Kryeministri i vendit, Dimitra Kovaçevski ka mohuar se ka presione rreth VMRO-DPMNE-së. Kovaçevski tha se atë që e thotë Mickoski, ai rikujton ish kreun e tij, Nikolla Gruevskin. “Atë që e dëgjojë nga kryetari i tanishëm i VMRO-DPMNE-së më rikujton shumë 11 vitet e kryetarit të mëparshëm. Atë që e dëgjojë është se bota dhe Evropa janë bashkuar kundër Maqedonisë së Veriut, diçka të tillë kemi dëgjuar edhe në të kaluarën, por ne kemi vërtetuar të kundërtën, edhe përkundër të gjitha histerive dhe fajsimeve të rrejshme se do të bëhet bullgarizimi, do të asimilohemi, humbje të gjuhës dhe identitetit, ne…
Author: almakos
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka komentuar vizitën e të dërguarit të posaçëm amerikan Gabriel Eskobar në Shkup. Kreu i VMRO-së tha se Qeveria pasi dështoi në realizmin e asaj që kishte supozuar, tani po i lutet ndërkombëtarëve që të vijnë në Shkup për t’i bërë presion VMRO-DPMNE-së, që t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese. Micksoksi thotë se presionet e tilla nuk do të kryejnë punë dhe se nuk do të arrihet dy e treta e shumicës parlamentare që të votohen ndryshimet kushtetuese. “Ata gjunjëzohen para botës dhe i luten bashkësisë ndërkombëtare që të vijnë në Maqedoni dhe të bëjë presione dhe…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për RTK, thotë se edhe pse opozita kërkon vazhdimisht rrëzimin nga pushteti të BDI-së, kjo sipas tij nuk do të jetë e mundur. Ahmeti tha se në kohën e Zoran Zaevit, LSDM kërkonte të njëjtën gjë, por që mandatet e BDI-së u dyfishuan. “Opozita përditë duhet të kërkojë zgjedhje, opozita përditë duhet të thotë se do i fitojë zgjedhjet, por kjo mbetet një ëndërr për ta parë. Koha do e provojë se është vetëm një ëndërr dhe aq të vogël e minor janë saqë nuk u bëjnë derma as ëndrrat, nuk u…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë për ‘RTK Prime’ ka deklaruar se opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut e ka keqpërdorur vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Çair e Tetovë. “Mirë është që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë sepse ju nuk i dini rrethanat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ju nuk e dini konfiguracionin. E them këtë sepse edhe unë nuk e kam ditur derisa kam zbritur në Maqedoni të Veriut. Nuk i kam ditur detajet në këtë shtet. Sa shqiptarë janë dhe ku jetojnë ata. Vizita këtu mbase mund të ketë edhe…
Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot me video-fjalim në Samitin e Platformës së Krimesë, ritheksoi mbështetjen që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë i jep Ukrainës, e cila po përballet me agresionin ushtarak rus që nga 24 shkurti i vitit 2022. Siç tha Osmani, ky Samit edhe një herë tregon unitet dhe vendosmëri kundër agresionit ushtarak të Rusisë. “Kjo luftë është një kërcënim për të gjithë ne, lirinë tonë dhe demokracitë tona. Кјо gjithashtu pаraqet rrezik për Organizatën tonë. Pavarësisht përpjekjeve të ndryshme multilaterale dhe bilaterale, ajo vazhdon të kërcënojë seriozisht stabilitetin, sigurinë e njerëzve dhe atë të…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. “Vërehet rritje e frekuencës së automjeteve ka në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi, ku koha e pritjes është rreth 40 minuta. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e autojeteve, veçanërisht nëpër luginat…
