38) në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga MPB, i kërkuar në bazë të urdhrit të Gjykatës Penale Shkup-1, për…

Lexo më Shumë

Ikën mërgimtarët, ndërsa mbeten vetëm çmimet e larta. Televizioni Shenja gjatë ditës së sotme vizitoi njërin ndër tregjet më të frekuentuara, atë të “Bit Pazarit”, ku qytetarët ankohen për çmime të larta, siç thojnë ata, çmimet si në Evropë. QYTETAR “Çmimet si zakonisht  shumë të larta, me menzi po dalim në krye me këto çmime, sidomos tash, koha e këtyrëve që janë, janë pak shtrejtë, po çfarë të bëjmë” QYTETAR “Çmimet janë të  shtrejta, gjithçka shtrejtë, çfarë të blejsh këtu është shtrejtë, ja shife , katastrofë” Për dallim nga qytetarët, tregtarët deklarojnë se çmimet janë normale, siç thonë ata, ashtu…

Lexo më Shumë