Author: almakos

Pjesa më e madhe e nxënësve librat do t’i marrin deri më 1 shtator, të tjerët më së voni deri në fund të shtatorit. Kështu u zotua ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili në një deklaratë për TV Shenja, sqaroi se për shkak të reformave në arsimin fillor, dhe programeve të reja mësimore, nxënësit do të mësojnë me përmbajtje të reja mësimore dhe prandaj ka pasur vonesa sa i përket mungesës së librave për të gjithë nxënësit. Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës “Klasa e tretë e cila, e cila është aprovuar tekstet shkollore nga ana…

Lexo më Shumë

KSHZ-ja është në kërkim të përforcimit të personelit në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vitit të ardhshëm. Për vendet e lira shpresojnë të marrin me kohë një numër të mjaftueshëm vendimesh nga Ministria e Financave.Për planet e propozuara vjetore për punësime për vitin 2023 dhe për vitin 2024 në KSHZ, anëtarët e këtij institucioni sot diskutuan në seancë. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në deklaratë për MIA-n, ka treguar se nga zgjedhjet e fundit të vitit 2021 numri i të punësuarve është zvogëluar, por se Ministria e Financave nuk i miraton kërkesat e tyre për shkak të mungesës…

Lexo më Shumë

Me pagesën e pensionit për muajin gusht kthehet mënyra e rregullt e pagesës në vend të pagesës së parakohshme të pensionit, që u vendos për shkak të shpalljes së pandemisë në shtet dhe miratimit të masave për mbrojtje nga koronavirusi. “Gjatë kohëzgjatjes së pandemisë, në bashkëpunim me bankat afariste, është bërë pagesa e parakohshme e pensioneve në katër grupe, si pjesë e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit tek pensionistët si grupmosha më e prekur dhe me qëllim për të reduktuar bllokimet para bankave dhe mundësitë e rrezikimit të shëndetit personal dhe publik”. “Për shkak të përfundimit…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se nuk e ka ditur që kompania “Eurovia”, që e ka fituar tenderin për konferencën e OSBE-së në Shkup, është donatore e BDI-së. Madje ai tha se këtë e ka kuptuar nga mediumet, por shton se kjo nuk i ka ardhur mirë. Megjithatë shprehet se nuk mund të përzgjedhin kompani tjetër, për shkak  se procedura ligjore kërkon që të zgjidhet oferta më e lirë, prandaj ata e kanë zgjedhur këtë kompani. BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME “Procedura është skajshmërisht transparente, Ministria nuk ka asnjë mundësi të reagoj dhe ta anuloj tenderin. Kjo…

Lexo më Shumë

Në luftën kundër migrimit ilegal – në gjysmën e parë të vitit 2023, kemi shkatërruar një grup të organizuar kriminal prej 17 anëtarë, janë parandaluar 5.018 tentativa për kalime ilegale, janë zbuluar 36 raste të kontrabandimit të 286 migrantëve për çfarë janë ndjekur penalisht 28 persona, ka publikuar në profilin e tij zyrtar Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. “Falë operacionalizimit të Marrëveshjes FRONTEKS ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, po shënojmë rezultate të larta  në…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i dërgoi një letër me shkrim Këshillit  Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilën kërkohet që Këshilli të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore në lidhje me mendimin e dhënë nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike në Shkup, që gjyqtarja Snezhana Manev të ketë të drejtë sërish t’i nënshtrohet testit  psikologjik të personalitetit dhe testit të integritetit. Në mendimin e dhënë nga ana e Institutit, thuhet se Snezhana Manev, kandidate për kryetare të Gjykatës, është testuar më 04.07.2023. Për shkak të lodhjes së shfaqur gjatë testimit, ajo nuk ka mundur vetë…

Lexo më Shumë

SPB Shkup edhe dje (29.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 236 gjoba, nga të cilat 74 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 13 për vozitje mjeti pa patentë shofer, tetë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Janë vendosur 24 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë për mospërdorimin e rripit të sigurimit. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së…

Lexo më Shumë

 Sindikata e pavarur e arsimit dhe shkencës (SPASH) paralajmëroi grevë në shkolla gjatë shtatorit për shkak të rrogave më të larta të të punësuarve në arsim dhe për respektimin e marrëvehsjes kolektive. Kryetari i SPASH-it, Tomisllav Gievski, për MIA-n deklaroi se po punojnë aktivisht në terren dhe janë në negociata me shkollat për konsolidimin e anëtarësisë në mënyrë që të arrijnë reprezentim dhe të inicojnë grevë. Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), ndërkaq, nuk është për grevë dhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës tashmë po negocion për rritje të rrogave. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski për MIA-n deklaroi…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) do të hapë lëndë në lidhje me kompaninë “Eurovia”, e cila e fitoi tenderin e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), në vlerë prej 1,8 milion euro. “Në kolegjiumin e sotëm, KSHPK-ja konstatoi se në rastin konkret ekzistojnë elemente për veprim kompetent nga ana e komisionit në aspektin material, pasi përfshin shuma të larta, por edhe rreziqe për lidhje politike”, deklaroi kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska. Paralajmërimi për hapjen e lëndës, siç njofton Telma, vijon pasi “kompania ‘Eurovia’ fitoi tender prej 1,5 milionë euro pa TVSH për të ripërshtatur sallën ‘Boris Trajkovski’ për…

Lexo më Shumë

Për zhvillimin socio-ekonomik dhe turizmin në fshatra, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 181-të ka miratuar projektin “50 fshatra, 50 tregime”, transmeton Portalb.mk. Qeveria për këtë projekt ka vendosur të formon grupin e punës, ndërsa projekti është propozuar nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike. “Projekti ka për qëllim zhvillimin e integruar rural. I përzgjedh fshatrat me potencial për agroturizëm, turizëm rural, zhvillim socio-ekonomik dhe trashëgimi kulturore”, deklarojnë nga Qeveria, duke vlerësuar që kjo do të rritë numrin e turistëve. Përmes këtij projekti pritet të investojnë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që tashmë gjenden në mërgim. Kohëzgjatja e projektit pritet të…

Lexo më Shumë

Ndërprerja e paligjshme e punës, apo bojkoti, nuk është organizuar në pajtueshmëri me Ligjin për marrëdhënie pune dhe Marrëveshjen kolektive dhe nuk është shkaktuar nga momenti social apo kushte të tjera me kryerjen e detyrave të punës, por për përfitime personale të makinistëve, informojnë nga Hekurudha e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transporti SHA – Shkup. Me ndërprerjen e komunikacionit hekurudhor, thuhet në kumtesë i janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe jomateriale HRMV Transporti SHA Shkup, NP për Infrastrukturë hekurudhore të RMV-së dhe gjithë ekipit të ekonomisë dhe menaxhmenti është i detyruar të ndërmarrë të gjitha masat ligjore për…

Lexo më Shumë

Jemi të vendosur në përkushtimin tonë që të harmonizohemi me standardet, vlerat dhe politikat e BE-së dhe t’i bëjmë hapat e ardhshme që të mbetemi në procesin dhe të avancojmë në negociatat me BE-në. Në këtë proces të ndërlikuar, me rëndësi kyçe është të dimë se shtet si Sllovenia, me përvojë të fuqishme evropiane, e kemi partner dhe aleat në plotësimin e agjendës së BE-së, tha zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në takimin me zëvendës kryetaren dhe ministren e Çështjeve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon, të mbajtur në margjinat e Forumit strategjik të Bledit. Nga…

Lexo më Shumë