Qendra e Menaxhimit të Krizave ka njoftuar se zjarri i nisur dje në orët e vona të pasdites, në territorin e Komunës Çeshinovë – Obleshevë, ka vazhduar të përhapet me intenzitet të shtuar në një hapësirë me bar të thatë, shkurre dhe pyje. Mëngjesin e sotëm zjarri ka lëvizur në hapësirën e fshatrave Vërbicë, Rajçan, Bunish dhe Tursko Rudare, ndërsa është përhapur edhe në territorin e Komunës së Probishtipit, duke lëvizur në drejtim të një pylli me drunj cilësor. “Për të parandaluar hyrjen e zjarrit në pyll por edhe për të mos rrezikuar fshatrat përreth, në shuarjen e zjarrit përveç…
Author: almakos
Në Universitetin e Tetovës nga 28 gushti e deri më 1 shtator 2023 do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/24. Edhe këtë vit akademik, siç theksohet universiteti i ka bërë të gjitha përgatitjet për të mirëpritur kandidatët, të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin tonë. “Të gjitha shërbimet e administratës do të jenë të angazhuara, gjatë afatit të regjistrimit që do të përkujdesen për mbarëvajtjen dhe lehtësimin e procedurave administrative për kandidatët që do të aplikojnë në programe të ndryshme studimore”, thuhet në kumtesën e UT-së. Për…
I dërguar special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka njoftuar se në listën e zezë amerikane do të ketë emra të rinj nga Maqedonia e Veriut. Ai thotë se për të gjithë rajonin, korrupsioni është një problem i madh dhe ai është i lumtur që procesi i pranimit në BE e vendos sundimin e ligjit në qendër të kërkesës për hyrje. GABRIEL ESCOBAR, ZËVENDËS NDIHMËS SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT “Më lejoni të them vetëm se kjo administratë, administrata e Bidenit, është e përkushtuar për të luftuar korrupsionin, sepse korrupsioni është shumë i dëmshëm për shoqëritë. Ne nuk mund të…
Temperaturat ditore nga e marta do të zbresin për disa gradë, paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Deri të hënën, siç theksojnë prej atje, do të mbaj mot shumë i ngrohtë dhe do të jetë aktiv niveli i verdhë për rrezikun e temperaturës së lartë. Të hënën kah fundi i ditës vranësirat do të rriten, ndërsa gjatë natës dhe të martën do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie. Nga e marta temperaturat ditore do të arrijnë deri në 34 gradë, ose 32 gradë. Siç ka njoftuar edhe…
Krerët shtetërorë po vazhdojnë të proklamojnë rritjen e pagave në sektorin publik, duke e ndërlidhur këtë me suksesin e tyre të qeverisjes. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë krahasimin e rritjes së pagave për 10%. Sipas Bekteshit, krahasimi nga qershori i vitit të kaluar me qershorin e këtij viti është plot 14.6% kurse pjesa e parë e këtij viti me vitin 2022 është plot 14%. “Vazhdojmë me rritjen e pagave për 10%. Rritje e pagës mesatare në Qershor 2023 krahasuar me Qershor 2022 prej plot 14.6%. Pjesa e parë e vitit 2023 krahasuar…
Në takimet e djeshme me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan Gabriel Escobar nuk është diskutuar fare për zgjedhjet e parakohshme por vetëm për përfundimin me sukses të ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e rrugës europiane të vendit tonë, tha sot zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Grubi tha se gjatë takimeve u theksua një mbështetje e madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendin, anëtarësimin në BE si dhe për ndryshimet kushtetuese. ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR I PARË “Shpresoj që VMRO-DPMNE, e cila ka vendosmërinë e saj programore për të ardhmen e vendit tonë në Bashkimin Europian, do…
Zëvendësndihmës sekretari shtetëror amerikan dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, e përfundoi vizitën e tij në vend, me mesazhin se SHBA-ja i sheh si partnerë ata që janë të përkushtuar ndaj integrimit evropian, në NATO dhe luftën kundër korrupsionit. Eskobar, i cili dy ditët e fundit ishte në Shkup, përveç kreut të shtetit, u takua edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili mbetet i mendimit se opozita nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese nën, siç thonë, diktatit bullgar. “Nuk do t’i nënshtroj askujt tortura këtu. Dua ta bëj të qartë se SHBA-ja nuk zgjedh qeveri për…
LSDM-ja e ka akuzuar kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskin, se ky i fundit më herët ishte kundër NATO-s, ndërsa tash është kundër BE-së. “Mickoski ishte kundër NATO-s, tani është kundër BE-së. E vetmja politikë e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së së tij është politika e bllokadës, izolimit dhe frenimit të proceseve që nënkuptojnë jetë më të mirë dhe integrim të shtetit. Mickoski ishte kundër anëtarësimit në NATO dhe ishte i vetmi që nuk e përgëzoi pranimin e vendit në Aleancë. I njëjti Mickoski sot është kundër anëtarësimit në BE”. “Pasi dështoi ajo gënjeshtër, ai më vonë gënjeu se gjuha do të…
Kisha kënaqësinë e veçantë të bashkëbisedoj sontë me zv. ndihmës sekretarin e shtetit Amerikan 🇺🇸 z. Gabriel Eskobar. Ndryshimet kushtetuese në vendin tonë dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore të bisedës. Z. Eskobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin europian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi. Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku…
Ministria e Punëve të Brendshme pasdite ka njoftuar se është shtënë në drejtim të R.T. (39) nga Shkupi në garazhet e Qendrës Tregtare “Ist Gejt”, por se nuk ka persona të lënduar. “Më datë 25.08.2023 rreth orës 15:50 në SPB Shkup është raportuar se në garazhet e një qendre tregtare në Shkup, një person i cili ka qenë me automjet të pasagjerëve “audi” ka shtënë në drejtim të R.T. (39) nga Shkupi, por nuk e ka qëlluar. Në automjet, sipas raportimit, ka qenë edhe një person tjetër. Persona të lënduar nuk ka”, thonë nga MPB-ja. Është njoftuar prokurori publik dhe…
Një dyzet e gjashtë vjeçar nga Kumanova ka vrarë gruan dhe nënën e saj dhe më pas është vetëvrarë. Policia bën të ditur se rasti është raportuar sot rreth orës 14:25. “Sot (25.08.2023) rreth orës 14:25 duke vepruar në bazë të denoncimit, zyrtarët policorë kanë gjetur të vdekurin E.A.J (40) në një banesë në Kumanovë dhe nënën e saj P.N, të cilat paraprakisht janë vrarë me thikë nga D.J. (46) nga Kumanova (bashkëshorti i E.A.J.)”. “Më pas D.J. ka plagosur veten dhe është hedhur nga dritarja. D.J. është dërguar në spitalin e Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë”, njofton policia.…
Me moton “Për ajër dhe mjedis te pastër jetësore” qindra banorë të fshatrave të Komunës së Studeniçanit, ku më të theksuar ishin ata të fshatit Batincë, sot protestuan tek Deponija Drislla. Banorët mbanin në duar parulla nga më të ndryshmet sikurse ‘Mjaftë më na Helmuat’. Ata thanë se nuk janë kundër askujt, por sipas tyre, shëndeti i qytetarëve duhet të jetë në rend të parë. Si shkak i Drisllës, banorët thanë se shumë banorë kanë ndërruar jetë nga sëmundja e Kancerit, e cila sipas tyre, sëmundje kjo që fatkeqësishtë nuk i ka kursyer as fëmijët. ORGANIZATORË “Këtu, në fshatin Batincë,…