Pensionistët në Maqedoninë e Veriut kanë përshkallëzuar protestat e tyre duke iu drejtuar bllokadave, ndërsa kërkesat e tyre për rritjen e pensioneve mbeten të njëjta. Pensionistët, të cilët kërkojnë rritje lineare të pagesës së pensioneve prej 3.500 denarë, e kanë refuzuar me vendosmëri propozimin alternativ të qeverisë për rritje prej 6 për qind. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në një seancë të fundit të qeverisë prezantoi iniciativë për krijimin e një grupi pune me qëllim shqyrtimin e propozimeve për çështjen e pensionit më të ulët. Megjithatë, kjo lëvizje është pritur me kritika të ashpra nga pensionistët të cilët janë…
Çmimi i bukës në raport me miellin nuk do të ndryshojë fare, nëse çmimi i energjisë apo i energjisë elektrike nuk rritet në mënyrë drastike si vitin e kaluar, pohojnë mullixhinjtë. Por në një rast të tillë presin që Qeveria të reagojë me shpejtësi dhe të rregullojë çmimet e energjisë apo të rrymës në një nivel të duhur që, thonë ata, të mos përsëritet problemi i vitit të kaluar. Sipas kryetarit të Grupit të Industrisë së Mullirit-Furrave në Odën Ekonomike, Goran Malishiq, ditët e fundit është ngritur shumë pluhur mbi çmimin e bukës. Siç tha Malishiq për AIM-n, Grupi në…
Në Maqedoninë e Veriut mesatarisht çdo vit zhduken 300 persona, 10 prej tyre janë fëmijë. Këtë, e shkruan “Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedonase, ky lajm i referohet hulumtimit të përgatitur nga organizata joqeveritare “Gazetarët për të drejtat e njeriut”. Aty shkruhet se, më së shumti zhduken fëmijët në rrezik social dhe fëmijët nga familjet jofunksionale. Në tekst thuhet se Maqedonia e Veriut tani është pjesë e sistemit evropian për paralajmërimin e hershëm të fëmijëve të zhdukur, i cili synon përmirësimin e masave për gjetjen e tyre. Kjo nënkupton paraqitjes në kohë të informacionit për mungesën e fëmijëve në shkollë…
Një zjarr i ri ka filluar në Komunën e Sarajit në afërsi të fshatit Lubin, i cili ka depërtuar në pyllin me pisha, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave. Siç informoi QMK-ja, në shuarjen e zjarrit janë përfshirë një helikopter policie dhe tre avionë zjarrfikës “air tractor” të DMSH-së. “Për shkak të angazhimit të njëkohshëm të Brigadës për mbrojtje nga zjarri në qytetit të Shkupit, për shkak të disa zjarreve të njëkohësishme dhe mungesës së forcave së zjarrfikësve, zjarri ka filluar në afërsi të zonës së banuar, dhe për shkak të reduktimit të zjarrit ka është përfshirë edhe një helikopter…
Bllokada e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimi i rrugës evropiane nga ana e VMRO DPMNE-së, jo vetëm që shkakton izolim të shtetit dhe ndalim të integrimeve evropiane, por do të ndikojë dukshëm negativisht në përfitimet ekonomike për ekonominë dhe qytetarët, njoftuan sot nga LSDM-ja në pushtet. Ata thonë se bllokada nga DPMNE-ja mund t’i kushtojë vendit tonë 10 miliardë euro më pak mjete nga BE-ja. LSDM “Në perspektivë, me përshpejtimin e integrimit evropian dhe anëtarësimit të plotë, programet dhe fondet e BE-së mund të jenë 11 herë më të larta se sa kemi deri tani. Fatkeqësisht, bllokadat e DPMNE-së do të…
Të mos lejohet kthimi mbrapa nga integrimi evropian i vendit. Kjo ishte temë diskutimi në takimin ndërmjet мinistrit të Jashtëm, Bujar Osmani, dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të cilët u takuan në kuadër të vizitës së punës në Spanjë. Nga MPJ njoftojnë se në fokus të bisedimeve ishte dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, me ç‘rast Osmani e informoi shefin e diplomacisë evropiane për rrjedhën e debatit parlamentar me qëllim miratimin e ndryshimeve kushtetuese, si obligim i ndërmarrë në rrugën e pandërprerë të vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE. Buajr Osmani, ministër…

