Author: almakos

Njeriu i parë i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, në një intervistë për Euronews Albania tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për herë të parë do të kenë dy opsione, pozitë dhe opozitë serioze, për herë të parë të gjithë të pakënaqurit me gjendjen në vend do të kenë për kë të votojnë dhe kjo ka ngjallur shpresën te qytetarët se do të ndodh ndryshimi i shumëpritur. ‘Për një muaj e gjysmë, ndryshimi vërehet. Shqiptarët tani kanë dy opsione, kemi kontribuar të ketë dy blloqe, pozitë dhe opozitë, ne do të mundohemi ta gjejmë diagnozën e sëmundjes dhe dështimeve të…

Lexo më Shumë

Prokuroria themelore publike nga Shkupi ngriti procedurë kundër shkupjanit 19-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer disa vepra penale. “Sipas dëshmive të siguruara deri më tani, i dyshuari më 14 qershor nga një lokal në bulevardin ‘Sllovenia’ ka marrë 700 euro dhe 11.000 denarë. Duke përfituar nga fakti se lokali ishte i mbyllur përkohësisht për punë, ai me forcë fizike ka hapur dyert, ka hyrë brenda dhe ka marrë paratë nga një prej dhomave të punës. Më 7 gusht, ai sërish ka hyrë me forcë në të njëjtin lokal me qëllim që t’u marrë sendet e luajtshme të tjerëve, por…

Lexo më Shumë

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar  gjithsej 177 kundërvajtje, prej të cilave tridhjetë e shtatë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, shtatëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, katër gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave. MPB informoi se janë shqiptuar edhe pesë gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë,  nëntë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jot ë rregullt teknike… MARKETING

Lexo më Shumë

Transporti publik në Shkup prej sot funksionon sipas itinerarit dimëror të vozitjes. Siç informon departamenti për marrëdhënie me publikun pranë Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP) Shkup, funksionimi i transportit publik në kryeqytet sipas itinerarit dimëror të vozitjes është në bazë të Vendimit për transport të linjave të udhëtarëve në qytet. Itinerari i vozitjes është në dispozicion në ueb-faqen www.jsp.com.mk. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së me punën e tyre dhe projektet e realizuara në nivel lokal janë shembull i punës së suksesshme dhe të përkushtuar në interes të qytetarëve, theksoi kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në një postim në Fejsbuk duke ndarë një fotografi nga takimi me udhëheqësinë e partisë dhe kryetarët e komunave. Kovaçevski ka thënë se mesatarisht në të gjitha 17 komunat e menaxhuara nga LSDM-ja janë realizuar më shumë se 53 për qind nga projektet e premtuara për qytetarët. “Komunat po zhvillohen dhe po përparojnë. Ky është një ndryshim i madh në krahasim…

Lexo më Shumë

Në rajonin e Qytetit të Shkupit nesër dhe pasnesër në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinfektim me aeroplan kundër mushkonjave. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike janë të favorshme, në të njëjtën kohë. Qyteti i Shkupit rikujton bletarët që me kohë të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve. MARKETING

Lexo më Shumë

Në Klinikën e Onkologjisë në kompleksin klinika “Nëna Terezë” në Shkup vijon aksioni policor. Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmuan se ka aksion policor, por nuk zbulojnë detaje. Jozyrtarisht, aksioni ka të bëjë me vjedhjet e barnave të shtrenjta që në vend t’u jepen pacientëve, janë shitur në tregun e zi. Pas përfundimit të aksionit, nga MPB theksojnë se do të zbulohen detajet e vërteta. /Telegrafi/ MARKETING

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar Driton Nebiu, ka dërguar 900 pako me pajisje shkollore për nxënësit në shkollën fillore të fshatit Çashkë. Gjatë fjalës së mbajtur, drejori Nebiu ka deklaruar se kjo është ditë e rëndësishme për nxënësit, për fëmijët, të cilët janë e ardhmja, e për të cilët duhet të punohet vazhdimisht. “Për të shënuar këtë ditë, ne vlerësuam se forma më e mirë është duke i gëzuar këta fëmijë, duke u dhuruar atyre pajisje shkollore dhe gjëra të nevojshme. Sot kemi dhuruar për nxënësit e Çashkës 900 pako me mjete shkollore. Jam i gëzuar…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e ka dorëzuar dokumentacionin e procedurës së tenderit në Komisionin Shtetëror kundër Korrupsionit dhe në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, që ka të bëjë me tenderin e 1.8 milion eurove të kompanisë “Eurovia”. Nga MPJ kanë apeluar që institucionet kompetente t’i japin prioritet kësaj lënde, për shkak të siç kanë thënë duke pasur parasysh implikimet që janë shkaktuar nga siç i quajnë spekulimet e shumta në opinion. Ata edhe më tej këmbngulin se nuk janë bërë parregullsi në tenderim. Ministria e Punëve të Jashtme “Nuk ka parregullsi në procedurën…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka deklaruar se policia ka grumbulluar të dhëna operative në lidhje me personin i cili e ka shpalosur flamurin e Shqipërisë Etnike në Tetovë, gjatë ardhjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. “Kemi disa persona të cilët janë targetuar. Po kryen hetimet të detajuar në këtë moment dhe mendoj se për disa ditë do ta kemi identitetin e personi. Kur të vije momenti, do t’i keni të gjitha informacionet. Hetimet nuk behën nëpërmjet mediumeve, por nëpërmjet institucioneve”, tha Spasovski, raporton SHENJA. MARKETING

Lexo më Shumë

Seanca plenare e Kuvendit për miratimin e amendamenteve për ndryshime kushtetuese ka filluar dhe do të vazhdojë kur të krijohen kushtet e duhura sa i përket numrit të deputetëve që do ta përkrahnin një proces të tillë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.I pyetur nëse mund të pritet zgjatja e seancës parlamentare për ndryshime kushtetuese deri në janar, duke pasur parasysh se vitin e ardhshëm do të fillojnë zgjedhjet e brendshme në Bashkimin Evropian, Kovaçevski tha se kjo çështje është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme. “Tani është momenti kur merret një vendim i tillë, duke qenë se vitin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integim, Ali Ahmeti ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Ahmeti shkruan se çdo shtator sjell frymëzim për madhështinë e dijes dhe edukimit të brezave të rinj, pasi dija është rruga e sigurtë drejt suksesit. Statusi i plotë: Të dashur nxënës,Të nderuar prindër,Të nderuar mësimdhënës,Vetëm përmes dritës së dijes, popujt u kanë mbijetuar sfidave të tjetërsimit dhe kanë arritur shtigjet e përparimit.Arsimimi ka qenë dhe mbetet shtylla e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar, andaj me rastin e vitit të ri shkollor 2023/2024 ju uroj shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në…

Lexo më Shumë