Author: almakos

Lufta në Ukrainë ka si efekt kolateral përshpejtimin e procesit të zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit jozyrtar të krerëve të diplomacisë së vendeve anëtare të Unionit në qytetin spanjoll Toledo. “Ukraina do të bëhet anëtare e BE-së, e po ashtu edhe Ballkani Perëndimor. Por vendosja e një afati kohor (për zgjerimin) mund të mobilizojë energjinë tonë dhe energjinë e vendeve kandidate për anëtarësim, theksoi Borel, duke paralajmëruar se me propozim të presidencës…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka dërguar kërkesë tek Bashkimi Demokratik për Integrim, se përse ata dhe kompania “Eurovia e kanë shkelur ligjin përmes donacioneve, lidhur me tenderin e 1.8 milion eurove për sallën Boris Trajkovski. Nga antikorupsioni bënë me dije se nuk do ta komentojnë deklaratën e ministrit të jashtëm Bujar Osmani, që nuk e dinte se “Eurovia” ishte donatore e BDI-së dhe kërkuan që edhe institucionet tjera të deklarohen për këtë çështje. Nuri Bajrami, antar i KSHPK-së “Tashmë është koha që të mos pyesim KShPK-në se çfarë ndodh me nismat tona. Ne nuk kemi autoritet të vlerësojmë punën…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur sot rreth firmës “Eurovia” e cila ka fituar tenderin nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) për kryerjen e punëve ndërtimore në Qendrën Sportive Boris Trajkovski, deklaroi se do të ishte e dyshimtë në raste se tenderin do ta fitonte firma e cila ofron çmim më të lartë. “Do të ishte e dyshimtë nëse dikush fiton tender a ndërkohë është donator i ndonjë partie politike dhe ka ofruar çmimin më të lartë. Do të ishte edhe më e dyshimtë nëse dikush fiton tender, a është donator i ndonjë partie politike por që nuk është i…

Lexo më Shumë

Partia e re “Lëvizja Demokratike” thotë se viti i ri shkollor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk do të jetë i njëjtë me atë paraprak, përkundrazi edhe më i keq dhe më me shumë mungesa, për shkak të siç thonë, politikave dështuese të ministrisë përkatëse dhe sidomos BDI-së, arsimi shqip vazhdon të rrënohet dhe të degradohet në përmasa tragjike. “Edhe sivjet, siç është paralajmëruar, do të kemi pakësim të filloristëve shqiptarë, për shkak të ikjes masive të familjeve shqiptare jashtë shtetit për ta siguruar kafshatën e gojës. Dhe ky fakt askënd nga pushtetarët shqiptarë nuk e brengos, pavarësisht të…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë thotë se Komisioni për Mbikëqyrjen e Funksionimit të AKMIS-it në gjykata ka kryer mbikëqyrje në katër gjykata themelore në vend, Berovë, Krushevë, Kratovë dhe Kumanovë gjatë së cilës i ka konstatuar disa parregullsi. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se Komisioni ka konstatuar mosrespektim të plotë të dispozitave ligjore për largim dhe përfshirje, si dhe përjashtim të gjyqtarëve nga AKMIS, numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve në gjykatat më të vogla me juridiksion themelor, numër të pamjaftueshëm të profesionistëve nga lëmia e IT në gjykata, arkivim i lëndëve në mënyrë të ndërprerë dhe mungesa e hapësirës adekuate arkivore, ato…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka filluar vizitën zyrtare në Indi me një takim me zëvendëspresidentin e vendit, Jagdeep Dhankar. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, në takim u përshëndetën marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve si dhe u rikonfirmuan angazhimet e ndërsjella për forcimin e bashkëpunimit, para së gjithash në fushën e lidhjeve ekonomike dhe rrjetëzimit të biznesit. Osmani theksoi se përkundër prioriteteve të politikës së jashtme të vendit të tij, rëndësi të veçantë zë intensifikimi i bashkëpunimit dhe shfrytëzimi i potencialeve me vendet e Azisë Qendrore dhe…

