Të gjitha tekstet shkollore që janë miratuar deri më tani janë shtypur për përdorim nga Komisioni Kombëtar i Teksteve Shkollore dhe është intensifikuar dorëzimi në shkolla. Sipas planit të aksionit , dorëzimi në rajonin juglindor ka përfunduar dhe tekstet shkollore janë duke u shpërndarë në shkollat e kryeqytetit dhe në komunat veriore dhe perëndimore të vendit. Procesi i dorëzimit të të gjitha teksteve shkollore që janë miratuar, përfshirë dhe më të rejat për klasën e tretë që do të shpërndahen nesër, do të përfundojë plotësisht më 1 shtator. Ato që janë në proces, përkatësisht tekstet shkollore për klasën e gjashtë…
Author: almakos
Sot banorët e fshatit Nikushtak kanë dërguar ankesë deri tek Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, duke potencuar dëmin që deponia në afërsi të fshatit u shkakton atyre. Banorët kanë kërkuar që Inspektorati të dalë në teren dhe të verifikoj faktet dhe menjëherë të urdhërojë mbylljen e deponisë.“Përndryshe, sipas Nenit 2 të Ligjit për Inspektim, Inspektorati është i obliguar që në afat prej 7 ditëve të dalë në teren dhe të vendos për hapat e mëtutjeshëm. Banorët paralajmërojnë protesta nëse Inspektorati dhe Komuna nuk marrin masat e nevojshme.E gjendur nën presionin publik, sot Komuna e Likovës ka filluar me pastrimin e…
Një zjarr ka shpërthyer së fundi në fshatin Beljakovcë, në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër. Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi se zjarri i cili shpërtheu natën e kaluar, ka rezultuar në shkatërrimin e dy shtëpive dhe dy dhomave të shërbimeve brenda fshatit. Gjithashtu, një shtëpi e vjetër e braktisur në fshatin e afërt Rugincë. QMK bëri të ditur se zjarri u vu me sukses nën kontroll brenda dy orëve pas mesnate.Zjarri përbënte një kërcënim të dyfishtë pasi u përhap në dy drejtime, duke mbuluar një hapësirë prej mbi një kilometër. Kjo situatë e rrezikshme rrezikoi disa shtëpi të…
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjikë njoftoi se nga nesër do të ketë mot kryesisht me diell me vranësira mesatare dhe ulje të temperaturave të mëngjesit. Vetëm në nivel lokal do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu afatshkurtër. Temperatura minimale nesër do të jetë nëntë, ndërsa ajo maksimale do të jetë 33 gradë. Ditën e enjte kah fundi i ditës do të mbajë mot me vranësira të konsiderueshme të dobëta deri në mesatare, ndërsa në pjesët jugperëndimore me erë herë pas here më të fortë nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë 11 gradë, ndërsa ajo maksimale 33 gradë.Edhe…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, e akuzon ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani se u jep tenderë të afërmve të partisë së tij. Nga VMRO thonë se 1.8 milionë euro do të përfundojnë në xhepin e Elmedin Ademit, nipit të ish-ministrit të BDI-së, Abdilaqim Ademit, për ripërshtatjen e qendrës sportive Boris Trajkovski për Samitin e krerëve të shteteve të vendeve anëtare të OSBE-së.Nga VMRO-DPMNE theksojnë se e njëjta kompani ka marrë 2 milionë euro për ndërtimin e stacionit policor në Aeroport, si dhe tenderin për rikonstruksionin dhe ndërrimin e objekteve për Universitetin “Nënë Tereza”. “Një zgjerim real i tenderëve të…
Në shtet është aktiv një zjarr, ndërsa dje ka pasur gjithsej 29, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).Është aktiv zjarri në Komunën e Likovës, mbi fshatrat Izvor dhe Bellanoc. Bëhet fjalë për zjarr pyjor, ndërsa QMK bëri të ditur se intensiteti i tij është ulur. QMK informon se janë shuar 28 zjarre, nga dy në komunat Nagorniçan i Vjetër, Tearcë dhe Radovish, ndërsa tre në Komunën e Zelinikovës. Janë shuar edhe zjarret në komunat Likovë, Kavadar, Strugë, Gjorçe Çetrov, Ilinden, Studeniçan, Bogovinë, Prilep, Dollnen dhe Koçan. Zjarret kanë qenë në lokacione me bar të thatë, shkurre, kashtë, pyll të…
Një grua që dikur nuk kishte edhe aq shumë fat në dashuri, më në fund është martuar me njeriun e ëndrrave të saj, pasi përgjithmonë i tha lamtumirë ushqimit të yndyrshëm dhe arriti të humb më shumë se 75 kilogram. Michelle Pardo 26-vjeçe nga New Jersey, që dikur ishte e varur nga ushqimi kalorik, ka arritur të humb mbi 75 kilogram duke e transformuar trupin e saj me atë të një modeleje, ndërsa arsyeja kryesore e kësaj sakrifice ishte fakti se ajo vazhdimisht kishte probleme me marrëdhënie të dështuara. E pakënaqur me rrjedhën e jetës, Michelle dikur ishte në gjendje…
BE-ja me shtete të reja anëtare deri në vitin 2030, vetë vendosim për hapin e radhës, ka shkruar zëvendëskryeministri për Çështje evropiane Bojan Mariçiq në “Fejsbuk” pas porosisë së sotme nga presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel se Bashkimi Evropian duhet që deri në vitin 2023 të jetë e gatshme për zgjerim të ri. “Viti 2030 është viti që edhe ne e kemi përcaktuar si vit objektiv për anëtarësim në BE, që është dëshmi se me partnerët tanë evropian kemi qëllim të njëjtë. Pas 10 viteve, sot në emër të të gjitha vendeve anëtare të BE-së për herë të parë…
Presidenti i Këshillit Evropian Sharl Mishel bëri të njohur se Bashkimi Evropian deri në vitin 2023 do të ketë zgjerim të ri. Në një prononcim për media nga Forumi i Bledit që po mbahet të Slloveni, Mishel u shpreh se vendet pretendente duhet ta respektojnë sundimin e së drejtës, të luftojnë kundër korrupsionit dhe krimit dhe t’i realizojnë reformat. Sharl Mishel, president i Këshillit Evropian “Deri në vitin 2030 Bashkimi Evropian duhet të jetë i përgatitur për zgjerim të ri. Duhet të jetë një nga sfidat kryesore për Unionin. Zgjerimin i ardhshëm, të parashihet në buxhetin e ri të Komisionit…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, DImitar Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut 20 vite është duke pritur datën për fillimin e bisedimeve me BE-në. Ai tha se që nga data e marrjes së statusit të kandidati për anëtarësim në BE, as Mali i Zi nuk ka qenë e pavarur e as Kosova. Kovaçevski, tha se 80% e popullatës në Maqedoni janë pro BE-së, por 80% e tyre janë edhe të lodhur nga bllokadat që i bëjnë vendet e BE-së ndaj Maqedonisë. “Jam i inkurajuar nga kjo deklaratë për herë të parë të cilën e dha presidenti Mishel se BE duhet…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki i pyetur rreth firmës e cila do të kryej punët ndërtimore në sallën “Boris Trajkovski”, tha se çdo ministër i BDI-së ka firmën e tij përmes së cilës vjedh qytetarët e vendit. Sipas Mickoskit kjo ndodh përmes tenderëve dhe marrëveshjeve në katër sy.“Në BDI çdo ministër ka firmën e tij. Dhe çdo ministër përmes asaj firme i vjedh qytetarët në tender dhe në marrëveshje në katër sy, i këtillë është edhe rasti me firmën “Eurovia” e cili u promovua si donator i BDI-së, fiton tender me të cilin duhet të kryej punë ndërtimore në Qendrën…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi në Euronews tha se pushteti duhet të punojë vazhdimisht me deputetët e VMRO-DPMNE-së, që në rast se nuk sigurohen të gjithë, së paku 8-10 deputetë të kësaj partie të votojnë ndryshimet kushtetuese. Grubi thotë se në VMRO ka forca europiane, që janë në kundërshtim me kryetarin e partisë, Hristijan Mickoski. “Njihemi si kolegë dhe flasim, vlerësoj që ka forca europiane, ka forca demokratike në VMRO-DPMNE që presin që të çlirohen nga presioni që po i bëhet nga kryesia e partisë dhe kryetari i partisë”, tha Grubi. Grubi thotë se Mickoskit i pengon fuqia e shqiptarëve në Qeverinë…