Lexo më Shumë

Në një deklaratë të fundit, LSDM-ja thekson potencialin transformues të anëtarësimit në BE për ekonominë e vendit. Nga LSDM thonë se anëtarësimi në BE do ta integronte vendin në një superfuqi tregtare që përfaqëson 16% të ekonomisë globale, duke gjeneruar eksporte me vlerë 2.18 trilion euro. “Tregu i vetëm i BE-së, me 500 milionë konsumatorë, nxit një rritje të qëndrueshme për vendet anëtare, një arritje e paarritshme individualisht. Raportet tregojnë se integrimi i plotë i tregut ka forcuar shitësin Bruto Prodhimin të BE-së me 9%, që përkthehet në rreth 850 euro të ardhura vjetore të shtuara”. “Përvoja nga anëtarët ekzistues…

Lexo më Shumë

Deputetët e Kuvendit të RMV-së sot vazhdojnë punën. Pushimi i tyre i cili zyrtarisht filloi pas festës së “Ilindenit” ishte “pauzuar” vetëm për një ditë dhe atë më 18 gusht për mbledhjen për nevojën për ndryshimet kushtetuese. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas kësaj mbledhjeje e cila përfundoi për disa orë, vazhdoi të shkojë në zyrën e vet dhe t’i kryejë obligimet.Në Kuvend për sot janë caktuar dy mbledhje të Komisionit ligjvënës – juridik dhe atë vazhdimet e mbledhjeve të 200-të dhe të 203-të dhe mbledhje e Këshillit buxhetor të Kuvendit. Mbledhja e re kuvendore, e para pas pushimit, është…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski sonte deklaroi se kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel dy herë ka përsëritur se ka përcaktim konkret për zgjerimin e BE-së – 2030, si dhe se ata që janë më të shpejtë në reformat e tyre, do të jenë të parët që do të hyjnë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. “Dua të sqaroj tre dilema në fillim: Së pari, se pas një kohe të gjatë, kryetari i Këshillit Evropian në Bled dhe përsëri në televizionin Sllovenia tha se ekziston një përcaktim konkret për zgjerimin e Bashkimit Evropian, e ai është viti 2030, dhe ky…

Lexo më Shumë

Ministria i Ekonomisë, Kreshnik bekteshi e quajti Bashkimin Evropian si një “çudi ekonomike” në tribunën “Ne jemi Evropë”.Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk lejon që 10 ose 20 persona ta mbajnë ekonominë e një shteti. Individë të tillë, tha Bekteshi, ka në Rusi dhe në vende tjera lindore, kurse te ne ka pasur deri në vitin 2017 para se të ndryshojë qeveria. “Të rinjtë ikin nga vendi për shkak me idetë e tyre nuk mund të jenë konkurentë ndaj 10 ose 15 oligarëve që janë nga viti 1991 deri sot e që mbulojnë 90% të tregut të një sektori të caktuar”,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë ditës së sotme realizoi bisedë telefonike me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Në bisedë ishte e pranishme dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjnka Petrovska.Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Kovaçevski shprehu kënaqësinë që sot për vizitë punë në Maqedoni është ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melani Jolie, që flet edhe për dialogun aktiv dhe të vazhdueshëm mes dy vendeve. Në bisedë u përfshinë disa tema në drejtim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale si dhe bashkëpinimi në kuadër të NATO-s, kurse kryeministri Kovaçevski theksoi se interesi i Maqedonisë së Veriut është zhvillimi i përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, ka zhvilluar bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov. Gjatë bisedës, Ministri Osmani trajtoi sfidat në rajonin e OSBE-së dhe ritheksoi përkushtimin e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut për respektimin e parimeve dhe angazhimeve themelore të OSBE-së. Në këtë kontekst, ai theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e ndalimit të agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Gjithashtu, ministrat Osmani dhe Lavrov shkëmbyen mendime edhe për çështjet më aktuale lidhur me funksionimin…

Lexo më Shumë